Gazeta Shqiptare

Basha: Sot shqiptarët janë të etur për ndryshim, jo fasadë

Dosja me denoncimet e 30 qershorit, Glover 50 minuta në zyrën e kreut të PD- së "Qeverisja antikombët­are, do ta largojmë"

- Valentina Madani

Kreu i opozitës, Lulzim Basha publikoi dje një album me foto nga protesta paqësore e 8 korrikut ndërsa shprehu mirënjohje për të gjithë ata që u bashkuan në protestën e 10 kombëtare. Basha apeloi se së bashku do ta largojmë këtë qeverisje dhe sa më parë të ndodhë kjo gjë, aq më mirë do jetë për Shqipërinë. Z. Basha shprehu bindjen e plotë se shqiptarët janë të etur për ndryshim me qëllim që t'i japin fund krizave dhe traumave të tranzicion­it. Në një mesazh në "Facebook", duke ndarë dhe një video nga protesta e të hënës e opozitës, Basha thekson se vetëm ndryshimi do e fusë vendin në rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian dhe vlerave perëndimor­e. Ai shprehet se shqiptarët janë të etur për ndryshim të vërtetë për t'i dhënë fund tranzicion­it, ndërsa shton se zgjedhjet e lira do i hapin rrugë këtij transformi­mi. Sipas tij, kjo gjë do të arrihet vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. "Sot shqiptarët janë të etur për ndryshim. Sot shqiptarët duan ndryshim të vërtetë, jo të përkohshëm, jo fals, jo fasadë, por ndryshim që do t'u japë fund krizave dhe traumave të tranzicion­it. Një ndryshim që do të na fusë në rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian dhe vlerave perëndimor­e. Zgjedhjet e lira e të ndershme do t'i hapin rrugën transformi­mit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, do t'i hapin rrugë ndryshimit të vërtetë. Ky ndryshim është tani, qëllimi ynë kryesor, përparësia ime absolute ndaj çdo shqiptari", - theksoi z. Basha. Më herët në një tjetër mesazh Lulzim Basha shprehet se qeveria antikushte­tuese duhet të largohet sa më parë. "Mirënjohje të thellë dhe falënderim­e nga zemra për të gjithë ata që na janë bashkuar në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje antipopull­ore dhe antikombët­are. Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë! Detyra më e madhe, prioriteti numër një, është t'ju japim shqiptarëv­e ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicion­it, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë", deklaroi z. Basha. Gjatë javës lideri i

demokrat Lulzim Basha do të këtë takime me partitë aleate dhe me strukturat drejtuese të PD- së për të përcaktuar aksionin opozitar pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

TAKIMI

Një ditë pas protestës së opozitës shefja e misionit të OSBE/ ODIHR diskutoi me kreun e opozitës Lulzim Basha në selinë blu për procesin e votimeve të 30 qershorit. PD nga ana e saj i ka parashtrua­r zonjës Glover të gjitha gjetjet e saj për manipulimi­n e votimeve për 61 kryebashki­akët. Për rreth 50 minuta në selinë blu kryetari i Partisë Demokratik­e në një takim me shefen

e misionit të OSBE/ ODIHR Audrey Glover i renditi pretendime­t e opozitës për manipulimi­n e zgjedhjeve të 30 qershorit. burime nga selia blu bëjnë të ditur se shefja e misionit të OSBE/ ODIHR është takuar me kryetarin e Partisë Demokratik­e Lulzim Basha për t'u njohur me pretendime­t e demokratëv­e se zgjedhjet vendore të 30 qershorit nuk janë kryer në përputhje me ligjin. Ky takim zhvillohet një ditë pas protestës së 10 kombëtare të opozitës së bashkuar. PD së bashku me aleatët e saj kanë denoncuar publikisht se votimet për zgjedhjen e kryebashki­akët u administru­an nga PS, pasi anëtarët e komi

sioneve ishin emëruar nga socialistë­t. Gjithashtu, një tjetër fenomen që opozita ia ka parashtrua­r shefes së misionit të OSBE/ ODIHR është edhe ndryshimi i numrit të votave të gjetura në kuti, me numrin e zgjedhësve pjesëmarrë­s në proces. Ndërsa nga ana saj Glover i ka paraqitur liderit demokrat raportin paraprak ku theksohet se 30 qershori është zhvilluar në një klimë të polarizuar politike, ndërsa vendimet e KQZ sipas OSBE/ ODIHR pas tërheqjes së opozitës, vendimet e saj kanë qenë të orientuara politikish­t. Raporti përfundimt­ar i vëzhguesve të ODIHR pritet të bëhet publike brenda dy muajve.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania