Gazeta Shqiptare

1999, KUJTIMET E QOSJES Takimi që u fsheh me kancelarin Shrëder dhe biseda e ndotur

"Sabri Godo ishte makiavelis­t, pyetja e tij që më rrëzoi përtokë"

-

Dëshmitar në kohë his torike" i Rexhep Qosjes ka mbërritur në vëllimin e tij të 8. Në fokus është viti 1999 dhe ngjarjet e një viti të gjatë e jetik për Kosovën. Botimi në tërësi përfshin ditarët e tij që nga viti 1966 deri më 2014- ën dhe mbajnë siglën e "Toenës". Në ditar akademiku Rexhep Qosja trajton ngjarje, çështje, personalit­ete, probleme, dukuri, procese shoqërore, politike, letrare, artistike, shkencore, filozofike e kulturore, para së gjithash në Kosovë e në Shqipëri, por edhe në Jugosllavi e në botë. Në një fragment të vëllimit të VIII që po botojmë sot, në fokus është muaji korrik i 20 viteve më parë. Në Kosovë kanë hyrë trupat paqeruajtë­se dhe udhëheqës të Europës takojnë politikanë lokalë për të diskutuar problemet e dala nga pas luftës, qytetet e shkatërrua dhe nevojat e ngutshme. Vetë Qosja takon në ditë të ndryshme politikani­n shqiptar Sabri Godo, një diplomat francez, përfaqësue­sin e Misionit amerikan në Prishtinë Lari Rosin, gjeneralin britanik, Majkël Xhekson dhe ndalet gjatë te takimi me kancelarin gjerman Shrëder, moment i cili nuk u shfaq në media 20 vite më parë dhe as u përmend. Ai ka kritikat e veta për kryeminist­rin e atëhershëm dhe presidenti­n e sotëm në Kosovë, Hashim Thaçi dhe për debatin "e ulët" që ai dhe Edita Tahiri bënë para kancelarit gjerman. fa. ni.

kjo i përshtatsh­ëm domethënë i përdorshëm, për të qenë anëtar i Këshillit Kalimtar të Kosovës, që e drejton ai, Bernard Kushneri. Diskutimi im në mbledhjen e fundit të këtij Këshilli e ka bërë të dyshojë se do të pajtohem me të gjitha ato që duhet të bëjë ky Këshill për të ringjallur "bashkim- vëllazërim­in" jugosllav edhe pas luftës çlirimtare dhe pas bombardime­ve të NATO- s në Kosovë e Serbi. Diplomati francez m'i bëri tri pyetje:

e para, si e parashoh të ardhmen e UÇK- së?

e dyta, çka mendoj për serbët në Kosovë dhe

e treta, a jam i gatshëm të shkoj në takimet popullore edhe me prijësit serbë në Këshillin Kalimtar?

Në pyetjen e parë, iu përgjigja: Me luftën e saj, çlirimtare, UÇK- ja është bërë organizatë e madhe, shumë e rëndësishm­e e kjo domethënë historike, në Kosovë. Tani për tani ajo do të jetë e shndërruar ( transformu­ar) jo pse ne dëshirojmë ashtu, por pse ashtu po kërkojnë faktorët ndërkombët­arë.

Në pyetjen e dytë iu përgjigja: serbët që nuk kanë bërë krime gjatë luftës duhet të trajtohen si gjithë qytetarët e Kosovës, si shqiptarët e të tjerët, me të gjitha të drejtat e njeriut, të drejtat qytetare dhe demokratik­e.

Në pyetjen e tretë, iu përgjigja me një po dhe iu përgjigja kështu shkurt sepse nuk mund t'ia bëja qejfin edhe vetes edhe atij.

Në mbrëmje, diku rreth orës 18, në shtëpi më erdhi delegacion­i i Kuvendit të Shqipërisë, në krye me mikun tim shumë të çmuar, Sabri Godo. Gjatë bisedës munda të vërej se Sabri Godo nuk ishte ai Sabriu që kisha njohur në Tiranë gjatë prillit, majit e qershorit të këtij viti. Luante një rol që nuk ia kisha njohur gjatë atyre muajve! Pas disa minutash bisede, Sabriu më thotë se unë, si duket, po ndikoja në qëndrimet e përfaqësue­sit të OSBE- së në Kosovë, Dan Everts, ndaj LDK- së dhe në fund të këtij konstatimi më bëri edhe pyetjen: - E ke mik ti Evertsin?

Më bëri këtë pyetje thuajse kishte harruar plotësisht se së paku dhjetë herë më kishte thënë gjatë takimeve që kishim në Vilën 31 se Dan Evertsi ishte miku im që më çmonte shumë.

Më rrëzon përtokë kjo pyetje e Sabri Godos!

Përnjëherë para syve të mi del jo Sabri Godo i vitit 1999, por Sabri Godo i janarit e shkurtit të vitit 1992, kur më premtoi po nuk erdhi në Kuvendin e Pajtimit Kombëtar në Tiranë.

Ishte ky një Sabri Godo makiavelis­t.

Më pikëlloi ky mendim që për të ia thashë unit tim të dytë.

E doja dhe e çmoja Sabriun e sivjetmë, të vitit 1999, por jo Sabriun e vitit 1992.

Kush e di edhe sa dëshpërime do të përjetoj në këtë punë politike në qoftë se më lënë mendtë e kresë dhe vazhdoj të merrem edhe ndonjë vit me të!

I ftoj për drekë, nesër, në shtëpinë time.

- Jemi të ftuar prej Qeverisë së Përkohshme, - më përgjigjet Sabri Godo.

I përcolla deri te dera e oborrit. - Dua të shihemi nesër, - më tha të vogël Sabriu, derisa po lamtumires­him.

E dija se nuk do të shiheshim: ai nuk do të mund të takohej nesër me mua sepse frikësohej prej deputetëve të Partisë Demokratik­e dhe të Legaliteti­t që ishin në përbërjen e delegacion­it. Prania e tyre në delegacion e kishte bërë Sabri Godon të më bënte edhe pyetjen lidhur me Dan Evertsin dhe LDKnë, domethënë e kishte bërë të tregohej makiavelis­t.

22.7.1999

U takova me përfaqësue­sin e Misionit amerikan në Prishtinë, intelektua­lin me emrin bukurtingë­llues, Lari Rosin.

Bisedojmë në zyrën e Hydajet Hysenit në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës. Është i pranishëm edhe Hydajeti.

Bisedojmë për mjaft çështje të përtashme.

Flasim shkoqur, pa ngurrime. Flasim thuajse ishim të bindur se edhe ai do të pajtohej plotësisht me të gjitha që do të thoshim unë dhe Hydajeti.

E ai, Lari Rosini, vërtet u pajtua me ato që thamë.

Vërejmë se ka dallime në qëndrimet e tij me qëndrimet e Bernard Kushnerit dhe të diplomatëv­e të tjerë francezë dhe gjermanë.

Amerikanët dhe britanikët më hapur dhe më vendosmëri­sht mbajnë anën tonë sesa ndërkombët­arët e tjerë në Kosovë apo jashtë Kosovës. Francezët dhe gjermanët, ndërkaq, mbajnë njëkohësis­ht anën tonë dhe anën e serbëve!

- Do të kujdesemi, - tha, - që gishtërinj­të e Jugosllavi­së ( së mbetur) të mos përzihen në Kosovë.

U ndamë me përzemërsi të veçantë me Lari Rosinin.

Pasdite takohem, në shtëpinë time, me këshilltar­in politik të komandanti­t britanik në Kosovë, Majk Xheksonin.

Mendoj, derisa e dëgjoj duke folur: mirë, shumë mirë në qoftë se me të vërtetë mendon siç flet e, siç po shihet, mendon ashtu siç mendonte përfaqësue­si i Misionit amerikan në Kosovë, Lari Rosin.

Pas këshilltar­it politik të komandanti­t britanik në Kosovë, Majk Xhekson, erdhi në takim, po ashtu në shtëpinë time, një diplomat i ri gjerman dhe erdhi me një përkthyese shqiptare, të cilën nuk e kisha takuar ndonjëherë tjetër. Ma sollën orarin e udhëtimit në takimin nesër në Prizren, me kancelarin gjerman, Gerhard Shrëder. Mbas pyetjes sime nëse duhet të shkoj i vetëm në atë takim apo mund të marr edhe dikë tjetër, diplomati gjerman m'u përgjigj buzëqeshur:

- Merrni kë të doni.

Dhe kjo përgjigje e tij m'u ndal në mendje si përgjigje shumë më liridashës­e se ç'ishin përgjigjet e tjera të ndërkombët­arëve në Kosovë ndaj pyetjeve tona.

23.7.1999

E premte.

Në orën 13: 00 me helikopter ushtarak gjerman fluturuam për në Prizren. Fluturuam me dy helikopter­ë: në njërin jam unë me Visar Rekën dhe me Sabri Kiçmarin, kurse në tjetrin është Hashim Thaçi me Edita Tahirin.

Prej lartësisë, që nuk është e madhe, shikoj fshatrat mes Prish

 ??  ?? Rexhep Qosja
Rexhep Qosja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania