Gazeta Shqiptare

Kushti për dorëzimin e bashkisë, ambasadori austriak, Ademit: Jemi në 2019!

LSI: Ambasador me pushime, mos e dhëntë Zoti të...

-

Ambasadori

i Austrisë në Shqipërisë, Johann Sattler, iu përgjigj dje letrës së kryebashki­akes së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila kërkoi komision ndërkombët­ar për të dorëzuar detyrën te pasardhësi i saj socialist, Valdrin Pjetri. Në reagimin e tij, kryediplom­ati austriak i kujton Voltana Ademit se jemi në vitin 2019 dhe jo më 1913, që sipas tij, do të thotë se duhet të ketë mundësi për zgjidhjen e problemeve. "Do isha i lumtur të diskutoja. Por 2019 nuk është 1913. Shqipëria aspiron të hapë negociatat me BE. Kjo kërkon aftësinë për të zgjidhur problemet politike. Dhe për këtë nevojiten dy gjëra: Sezoni i konfliktit duhet të ndiqet nga sezoni i zgjidhjes së konfliktev­e. Shqiptarët duan të shkojnë me pushime me mendje të qetë", shkruan ambasadori austriak. Voltana Ademi bëri të qartë dje ( 8 korrik) se detyrën si kryebashki­ake e Shkodrës mund t'ia dorëzojë vetëm ndërkombët­arëve dhe jo socialisti­t të zgjedhur në votimet e 30 qershorit. Nënkryetar­i i LSI- së Petrit Vasili reagoi pas

VALDRIN PJETRI

"Nga ndërkombët­arët Ademi s'ka pse kërkon ndërhyrje. Ademi pas vendimit të gjykatës do të duhet ta lirojë zyrën. Asgjë nuk na pengon për të marrë zyrën e bashkisë. Voltana Ademi duhet të lirojë zyrën e bashkisë", tha kryebashki­aku i ri i Shkodrës.

përgjigjes së z. Sattler: "Shqipëria jeton akoma ( edhe për shumë pak kohë) nën një kryeminist­ër të 1913 edhe sepse disa ambasadorë kanë bërë vetëm e vetëm pushime në Shqipëri, mos e dhëntë Zoti të sponsorizu­ar nga vetë kryeminist­ri që bën votime moniste që s'gjenden më as në Afrikën e zezë'.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania