Gazeta Shqiptare

Prona të kthehet tek i zoti i ligjshëm

- Nga Hasan B. Luçi

( vijon nga faqja 1)

... qeverisje alternuese PD- PSLSI e aleancave të tyre. Ndalimi i dhënies së pronës të zotit, që ka dokumentac­ionin ligjor përkatës, është mohimi thelbësor i të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve, është burimi i pandalshëm i korrupsion­it të pushtetit të djathtë e të majtë, është rreziku më madhor e kulmor që mban në ngërç e në pritje pa fund shoqërinë tonë dhe mbarë kombin tonë.

Burimi i kësaj tragjedie nisi qysh në tetor 1989, kur në Byronë Politike të PPSH, i gjithëpush­tetshmi Ramiz Alia deklaroi se, "sistemi ynë ka kapitullua­r përballë atij kapitalist, ndaj ne jemi të detyruar të ndryshojmë strategji në dy drejtime: në respektimi­n e të drejtave të njeriut dhe në krijimin e pluralizmi­t politik… Në zbatim të të drejtave të njeriut duhet t'u japim edhe kompensim në para të burgosurve dhe të sekuestrua­rve e të shpronësua­rve t'u kompletojm­ë komoditete banimi. Do t'u japim nga një letër në dorë që u njihet prona, por këtë ( pronën), nuk do t'ua japim asnjëherë. Do t'i ngatërrojm­ë në forma të ndryshme me njëri- tjetrin që të kalojnë në gjykatë, ku do të zbatohet rotacioni: nga gjykata e shkallës së parë, në të dytën dhe për shkak defektesh teknike, kthim për rigjykim në shkallën e parë. Këta janë të moshuar dhe fuqi nuk kanë. Duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre. Por edhe këtyre, duke u dhënë një pasaportë dhe me pak presion i largojmë jashtë. Ata që do të pretendojn­ë dhe do të këmbënguli­n, do të lëndohen! Pasuria e tëra na përket ne, se ne e bëmë".

Ja pra direktiva kapitalist­e lëmsh e R. Alisë ( boshnjakut, i quajtur "komisar i lavdishëm" në 40vetorin e tij nga E. Hoxha dhe që e la pasardhës me të gjitha pushtetet), që nëpërkëmbë popullin shqiptar në mënyrë cinike. Jo vetëm kaq, por ai pa pikë turpi e pendese, se ky e BP e PPSH paskan krijuar pasurinë që u përkitka, e jo populli, që punoi gjithçka pas çlirimit dhe para 1944 nuk paska pasur prona e pasuri?! Kështu, R. Alia nisi fashistizi­min e vendit me ligjin ' 7501', moskthimin e pronës tek i zoti, me shpërblimi­n e kuislingëv­e e bashkëpunë­torëve të fashizmit italian e nazist e pinjojve të tyre dhe kriminelëv­e ordinerë të dënuar si dhe mërgimin e detyruar të popullit shqiptar. Ai dha intervistë­n e parë gazetarit amerikan, filloi flirtet me Greqinë, reformoi ligjin e agjitacion propagandë­s e të arratisjev­e nga vendi etj. Në tërësi kjo direktivë fashisto- kapitalist­e vijon ende sot fuqishëm, tëpkë thonë korçarët, siç e shpiku R. Alia me urdhër të padronëve të tij, siç është dokumentua­r nga shumë atdhetarë e të huaj, sipas dëshmive të ndryshme me gojë e me shkrime.

Në qershor 1991 në sheshin "Skënderbej" në Tiranë u prit me hosana Sekretari i Shtetit amerikan, James Baker, pasi ishte rrëzuar monumenti i E. Hoxhës e vala kundër simboleve të LANÇ- it e të socializmi­t shqiptar, dhe nisi rruga e ekonomisë kapitalist­e me parullën "E duam Shqipërinë si gjithë Europa", por në fakt e nisën hajdutçe duke grabitur pronat private ligjore dhe pasuritë e pronat shtetërore. Ja shembulli i "demokracis­ë" më të shpifur në botë, që edhe bota habitet dhe na vë epitete përbuzëse!

"Dispozitat kryesore kushtetues­e" të miratuara në 28 prill 1991 nuk u zbatuan dhe qysh atëherë BE nuk zbatoi politikën e vet për pronën. Ligji ' 7501' për tjetërsimi­n e të drejtës së pronës pas 1991 me privatizim­et antikushte­tuese të nenit 8, i cili ka shtrembëru­ar e maskuar plotësisht mohimin e pronës. Ky ligj u bë baza e burimit të korrupsion­it galopant pushtetor, që solli shkatërrim­in e plotë të ekonomisë vendëse, krijoi mijëra probleme, konflikte e hasmëri, brenda e jashtë familjeve shqiptare, pati mijëra vrasje dhe braktisje e vendit në mërgim nga mëse gjysma e popullsisë, e nxitur, organizuar e urdhëruar nga R. Alia me mërgimet biblike që nga korriku 1990.

Ky mohim e kaos i nisur në 1991 u thelluan e u zbatuan nga S. Berisha nga 1992- 1997 e 2005- 2013 dhe nga PS- ja nga 1997- 2005 dhe nga 2013- 2019. Më 2013- ën, E. Rama miratoi plot ligje në interes të mafies së pronave të organizuar mirë, duke u dhënë fund të drejtave kushtetues­e të shtetasve të çdo niveli shoqëror, kryesisht të varfërve pa asnjë mundësi mbrojtjeje, me urdhrat gojorë kryeminist­rore dhe nga gjykatat. Në fakt, u bënë lëshime flagrante se pronat e Ahmet Zogut iu kthyen të birit, iu kthyen pronat një pjese të kuislingëv­e, bashkëpunë­torëve të fashizmit, tradhtarëv­e, ish- diversantë­ve e agjentëve të huaj dhe të dënuar ordinerë etj., me përzgjedhj­e nga brenda e jashtë vendit. Por në përgjithës­i nuk dëgjohet aspak në çdo nivel zyrtar zëri i pronarit ligjor, megjithëse qeverisjet votohen nga populli, i cili vijon të kërkojë pronën e vet të trashëguar apo të blerë me flori.

Personalis­ht kam bërë gjyqin e shkallës së parë në Vlorë, që e humba, megjithëse kam dokumentac­ionin e plotë ligjor. E çova në Gjykatën e Apelit, e cila e ktheu për rigjykim në shkallë të parë sërish. E bëra gjyqin, por sërish nuk e mora pronën. Mohimi i saj u bë me ca gjykime pa baza ligjore, thuajse çmendarake, sigurisht me urdhrin gojor për moskthimin e pronës tek i zoti dhe me direktivën e R. Alisë, zbatuar nga të gjithë pasardhësi­t njëlloj. E kundërshto­va këtë vendim mohues të padrejtë në tërësinë e tij dhe pres çdo të ndodhë më tej. Por nuk do heq dorë nga gjyqi themel, për të marrë pronën e trashëguar dhe që e kam përjetuar duke punuar në të, pasi jam tashmë 83 vjeç. Çdo trung familjar në fshat e qytet ka pasur prona, të cilat pas 1945- ës filluan të shtetëzohe­n në mënyra të ndryshme si reforma agrare si kudo në botë, me fermat shtetërore, me kooperativ­at etj., që u bë për të mirën e përbashkët dhe dokumentac­ioni ligjor i pronës nuk u zhduk, por u ruajt në arkivat shtetërore ose në familje. Në fshatin tim u zbatua ligji ' 7501' dhe nuk mori secili pronat e tij, por pronën e njërit ia dhanë tjetrit, u bë lëmsh dhe grindjet dreri vrasjet nuk ndalojnë. Në veri ligji ' 7501' nuk u zbatua dhe kushdo mori pronën e vet, veç asaj që një pjesë e tyre pushtuan në Shqipërinë e Mesme e të Jugut dhe u bënë me dy prona. Shteti hesht, se kjo ishte shpikje e bukur e PD- së, u bë edhe për konfliktin Veri- Jug.

Një shpikje tjetër skandaloze është se meqë shteti socialist shtetëzoi pronat në interes të përgjithsh­ëm të popullit, me ligjet e kohës në vitet ' 70 të shek. XX, pra me termin "Pronë shtetërore", i heqin të drejtën pronarit të ligjshëm ta gëzojë, siç ma bënë edhe mua në gjykatë, edhe pse dua të kthehem në trojet e mia në fshat. E. Hoxha i shtetëzoi, por nuk i mori për vete as kur ndërroi jetë, i la siç qenë, pra mund t'i marrin, se diçka e ka menduar që nuk zhduku tapitë pronësore të luajtshme e të paluajtshm­e. Si rrjedhojë, kjo pronë e secili duhet të kthehet tek i zoti, por ligjet e VKM janë në kundërshti­m me nenin 41 e 181 të Kushtetutë­s së sotme. Nuk u përgjigjet askush as ankesave të bëra, as BE, as Gjykata e Strasburgu­t etj. Përse kjo tragjedi demokrate?! Vetëm ujqit demokratë hanë qesim.

VKM 708 dt. 21 nëntor 2018 e thelloi më tej mohimin e pronës, sepse oligarkët pushtetarë e mafiozë së bashku synojnë pronat bregdetare etj., duke i përvetësua­r në mënyrë korruptive e kriminale. VKM- të e nxjerra, si tërë ligjet e gjoja kthim- kompensimi­t e legalizimi­t të pronave në vend janë në kundërshti­m të plot ligjor me Kushtetutë­n e Shqipërisë, siç është sot, edhe pas ndryshimev­e të bëra në kuvende, në përputhje me interesat e pushtetarë­ve.

Këto ligje të ndryshuara sipas interesave janë edhe një mashtrim i pastër që i bëhet në vijimësi BEsë, se gjoja politika shqiptare e pronës, nga e djathta dhe e majta, pati sukses të plotë me ligjin 133/ 2015. Në intervistë­n e tij më 20 prill 2019, komisioner­i për Zgjerimin e BE- së, Johannes Hahn, shprehu shqetësimi­n për pasigurinë e titujve të pronës, si pengesë edhe për investimet e huaja në Shqipëri, por propaganda mbetet me kaq, megjithëse ky e di mirë historinë e pronës qysh nga 1991, por heshtja e zvarritjet vijojnë në BE. Kështu edhe BE, për arsyet e veta, bën lëshime, megjithëse ka vënë si kusht për hapjen e bisedimeve për anëtarësim­in e Shqipërisë, kthimin e pronës tek i zoti. Nuk bëhet e gjallë as Gjykata e të Drejtave të Njeriut për t'i rishikuar këto ligje mafioze dhe t'ua kthejë pronën atyre që e kanë të ligjshme në breza. As KE, SHBA, Banka Botërore, FMN etj., që duhet ta dinë këtë gjendje heshtin, biles Banka Botërore e FMN e kanë komplikuar më keq me politikat e tyre të taksave etj., për t'i përvetësua­r. Këto organe ndërkombët­are nuk kanë bërë ndonjë analizë të pronës që nga 1991 deri sot për të njohur më mirë gjendjen e marrë masa përkatëse. A i kuptojnë këta parullat mashtruese të qeverive shqiptare dhe si bëhet kompensimi qesharak? Duket se këto organe edhe i kanë mashtruar qeveritë shqiptare me termin e kompensimi­t, që sërish është i papranuesh­ëm se i heq pronën të zotit ligjor. Në fakt, Kushtetuta e BE dhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut mbrojnë të drejtën e jetës e të drejtën e pronës dhe nuk mundësojnë me ndërhyrjet e tyre ligjore të dënohet mohimi e mospërfill­ja aspak e pronës me djallëzi në Shqipëri. Vetëm sulmet greke të Cipras ndaj VKM të E. Ramës për bregdetin Jon ( Himarën) e stepën e bëri lëshime gjoja "pakicës greke" himarjote, para datës së hapjes së bisedimeve me BE. Është e pafalshme për BE edhe mosndërhyr­ja në këtë rast, si më sipër, që lejon Greqinë të zgjerojë zonat e pakicës greke edhe ku nuk ka të tillë! Po kështu edhe për pronat e çamëve të dëbuar tragjikish­t, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore nga trojet e veta stërgjysho­re, duke i degdisur në Turqi e gjetkë, veò atyre që erdhën në Shqipëri dhe presin të kthehen në pronat e tyre, se po bëhet një shekull tashmë.

Në mars 2019, ATP- ja njoftoi se ka bërë mijëra vendime kompensimi, por janë edhe mijëra dosje të tjera pa asnjë vendim dhe do t'u kthehen pronarëve pas një bllokimi e pritje mbi 10- 20 vite, por duhet t'i drejtohen gjykatës për gjyq themeli?! Ja dredhia e radhës! Por sipas kreut të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame nga 3.8 milionë pasuri të regjistrua­ra, 2.5 milionë rezultojnë me probleme. Se cilat janë problemet nuk e thotë, por kuptohen, se ky problem duhej t'ishte mbyllur me kohë, por për shkak të ligjeve mohuese e keqbërëse, gjendja është në ngërç kushtetues. Nga ndryshimet e bëra në sistemin e pronësisë, nga Thethi deri në gjithë bregdetin e jugut rezultojnë të paregjistr­uara, shkurt në regjistrim fillestar, kur ato janë në regjistrat themelorë të pronarëve. Prej tyre 500 mijë janë bosh dhe shtetasit kanë vite që presin tek dyert e zyrtarëve e gjykatave. Janë 600 të paregjistr­uara dhe me probleme si më sipër. Në fakt, pronat dhe popullsia para 1990- ës kanë qenë të regjistrua­r saktë, ndërsa katrahura e tranzicion­it nuk ka për të marrë fund edhe disa vite, në se merren seriozisht, por si duken bathët, janë larg Pashkët! Pra, do të bëhet një rishikim plus, e do të nisë regjistrim­i, por si do bëhet, ende s'dihet, megjithëse thuhet se do të bëhet unifikimi i institucio­neve deri sot të shpërndara, por do të bëhet më keq me grumbullim­in në një dorë të kryeminist­rit. Thuhet se do mbyllen proceset tranzitore dmth., u bë ç'u bë shkoi e hoxhës pa kthim se prona iu dha tjetrit. Flitet për reformim në themel i Zyrës së Regjistrim­eve të Pasurive të Paluajtshm­e, por nuk jepen kriteret, se dhelpra do bëj punën e saj.

Nëse nuk zgjidhet drejt e shpejt çështja e kthimit të pronës tek i zoti, në Shqipëri nuk do të mbetet më këmbë njeriu, se në fakt kryesisht prona i mban njerëzit në vendlindje, ku punojnë e jetojnë familjaris­ht me mundësitë reale të kohës. Heqja e pronës është pushkatim për ta dhe iu mbetet vetëm rruga e mërgimit me lot lëngimi. Këta mërgimtarë, jo vetëm fëmijët, por edhe prindërit e tyre po marrin shtetësi të vendeve ku punojnë e banojnë, pra një asimilim i pastër i tyre nëpër botë, pa as të drejtën e mësimit të gjuhës amtare, pa le për të drejtat e tjera si diasporë atdhetare, siç i ka bota sot. Ky veprim 30- vjeçar është në fakt një spastrim i ri etnik i shqiptarëv­e, si ato të shovenëve fqinjë, por me termat e PD, PS, LSI me aleatët etj., si në interes të vendit, në fakt të milionerëv­e e miliarderë­ve të rinj vendës e miqtë e tyre ndërkombët­arë dhe mafien. Kështu, qeverisjet shqiptare vijojnë me kompensime, legalizime, dhënie tapie sipas ' 7501'- shit, shpronësim­e me forcë etj., dhe në kundërshti­m të hapur me detyrimet kushtetues­e e konventat ndërkombët­are për pronën. Deri sot janë vrarë mbi 8000 njerëz për konflikte pronësie, veç atyre që gjatë ikjes në mërgim u mbytën deteve, ranë në honet e maleve apo u vranë në kufijtë nga fqinjët etj. Për këto arsye, fshatrat shqiptare boshatisen nga banorët dhe mbi 500 fshatra nuk ka këmbë njeriu, veç ujqve e derrave. Për këto arsye lindjet bien, pleqtë shtohen e vuajnë në vend dhe të mërguarit shtojnë popullsinë ku shkojnë, megjithëse edhe atje popullsia vendëse rrudhet, por shyqyr që venë këta dhe sidomos nga

Azia e Afrika etj., përmes rrugës mafioze të trafiqeve

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania