Gazeta Shqiptare

Apartament­e në Tiranë dhe Pogradec, sekuestroh­en 1 milion euro pasuri të çiftit italo- shqiptar

Hetimi, dhëndri italian dhe gruaja e tij humbën edhe 2 milionë euro në Itali Zbardhet skema: Francesco Cocilovo e Almanda Durollari kaluan pasurinë në emër të 76- vjeçares nga Pogradeci

-

Policia e Shtetit ka ven dosur sekuestro pre ventive për disa pasuri të paluajtshm­e, që dyshohet të jenë vënë nga aktiviteti i paligjshëm. Gjatë operacioni­t të koduar "Transferta", mësohet se janë sekuestrua­r pasuri të paluajtshm­e që kapin vlerën e 1 milion eurove. Sipas uniformave blu, pasuria u përket shtetasve Almanda Durollari 40 vjeç nga Pogradeci dhe bashkëjetu­esit të saj italian, Francesco Cocilovo. Çifti jeton në Milano të Italisë dhe janë prindër të tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali. Konkretish­t, policia ka sekuestrua­r përkatësis­ht 2 apartament­e banimi në Pogradec, 4 apartament­e banimi në Tiranë dhe 1 njësi shërbimi në Tiranë, të ndërtuara nga pasuri kriminale. Sipas "Shqiptarja. com", italiani i hetuar edhe në shtetin fqinj për mashtrim financiar dhe falsifikim të markave të rrobave, ka transferua­r rreth 200 mijë euro në llogaritë e gruas në Shqipëri dhe me rreth 750 mijë euro të tjera kanë blerë apartament­e e makina, në emër të nënës pensionist­e ( Vergjinush Durollari 76 vjeç) të gruas së tij nga Pogradeci. Paratë, italiani Francesco Cocilovo i ka transferua­r nga kompania e tij e veshjeve "Gynarai Holdin Corps", me seli në Panama, e cila konsideroh­et si "parajse fiskale" nga një sërë organizmas­h ndërkombët­are. Për të mos rënë në sy në bankat shqiptare, italiani ka transferua­r paratë nga 10 mijë euro në llogaritë e Almanda Durollarit, me qëllim që të mos monitorohe­n si transferta. Ndërkohë, 3 "bosët" e mësipërm kanë humbur më parë edhe mbi 2 milionë euro nga Guardia di Finanza në Itali, e vënë po në rrugë të paligjshme.

OPERACIONI "TRASFERTA"

"Drejtoria Hetimore Qendrore, Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpuni­m me Drejtorinë Vendore të Poli

cisë Korçë, nën drejtimin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, zhvilluan operacioni policor ' Transferta', për sekuestro preventive të disa pasurive të paluajtshm­e të shtetasve A. D., V. D. dhe shtetasit italian F. C.", thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar të policisë. Mësohet se operacioni u zhvillua në

funksion të procedimit penal të vitit 2018, regjistrua­r për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtari­së kriminale", parashikua­r nga neni 287 i Kodit Penal. Bazuar në vendimin e datës 05.07.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, u vendos sekuestro preventive mbi pasuritë, si më poshtë: 2 apartament­e banimi në Pogradec, me sipërfaqe 175 m2; 4 apartament­e banimi në Tiranë, me sipërfaqe 420 m2 dhe 1 njësi shërbimi në Tiranë, me sipërfaqe 106.5 m2; Të gjitha pasuritë e sekuestrua­ra kapin vlerën 1 milion euro. Sipas burimeve të mësipërme, shtetasja A. D. dhe shtetasi italian F. C. janë proceduar më parë nga autoritete­t gjyqësore italiane, nga Guardia di Finanzia e Komos, për veprat penale të mashtrimev­e financiare, falsifikim­it dhe shitjes së produkteve me shenja false. Nga hetimi ka rezultuar se të dy këtyre shtetasve, Guardia di Finanza u ka sekuestrua­r rreth 2.388.611 euro në Itali, të cilat dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm i tyre. Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të procedimit penal të vitit 2018 të Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Pogradec, rezultoi se shtetasja A. D. bashkëjeto­n me shtetasin italian F. C. dhe banojnë në Itali. Për të fshehur dhe justifikua­r këto prona të blera në Shqipëri, i kanë regjistrua­r në emër të shtetases V. D. me banim në Pogradec ( nëna e shtetases A. D., pensionist­e). Policia e Shtetit në bashkëpuni­m të ngushtë me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Pogradec po vijojnë punën për dokumentim­in e plotë të aktiviteti­t të paligjshëm të këtyre personave, si dhe identifiki­min e personave të tjerë të përfshirë.

 ??  ?? Francesco Cocilovo e Almanda Durollari
Francesco Cocilovo e Almanda Durollari
 ??  ?? 40- vjeçarja nga Pogradeci, Almanda Durollari
40- vjeçarja nga Pogradeci, Almanda Durollari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania