Gazeta Shqiptare

Mbi 20 mijë studentë pajisen me kartën e studentit, pjesë edhe Akademia e Sigurisë

-

Deri

më tani mbi 20 mijë studentë nga universite­tet e Tiranës janë pajisur me kartën e studentit, duke përfituar shërbime publike dhe private falas apo me çmime të reduktuara. Pjesë e këtij procesi u bënë edhe studentët e Akademisë së Sigurisë në Tiranë, të cilët ashtu si studentët e tjerë, kanë nisur prej disa javësh të pajisen me kartën e studentit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga zëvendësmi­nistri i Brendshëm, Julian Hodaj dhe drejtori i përgjithsh­ëm, Bilbil Mema, u shpreh i kënaqur që gati gjysma e studentëve të Akademisë janë pajisur me kartën e studentit. "Besoj se deri nga mesi i korrikut do e kemi përfunduar pajisjen e studentëve tuaj me karta, ndërkohë që në total në të gjithë Tiranën kemi shpërndarë mbi 20 mijë copë. 20% në një vend, 30% në një vend tjetër. Kur je student, çdo qindarkë vlen", tha Veliaj. Ai falënderoi të gjitha institucio­net dhe subjektet private që i janë bashkuar kësaj nisme dhe kanë ofruar shërbimet e tyre falas ose me ulje për studentët. "Dua t'i falënderoj të gjithë privatët që na janë bashkuar. Mbi 100 shërbime private e publike e kanë kompletuar ofertën e kartës. Jam shumë i lumtur që Bashkia e Tiranës e ofron këtë shërbim edhe për studentët e Akademisë së Sigurisë", shtoi Veliaj. Kryebashki­aku i Tiranës theksoi se falë punës së përditshme të forcave të rendit dhe të oficerëve që nxjerrë Akademia, Tirana është sot një nga qytetet më të sigurta në Europë dhe me nivel kriminalit­eti shumë të ulët. Zëvendësmi­nistri i Brendshëm, Julian Hodaj falënderoi Bashkinë e Tiranës për bashkëpuni­min në pajisjen me karta të studentëve të kësaj Akademie, ndërsa bëri të ditur se do të fillojë edhe puna për ngritjen e kampusit të Akademisë së Rendit. Ndërkohë, drejtori i përgjithsh­ëm i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema shprehu mirënjohje­n e tij për mbështetje­n që Bashkia e Tiranës ka dhënë në përgjithës­i për këtë shkollë, duke theksuar se bashkëpuni­mi mes dy institucio­neve do të vijojë edhe në projekte të tjera.

 ??  ?? Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dje në Akademinë e Sigurisë
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dje në Akademinë e Sigurisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania