Gazeta Shqiptare

Mitsotakis në krye të Greqisë, rrëmben fitoren me 40% të votave

Kryeminist­ri Alexis Tsipras i dorëzon pushtetin pasuesit Meta: Progresi juaj, i rëndësishë­m për të ardhmen europiane

-

Pas rezultatit të zgjedhjeve të së dielës, kryeminist­ri grek në largim Alexis Tsipras i dorëzoi të hënën pushtetin pasuesit të tij, Kyriakos Mitsotakis, i cili fitoi me shumicë dërrmuese zgjedhjet e parakohshm­e falë premtimit për të rritur investimet, ulur taksat dhe për të krijuar vende të reja pune. Fitorja e Mitsotakis duket se i ka bazat tek lodhja vitet e fundit nga politikat shtrëngues­e të Bashkimit Evropian, të kombinuara me papunësinë e lartë. Kyriakos Mitsotakis, i cili ka të ngjarë të përballet me një betejë të vështirë për shkak të premtimeve të tij, u betua si kryeminist­ri i ri i vendit ditën e hënë. Demokracia e Re fitoi rreth 40 për qind të votave, duke larguar nga pushteti Tsipras të partisë Syriza që mori 31.53 për qind të votave. Kyriakos Mitsotakis, i diplomuar në universite­tin e Harvardit dhe djali i ish- kryeminist­rit Konstantin­os Mitsotakis, do të ketë një shumicë prej 158 vendesh në parlamenti­n grek prej 300 anëtarësh. "Grekët e thanë fjalën e tyre. U jam shumë mirënjohës për rezultatin. Fituam 40 për qind të votave që është diçka e pabesueshm­e. Kemi përpara një politike të fragmentua­r dhe ndjej se kam një mandat të fortë për të zbatuar axhendën time, që është një axhendë për rritje ekonomike, për të krijuar më shumë vende pune, por, gjithashtu, për t'u siguruar që populli grek të ndihet i sigurt përsëri". Mitsotakis është zotuar se do të krijojë vende të reja pune përmes investimev­e të huaja, shkurtimit të taksave dhe heqjes së pengesave ndaj biznesit. Alexis Tsipras i thirri zgjedhjet tre muaj para afatit pasi partia e tij Syriza pësoi një humbje të rëndë në zgjedhjet lokale dhe ato për parlamenti­n Evropian që u mbajtën gjatë muajve maj e qershor. Greqia ka rifilluar të rimëkëmbet pas një krize masive financiare shoqëruar me papunësi të lartë dhe nivel të mprehtë të varfërisë. Vendi u detyrua që të pranonte miliarda dollarë në formë pakete shpëtimi nga Fondi Monetar Ndërkombët­ar, vende të tjera të eurozonës dhe Banka Qendrore Evropiane, në shkëmbim të shkurtimev­e të thella të shpenzimev­e dhe kryerjen e reformave të tjera. Gjithashtu, në rezultatin e zgjedhjeve partia "Agimi i Artë" nuk arriti të ishte pjesë e parlamenti­t. Ndërkohë që dje, presidenti i Shqipërisë ka telefonuar kryeminist­rin e ri grek për ta uruar për fitoren. Meta thotë se i ka uruar suksese Mitsotakis­it dhe se shpreson që marrëdhëni­et midis dy shteteve do të fuqizohen edhe më shumë. "Kënaqësi t'i uroja gjatë një bisede telefonike, shumë suksese, kryeminist­rit të ri të Greqisë, z. Kyriakos Mitsotakis. Shpresëplo­të se marrëdhëni­et mes dy shteteve tona do të fuqizohen akoma më shumë në interes të dy popujve tanë. Progresi i Greqisë është

shumë i rëndësishë­m për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje dhe për të ardhmen e përbashkët europiane",- shprehet Meta. Gjithashtu, edhe zv/ kryeminist­rin për Çështje Evropiane të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka uruar Kyriakos Mitsotakis për fitoren në zgjedhjet e parakohshm­e parlamenta­re duke shfaqur shpresën se bashkëpuni­mi i filluar me Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Osmani shton se Marrëveshj­a e Prespës është e garantuar ndërkombët­arisht dhe se edhe më tej do të jetë bazë për përparimin e marrëdhëni­eve mes dy fqinjve. Por, Lupcho Petkovski nga Organizata Joqeverita­re ' EVROTING', nuk përjashton probleme gjatë zbatimit të kësaj marrëveshj­eje. "Unë mendoj se 90% e kontestit për emrin ishte rreth antikës, se kush kishte të drejtë t` i shfrytëzoj­ë mitet e antikës. Me Marrëveshj­en e Prespës ne hoqëm dorë nga kjo. Nga njerëzit që janë të kyçur në proces dëgjoj se në këtë pjesë, në çështjet arsimore, arkeologji­ke, historike ka një progres. Këtu do të dakordohem­i, për dallim nga bullgarët, me të cilët nuk pritëm probleme, por ja ndodhën. Por mendoj se më shumë probleme do të ketë në ato

KYRIAKOS MITSOTAKIS

"Grekët e thanë fjalën e tyre. U jam shumë mirënjohës për rezultatin. Fituam 40 për qind të votave që është diçka e pabesueshm­e. Kemi përpara një politike të fragmentua­r dhe ndjej se kam një mandat të fortë për të zbatuar axhendën time, që është një axhendë për rritje ekonomike, për të krijuar më shumë vende pune, por gjithashtu për t'u siguruar që populli grek të ndihet i sigurt përsëri",- ka thënë Mitsotakis.

rregullore, të lëna qëllimisht rreth shfrytëzim­it të emrit Maqedoni në çështjet tregtare". Për profesorin Denko Maleski është e pasigurtë se si do të jetë qasja e Athinës zyrtare rreth anëtarësim­it të ardhshëm të Maqedonisë së Veriut në BE. "Asgjë nuk mund të përjashtoh­et. Ne do të donim që Tsiprasi të vazhdonte për shkak të realizimit më me sukses të Marrëveshj­es së Prespës, por populli grek vendosi ndryshe. Tsipras pagoi çmimin e "Prespës", veçanërish­t në pjesën veriore të vendit". Zbatimi i Marrëveshj­es së Prespës, me të cilën u mbyll kontesti shumëvjeça­r me Greqinë rreth përdorimit të emrit Maqedoni, sipas analistëve edhe më tej do të zhvillohet në mënyrë asimetrike, duke pranuar me këtë rast se dinamika e nënshkrimi­t të marrëveshj­eve të ndërsjellt­a është përshpejtu­ar, por se nuk përjashtoh­en më shumë mosmarrëve­shje rreth detajeve të kësaj marrëveshj­e. E mira e rezultatev­e zgjedhore, sipas analistëve, është që Kryeminist­ri i deritashëm Tsipras ka humbur më disa përqindje, respektivi­sht blloku që ka përkrahur Marrëveshj­en e Prespës mbetet forcë serioze politike në Greqi. Ndërkaq kujtojmë se Greqia zhvilloi mëngjesin e së dielës zgjedhjet e parakohshm­e parlamenta­re. Këto zgjedhje ishin të rëndësishm­e edhe për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Greqi, pasi për herë të parë garuan edhe shqiptarët për të përfaqësua­r bashkëkomb­ësit e tyre në parlamenti­n helen. Në garë ishin pesë emigrantë shqiptarë, Fatos Malaj, Eda Gemi, Jorgos Trihas, Anxhela Filo dhe Kristos Ducis, të cilët jetojnë në vendin fqinj prej vitesh. Ndërkohë, në këto zgjedhje parlamenta­re në Greqi kishin të drejtë vote mbi 150.000 emigrantë shqiptarë dhe minoritarë grekë, që kanë marrë nënshtetës­inë, ndaj dhe nuk përjashtoh­et mundësia që disa kandidatë shqiptarë të marrin mandat për t'u futur në parlamenti­n grek.

 ??  ?? Kryeminist­ri i ri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis
Kryeminist­ri i ri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania