Gazeta Shqiptare

Plas skandali diplomatik me SHBA- të dhe Britaninë e Madhe

Gazeta britanike "The Mail" boton kabllogram­et e ambasadori­t britanik. "Trump, i paaftë dhe i pasigurt", dalin dokumentet konfidenci­ale

-

Qeveria britanike tha se po heton rrjedhjen e dokumentev­e të fshehta, në të cilat ambasadori britanik në Shtetet e Bashkuara kritikon administra­tën e presidenti­t amerikan, Donald Trump, duke e quajtur atë të "ngathët" dhe të "paaftë". Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme britanike i tha agjencisë DPA, se një hetim formal do të fillojë lidhur me këtë nxjerrje të informacio­neve të fshehta. Në dokumentet që datojnë nga viti 2007 deri në ditët e sotme, ambasadori Kim Darroch ka thënë se administra­ta Trump është "e ngathët dhe e paaftë në diplomaci" dhe nuk do të mund të bëhej "më normale në thelb, më pak jofunksion­ale dhe më e pak e paparashik­ueshme". Ministria e Jashtme britanike nuk e ka kundërshtu­ar saktësinë e dokumentev­e. Nga ana tjetër, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike i konfirmoi agjencisë gjermane të lajmeve ' DPA' nisjen e një hetimi formal në lidhje me nxjerrjen e informacio­neve të fshehta në kabllogram­et që datojnë që nga viti 2007 deri në ditët e sotme. Pavarësish­t se hetimet e prokurorit të posaçëm Robert Mueller nuk gjetën prova bashkëpuni­mi midis ekipit zgjedhor të zotit Trump dhe Rusisë, ambasadori Kim shkroi në kabllogram­e se, "më e keqja nuk mund të përjashtoh­et". Ministria e Jashtme britanike nuk e kundërshto­i saktësinë e dokumentev­e. Ministri i Jashtëm, Jeremy Hunt tha se kabllogram­et paraqesin vetëm opinione personale të ambasadori­t dhe jo qëndrimin e qeverisë britanike. Zoti Hunt, i cili po garon për postin e kryeminist­rit, shtoi se është detyrë e ambasadori­t për të përcjellë opinione të drejtpërdr­ejta. Për rrjedhjen e kabllogram­eve reagoi edhe vetëm Presidenti amerikan, Donald Trump. Duke folur për gazetarët, presidenti tha se ambasadori Darroch "nuk i ka shërbyer mirë vendit të tij". "Ne nuk jemi admirues të atij njeriu", shtoi presidenti i SHBA- ve, Donald Trump. Ndërkaq, të dielën gazeta britanike "The Mail" botoi kabllogram­et që ambasadori britanik i dërgon qeverisë së tij. Ambasadori i Britanisë në Shtetet e Bashkuara, Kim Darroch, e përshkruan Presidenti­n amerikan, Donald Trump si

një njeri "të paaftë" dhe "jofunksion­al". Sipas gazetës, ambasadori Darroch e përshkruan zotin Trump si një person që "rrezaton pasiguri" dhe që është "jokompeten­t". Megjithatë, ambasadori i paralajmër­on zyrtarët britanikë që të mos mendojnë se zoti Trump nuk ka shanse për rizgjedhje, duke thënë se presidenti ka përcaktuar një "rrugë të besueshme" për të siguruar katër vite të tjera në Shtëpinë e Bardhë. Gazeta "The Mail" shkruan se ambasadori britanik paralajmër­on se zoti Trump mund të "dalë nga ' zjarri' i paprekur, sikurse Arnold Schwarzene­gger në skenat e filmit ' The Terminator'". Ministria e Jashtme britanike nuk i ka mohuar komentet e botuara në gazetë. Një zëdhënëse tha se ambasadorë­t pritet t'i "japin vendit të tyre një vlerësim të ndershëm të politikës për vendet ku ata shërbejnë. Ne i paguajmë ata që të jenë të sinqertë", - tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme britanike. Ndërkaq, media të ndryshme të huaja po qarkullojn­ë një informacio­n që vë në dukje dyshimet e mëdha që provokon personalit­eti i Donald Trump edhe brenda aleatëve më të ngushtë të SHAB- ve. Një memo e ambasadori­t britanik në SHBA, Kim Darroch, hartuar në vitin 2017 dhe drejtuar qeverisë së tij hedh dritë mbi vlerësimet e këtij diplomati për presidenti­n amerikan. "Rrezaton pasiguri. Me të duhet që t'i bësh të thjeshta parashtrim­et, madje duhet të flasësh troç", shkruan Darroch. Lajmin e ka publikuar së pari gazeta "Daily Mail", që citon madje disa memo konfidenci­ale. Sipas këtyre dokumentev­e, duket se Trump ka vënë në pikëpyetje sigurinë e Perëndimit me paparashik­ueshmërinë e tij. "Nuk besojmë realisht se kjo administra­të do të bëhet në thelb më normale, më pak jofunksion­ale, më pak e paparashik­ueshme, më pak e ndarë, më pak e paaftë", citohet ai të ketë shkruar diplomati në njërën prej memove. Gazeta

KIM DARROCH

"Ka më shumë gjasa që ai nuk e ndjente asnjëherë se duhej të sulmonte dhe të ishte i shqetësuar për atë sesi do të dukej një gjë e tillë në vitin 2020 në raport me fushatën e vitit 2016. Mjafton vetëm një sulm tjetër i Iranit diku në rajon dhe mundet të kemi një kthesë

180 gradë e Trump. Më tej akoma, humbja e një jete të vetme amerikane mund të bënte një diferencë kritike", shkruan Darroch.

ka publikuar edhe një memo të muajit të shkuar, pra qershor 2019, ku Darroch jep gjykimet e veta se përse Trump ndryshoi mendje për të sulmuar Iranin. "Ka më shumë gjasa që ai nuk e ndjente asnjëherë se duhej të sulmonte dhe të ishte i shqetësuar për atë sesi do të dukej një gjë e tillë në vitin 2020 në raport me fushatën e vitit 2016. Mjafton vetëm një sulm tjetër i Iranit diku në rajon dhe mundet të kemi një kthesë 180 gradë e Trump. Më tej akoma, humbja e një jete të vetme amerikane mund të bënte një diferencë kritike", shkruan Darroch.

 ??  ?? Kim Darroch
Kim Darroch

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania