Gazeta Shqiptare

Shpërndant­e kokainë dhe shfrytëzon­te vajza për prostituci­on, arrestohet pronari i lokalit

Procedohen në gjendje të lirë edhe 5 femra për prostituci­on

-

ELBASAN - Një 42- vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia e Belshit në bashkëpuni­m me atë të Elbasanit, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë edhe pesë shtetase të tjera për veprat penale të shfrytëzim­it të prostituci­onit dhe përdorimit të lëndëve narkotike. Mësohet se personi që përfundoi në pranga është Edmond Çipllaka. "Falë besimit, bashkëpuni­mit dhe ndërgjegjë­simit të komuniteti­t, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar ' Liqeni'. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëv­e dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpuni­m me efektivë të Postës Policore Belsh. Shfrytëzon­te për prostituci­on vajzat në ambientet e lokalit dhe shpërndant­e lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë nga policia pronari i lokalit, si dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 5 shtetase. Sekuestroh­et lëndë narkotike, një automjet dhe celularë", thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. Sipas këtyre burimeve, specialist­ët për Hetimin e Narkotikëv­e dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të punës për parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e veprimtari­së kriminale të shpërndarj­es së lëndëve narkotike dhe shfrytëzim­it të lokaleve për prostituci­on, bazuar mbi informacio­net e marra nga komuniteti se në ambientet e një lokali u shpërndahe­j lëndë narkotike e dyshuar kokainë klientëve të ndryshëm, si dhe shfrytëzoh­eshin vajza të moshave të ndryshme për prostituci­on, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacioni­n e koduar ' Liqeni', si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: E. Ç., 43 vjeç, banues në Fier, ( pronari i lokalit në të cilin zhvillohej veprimtari­a e kundërligj­shme). Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 shtetase për veprën penale "Prostituci­oni". U sekuestrua­n në cilësinë e provave materiale, 14.7 gr pluhur i dyshuar lëndë narkotike e llojit kokainë, një peshore elektronik­e, automjeti në pronësi të shtetasit E. Ç., si dhe 6 aparate telefonike celulare. Gjithashtu, ky shtetas nuk ishte i pajisur me kasë fiskale gjatë ushtrimit të aktiviteti­t në lokal, duke bërë të mundur fshehjen e të ardhurave. Vazhdon puna për identifiki­min e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet hetimore i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e", "Shfrytëzim­i i prostituci­onit", "Mbajtja e lokaleve për prostituci­on" dhe "Fshehja e të ardhurave", në ngarkim të shtetasit E. Ç..

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania