Gazeta Shqiptare

INTERVISTA

Shkarkimi, presidenti: Aktet e ndërmarra nga unë gjykohen vetëm nga Gjykata Kushtetues­e

-

Kreu i shtetit, Ilir Meta deklaroi se do t'i qën drojë deri ditën e fundit premtimit që ka bërë për të mbrojtur kushtetutë­n. Në një intervistë për gazetën greke "Kathimerin­i", Meta shprehet se të gjitha aktet e ndërmarra prej tij gjykohen vetëm nga Gjykata Kushtetues­e.

Z. Presidenti duke lexuar deklaratat dhe intervista­t Tuaja së fundi, dikush mund të kujtojë se Shqipëria ndodhet në buzë të greminës. E tillë është gjendja?

Shqipëria është një vend modest, me një popullsi shumë të re europiane, me burime natyrore të pasura dhe e bekuar me bukuri natyrore mahnitëse. Shqipëria është një anëtare e NATO- s, e pozicionua­r në mënyrë të vendosur në procesin e integrimit europian, duke pritur që të hapë negociatat e pranimit të saj. Fatkeqësis­ht, prej disa kohësh Shqipëria ka qenë në qendër të lajmeve ndërkombët­are për një sërë çështjesh që lidhen me mosfunksio­nimin e sundimit të ligjit. Si kreu i shtetit të këtij vendi të mrekullues­hëm, nuk mund të mos jem i shqetësuar për këto hapa prapa që duken sikur po përshkallë­zohen në përmasa shqetësues­e. Në cilësinë e Presidenti­t të Republikës, unë mbart përgjegjës­inë shtetërore për të adresuar në mënyrë të përgjegjsh­me çdo aspekt që na largon nga reformat dhe trajektore­t tona europiane, duke pasur parasysh se ky është objektivi më unifikues dhe strategjik i popullit shqiptar. Deklaratat e mia realiste nuk bëjnë gjë tjetër veçse e pranojnë këtë të vërtetë të trishtë, ndërsa unë vazhdoj e palodhur e me vendosmëri të bëj çdo përpjekje për ta parë vendin tim që të funksionoj­ë brenda kufijve të tij kushtetues si dhe ato të sundimit të ligjit. Në këtë moment Shqipëria gjendet në një krizë të thellë kushtetues­e, institucio­nale dhe përfaqësue­se. Është përgjegjës­ia ime të mos qëndroj në heshtje, por të kontribuoj në zgjidhjen e kësaj krize sa më parë që të jetë e mundur, në mënyrë që të mos humbasim mundësinë e vendimit që do të merret nga Këshilli Europian në tetor për të hapur negociatat e pranimit me vendin tonë.

Përplasja Juaj me Kryeminist­rin z. Rama ka marrë karakteris­tikat e hakmarrjes. Njëri lëshon akuza shumë të rënda kundër tjetrit dhe tani kryeminist­ri ka vënë në lëvizje procedurën e shkarkimit Tuaj. Keni ndërmend të pranoni një vendim të parlamenti­t për shkarkimin Tuaj? Nëse jo, çfarë do të bëni?

Në Shqipëri sot ka vetëm një konflikt madhor. Është konflikti mes kryeminist­rit dhe shtetit të së drejtës, demokracis­ë dhe pluralizmi­t politik. Ky është "nëna" e të gjitha konfliktev­e të tjera. Unë kam qenë gjithmonë shumë i hapur dhe bash

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania