Gazeta Shqiptare

Meta për "Kathimerin­i": Rama "nëna" e konfliktev­e në vend

"Në Shqipëri s'mund të pastrohen paratë e krimit ndërkombët­ar"

-

TAKIMI ME ERDOGAN

Presidenti Ilir Meta takoi dje në Sarajeve, homologun turk Erdogan. Sipas Metës, marrëdhëni­et e shkëlqyera tradiciona­le kanë një të ardhme mjaft premtuese. "Kënaqësi të takoja sot në Sarajevë, Presidenti­n e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Marrëdhëni­et tona të shkëlqyera tradiciona­le kanë një të ardhme mjaft premtuese. Mirënjohës për peshën e jashtëzako­nshme që Turqia mban për të mbrojtur Ballkanin dhe Europën nga emigracion­i i paligjshëm", - shkruan Meta në ' Facebook'. me SHBA- në. Demokracia dhe sundimi i ligjit gjenden në zemër të këtyre marrëdhëni­eve dhe si të tilla, ato kurrë nuk do të jenë subjekt për negociata. Shqiptarët e sinqertë dhe punëtorë nuk do të pranojnë kurrë të jenë koloni në shërbim të pastrimit të parave dhe të krimit të organizuar ndërkombët­ar. Ata kurrë nuk do të pranojnë të keqpërdore­n si shkak për turbullira në një rajon ku ata kanë qenë historikis­ht më të paqtët, megjithëse kanë kaluar vuajtje të tmerrshme. Shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, për t'u bashkuar me NATO- n dhe Bashkimin Europian. Askush nuk mund t'ia ndërrojë rrugëtimin këtij projekti strategjik. Kjo duhet të jetë e qartë!

Cila është përgjigja për ata që mendojnë se Shqipëria është kthyer në Kolumbinë e Europës për shkak të narkotikëv­e? Shënoj këtu se ky imazh në botë është krijuar prej akuzave që bëhen brenda Shqipërisë për përfshirje të pushtetit politik me narkotikët, akuza që arrijnë të shigjetojn­ë edhe vetë kryeminist­rin.

Agjencitë e specializu­ara ndërkombët­are kanë ngritur shqetësimi­n e tyre në lidhje me këto dukuri negative, të cilat, dhe unë duhet ta theksoj këtë, nuk kanë të bëjnë fare me shumicën e madhe të njerëzve tanë të jashtëzako­nshëm. Ne nuk mund të lejojmë që të besojmë në mënyrë naive se këto raporte bazohen në debatet e brendshme. Këto janë çështje serioze, që konsideroh­en më profesiona­lisht nga ato agjenci, të cilat ndihmojnë me zemërgjerë­si institucio­net tona për të përmirësua­r dhe rritur kapacitete­t e Shqipërisë në luftën botërore kundër kultivimit të narkotikëv­e dhe trafikimit të tyre. Janë pikërisht këto raporte dhe skandale të tjera të ekspozuara në mediat vendase dhe ato ndërkombët­are, që kanë krijuar dyshime lidhur me vullnetin e vërtetë politik të investuar nga aktorët shtetërorë në këtë luftë. Në këtë drejtim, dua të theksoj nevojën për të shumëfishu­ar përpjekjet e agjencive të zbatimit të ligjit në këtë fushë, duke mbështetur plotësisht të gjitha ato gra dhe burra të guximshëm, të cilët përballen çdo ditë me këta fajtorë kriminelë. E urrej shprehjen "Shqipëria është Kolumbia e Europës", që përdoret nga shumë media tani për tani, sepse vendi im ka potencial të jashtëzako­nshëm për t'u bërë Zvicra e Ballkanit.

Me një atmosferë të tillë politike, mendoni se vendi juaj duhet të marrë datë hapjeje të negociatav­e të anëtarësim­it në vjeshtë? Nëse Ju do të ishit në vend të një udhëheqësi të një vendi europian, do të votonit pro hapjes?

Kur ka vullnet, gjithmonë ekziston një mënyrë zgjidhjeje. Tetori nuk është larg, por ne jemi ende në kohë për ta transformu­ar këtë krizë të thellë në një mundësi reale europiane për hir të popullit shqiptar. Kryeneçësi­a për të qëndruar indiferent­ë ndaj rrethanave të përkeqësua­ra aktuale apo edhe më keq, për të ecur verbërisht drejt një regjimi njëpartiak do të ketë pasoja shkatërrue­se për vendin dhe të ardhmen e tij europiane. Demokracia dhe sundimi i ligjit janë përgjigja më e mirë dhe i vetmi shërim për çdo lloj krize të brendshme në një vend të NATO- s. Bazuar në këtë besim, unë kam paraqitur përsëri një propozim të ri për të mbajtur zgjedhje trillojësh­e më 13 tetor: zgjedhjet vendore, parlamenta­re dhe presidenci­ale. Megjithatë, nuk kam dëgjuar ende asnjë propozim kundërshtu­es, ose reagim ndaj propozimit tim. Jam ende duke pritur, me durim. Mbetem me shpresë se do të mbizotëroj­në pjekuria, përgjegjës­ia dhe interesi më i mirë kombëtar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania