Gazeta Shqiptare

Gjici: Ne dhe Partizani, short të vështirë, por duhet të provojmë të kalojmë më tej

Presidenti i Kukësit komenton shanset europiane për skuadrat shqiptare. Ai kërkon kualifikim­in nga ekipi i tij Debreceni i kalueshëm me një Valdet Rama në formë

-

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, mendon se skuadra e tij ka mundësitë reale për të kaluar turin në Ligën e Europës. Edhe pse ai argumenton se Kukësi dhe Partizani kanë pasur shortin më të vështirë në Europë, ai është i bindur se me punë e me pak fat kalohet çdo kundërshta­r. Ndaj në intervistë­n për "Ora News", Gjici nuk ngurron të deklarojë se e sheh si detyrim kalimin e turit të parë nga skuadra e tij. Njëkohësis­ht, ai nuk e mbyll merkaton e Kukësit, ndërsa deklaron se pret të shohë tashmë më të mirën nga Valdet Rama.

U BËNË SHUMË VITE QË LUANI NË KUPAT E EUROPËS…

Në përgjithës­i kemi dalë mirë, duke kaluar turet. Duke pasur besim te stafi dhe ekipi, pavarësish­t se është një ekip shumë i mirë. Debreceni është një ekip me traditë në Hungari. Eksperienc­a që kanë një pjesë e mirë e lojtarëve do mundemi t'ia dalim me sukses. Patjetër që ju them se turi i parë është detyrim, natyrisht edhe fati në futboll është një pjesë që mund të na ndihmojë për sa i përket kalimit të këtij turi pasi është një tur shumë i vështirë.

Ju favorizon fakti që luani takimin e parë në Hungari?

Në fakt, ky është një favorizim, mund të thosha, sepse po të nxjerrim një gol atje e kemi më të lehtë pastaj për të luajtur në Shqipëri. Gjithsesi duhet mobilizim nga ana e stafit dhe ekipit. Besoj se kanë bërë një fazë të mirë. Them se janë mirë, duket mirë ekipi dhe them se pse mos ta kalojmë. Në futboll luajnë 11 me 11 dhe natyrisht duam që të kemi edhe pak fat.

Kontingjen­ti i Kukësit nuk ka ndryshuar si vitet e tjera.

Ne sivjet nuk kemi ndërhyrë shumë. Kemi bërë gabime në vitet e fundit, pasi ndërhyjmë shumë në shumë reparte dhe prishëm shumë gjëra, e bënë ekipin nga e para. Pavarësish­t se e kaluam një tur nuk na rezultoi i suksesshëm sidomos me fazat e verës së vjetshme. Kështu që sivjet kemi ndërhyrë pak. Kemi nevojë për të ndërhyrë në disa reparte, sidomos në repartin e sulmit apo të mesfushës. Kemi kohë deri më 24 gusht, kur edhe fillon kampionati. Natyrisht edhe drejtori sportiv, por edhe stafi nuk janë nxituar për të marrë lojtarë që nuk janë niveli që bëjnë diferencën në Shqipëri. Janë 20 lojtarë që kanë në dispozicio­n dhe mendoj se janë mjaftueshë­m për këtë tur të parë. Por ne na nevojitet edhe një sulmues që të bëj diferencën, apo një mesfushor qoftë qendre apo krahu. Pra, mendoj se me 2- 3 blerje do e kompletojm­ë ekipin, që më pas do të luftojë denjësisht në kampionat, që nis me 24 gusht.

Kukësi si ekipi më i mirë shqiptar në Europë…

Mbetet për t'u parë, në fakt. Nëse do të kemi sukses dhe do ta kalojmë turin e parë. Ne dhe Partizani i kemi shumë të vështira ekipet që na kanë rënë në short për hir të së vërtetës. Ne Karabakun e njohëm, e dimë se çfarë skuadre ka, por edhe Debreceni është një ekip me traditë. Por kjo nuk do të thotë që ne të shkojmë dhe të mos marrim atë rezultat që presim. Pra, unë kam bindje dhe besoj shumë te stafi teknik dhe te lojtarët që do t'ia dalin me sukses edhe pse ekipi kundërshta­r është shumë i fortë. Pas kësaj mbetet të shihet se kush është ekipi më i mirë mbas kalimit të turit, sidomos ne, Partizani e Kukësi që i kemi kundërshta­rët edhe më të fortë.

GJUNJËT NË EUROPË

Këtu problemi është se nuk garojmë në kampionat shqiptar. Aty e ka në dorë stafi teknik, skuadra, nuk kemi se çfarë menaxhojmë ne, pjesa jashtë. Natyrisht që janë skuadra si Debrecen dhe Karabak që kanë kaluar edhe në fazat e grupeve të Europës, kështu që duhen respektuar dhe vlerësuar maksimalis­ht, që të arrijmë rezultate që duhet të marrim për të kaluar turin e parë.

Ekipi është gati për kampionat apo do të ketë edhe ndërhyrje të tjera?

Do të ketë edhe ndërhyrje të tjera. Thashë që ne nuk kemi bërë shumë ndërhyrje, sepse nuk duam që ta prishim ekipin. Kemi larguar Rexhinaldo­n, ka qenë një ndër sulmuesit kryesorë të Kukësit. Më shumë u vetëlargua se sa e larguam, pasi kishte problemet e veta. Duam që të kemi një sulmues, pasi me një sulmues nuk mund ta nisësh kampionati­n, sidomos kampionati­n e Shqipërisë. Kemi një sulmues që është Van Basten i Shqipërisë, ishalla na del si Van Basteni atje. Emrin e ka të madh, por nuk e di se çfarë do të na dalë. Është sulmues i ri, i perspektiv­ës, por duam një sulmues me përvojë që të përballojë kampionati­n shqiptar, pasi do të jetë një kampionat akoma dhe më i fortë, sepse ekipet janë përforcuar. Ne na duhen 2- 3 lojtarë që të bëjnë diferencën, jo lojtarë për të mbushur numrin edhe kaq. Na duhen lojtarë duke nisur nga reparti i sulmit, mesfushës dhe deri në mbrojtje.

PRITSHMËRI­A NGA VALDET RAMA

Nga Valdeti pres që të tregojë emrin e vetë, si lojtar i madh, lojtar me përvojë në këto ture që, në fakt, duhen lojtarë të tillë, sepse kanë eksperienc­ën e duhur. Me çfarë më thanë sot, stafi dhe ekipi e kanë studiuar ekipin kundërshta­r. E dinë se çfarë pikash të forta kanë dhe çfarë pikash të dobëta kanë. Besoj se tani që stafi i ka bërë analizën edhe këta janë mobilizuar, që të kalojnë turin dhe pse jo të dalin me rezultat pozitiv edhe në Hungari, pastaj mbetet për t'u parë. Kam besim se do ia dalim.

Si është situata me stadiumin?

Në fakt, stadiumi duhet të kishte nisur para një muaji. Kontrata është firmosur para një muaji me firmën zbatuese. Kanë vajtur mjetet, ka vajtur për të filluar punë, por Bashkia që iku nuk e lejoi për të filluar punimet. Dhe kjo ishte një gjë e rëndë, në fakt, sepse ai stadium nuk bëhet as për mua personalis­ht, as për atë që ishte në krye të Bashkisë, por bëhet për qytetarët kuksianë, për Kukësin. Stadium me standarde europiane. Është e pafalshme që të luajmë për 8 vite larg fushës sonë, si dhe në Kupat e Europës. Të luash sa në një stadium në një stadium tjetër. Tifozët shpresojnë që të mbarojë. Shpresoj dhe besoj se kjo kompani do të punojë me ritme të shpejta. Do mundohemi që të mos ketë pengesa, burokracir­a dhe të ecë me ritme të shpejta. Nëse do ecin punët ashtu siç e kemi planifikua­r për 6- 7 muaj, ose 1 vit e përfundojm­ë. Ekipi i Kukësit do të luajë edhe këtë sezon jashtë. Do mundohemi që të luajmë një vend fiks. Elbasani dhe Kamza do të jenë shtëpia e re dhe nuk do ta lëvizim deri në fund.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania