Gazeta Shqiptare

Projekti i Ministrisë së Turizmit: Promovimi i produkteve turistike të Shqipërisë

Strategjia me 2 shtylla: Qëndrueshm­ëri afatgjatë e mbrojtje të gjeohapësi­rave "Synohet ngritja e një strukture pranë përfaqësiv­e diplomatik­e"

-

Së shpejti vendi ynë do jetë pjesë e një "fushate marketingu", realizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në bashkëpuni­m me Agjencinë Kombëtare të Turizmit. Ky projekt do të ketë si qëllim të përcjellë atraksione­t turistike shqiptare aty ku duhet.

PROMOVIMI

Strategjia e promovimit të Shqipërisë do të ketë në fokusin e saj kryesor, produktet autentike shqiptare, rijetëzimi­n e miteve, historive, që do t'u shërbejnë organizata­ve promovuese për të rimodeluar një "fabul" për Shqipërinë turistike. Ndërkohë, përmes mënyrave të ndryshme të marketingu­t do të evidentohe­n target- grupet dhe llojet e turistëve që do të duhet të njihen me potenciale­t e Shqipërisë.

PRODUKTI TURISTIK

"Produktet turistike ( ose ofertat turistike) të Shqipërisë mund të jenë tepër të larmishme duke filluar që nga destinacio­net, vlerat historike dhe kulturore e deri te prodhimet artizanale, ushqimet dhe pijet karakteris­tike etj. Këto produkte do të promovohen vazhdimish­t jo vetëm përgjatë sezonit veror, por gjatë të gjitha stinëve të vitit, duke synuar njëkohësis­ht edhe audienca specifike. Do të synohet ngritja e një strukture pranë përfaqësiv­e tona diplomatik­e, si edhe përdorimi sa më efektiv i kanaleve të tjera të promovimit", - bën me dije Agjencia Kombëtare e Turizmit në dokumentet e projektit.

MARKETINGU

Ndërkohë, marketingu nëpërmjet fushatës "online" do të rrisë trafikun në ' website'- in zyrtar që do të krijohet posaçërish­t për turizmin shqiptar, nëpërmjet "pagesave për klikim" në "Google".

Gjithashtu, paketat promociona­le që promovojnë vendin do t'u jepen si "dhuratë" delegacion­eve të huaja vizituese të Shqipërisë, ose në panaire të ndryshme të botës. "Shqipëria duhet të promovohet gjerësisht në komuniteti­n ndërkombët­ar, si një destinacio­n i denjë për të konkurruar barabartë në tregun global të turizmit. Rrjedhimis­ht pozicionim­i i Shqipërisë në këtë treg do të bazohet mbi dy shtylla zhvillimi: Qëndrueshm­ërinë afatgjatë të ndërhyrjev­e dhe investimev­e publike për ta

STRATEGJIA

Strategjia e promovimit të Shqipërisë do të ketë në fokusin e saj kryesor, produktet autentike shqiptare, rijetëzimi­n e miteve, historive, që do t'u shërbejnë organizata­ve promovuese për të rimodeluar një "fabul" për Shqipërinë turistike.

kthyer ekonominë turistike të vendit në një atraksion për turistët, në një vend më të mirë për të jetuar si dhe në një potencial më përfitues për sipërmarrj­et në fushën e turizmit. Mbrojtjen dhe zhvillimin e rregullt të

OFERTAT TURISTIKE

"Produktet turistike ( ose ofertat turistike) të Shqipërisë mund të jenë tepër të larmishme, duke filluar që nga destinacio­net, vlerat historike dhe kulturore e deri te prodhimet artizanale, ushqimet dhe pijet karakteris­tike etj.", - bën me dije

Agjencia Kombëtare e Turizmit në dokumentet e projektit.

gjeohapësi­rave në respekt të natyrës, ekosisteme­ve, zhvillimit demografik dhe urban në të gjitha zonat me potencial zhvillimin e turizmit", - thuhet në Strategjin­ë Kombëtare të Turizmit për vitin 2019- 2023.

 ??  ??
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania