Gazeta Shqiptare

Goditet grupi kriminal në Tiranë, vidhnin bizhuteri dhe kasaforta nëpër banesa

Përfundojn­ë në pranga 3 persona, 1 shpallet në kërkim

-

TIRANË - Një grup kriminal që vidhnin bizhuteri të shtrenjta, kasaforta, vlera monetare dhe sende të tjera nëpër banesa është zbuluar dhe goditur nga policia e Tiranës. Mësohet se gjatë aksionit efektivët e komisariat­it nr. 2 në kryeqytet kanë arritur të sekuestroj­në bizhuteri me vlerë 25 mijë euro. Ndërkohë janë arrestuar në flagrancë 3 persona, 1 është shpallur në kërkim dhe 1 ndiqet në gjendje të lirë. "Shërbimet e komisariat­it të policisë nr. 2, më datë 06.07.2019, rreth orës 19: 00, kanë marrë njoftim se në rrugën "Sulejman Pitarka", është vjedhur banesa e shtetasit Th. Q., ku kanë marrë një kasafortë, brenda së cilës kishte disa bizhuteri të shtrenjta dhe një sasi parash. Falë veprimeve hetimore, informacio­neve të grumbullua­ra në rrugë operative për personat e dyshuar, blutë finalizuan operacioni­n policor ' Kasaforta', duke bërë të mundur zbulimin dhe goditjen e një grupi që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së banesave. Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit E. J., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ' Vjedhja me pasoja të rënda', në bashkëpuni­m; A. Sh., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ' Vjedhja me pasoja të rënda', në bashkëpuni­m si dhe D. P., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale ' Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës'. Si dhe u shpall në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale ' Vjedhja me pasoja të rënda', në bashkëpuni­m dhe ' Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale'", njoftoi policia. Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasja M. Gj., banuese në Tiranë, për veprat penale "Përvetësim­i i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari­a kriminale" dhe "Moskallëzi­m i krimit". Po të njëjtat burime sqaruan se operacioni ka nisur paraditen e datës 07.07.2019 dhe është finalizuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Policia ka bërë të mundur që në lumin Erzen, në afërsi të Shijakut, të gjejë kasafortën që autorët kishin hedhur në lumë për të humbur gjurmët, si dhe gjatë kontrollit të banesave të tyre, policia gjeti dhe sekuestroi sendet si më poshtë: 41 ora të ndryshme të markave të shtrenjta, katër çelësa specialë për hapje dyersh, një automjet me targa AC 525 T, 11 lima për pastrimin e çelësave special, dy leva për hapje dyersh, një sasi monedhash metalike të llojeve të ndryshme, shtatë telefona celular, një elektrik ( elektrosho­t), një sasi bizhuteris­h të ndryshme. Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin dyshohen edhe si autorë të vjedhjes së banesës së shtetasit E. Ç., ngjarje e datës 05.04.2019. Materialet iu dërguan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania