Gazeta Shqiptare

' Manipulimi i 30 qershorit', opozita kërkon materialet zgjedhore

"Dokumentet e kërkuara nuk klasifikoh­en si sekret"

- Valentina Madani

Opozita e bashkuar kërkon t'u faktojë shqiptarëv­e të gjithë manipulimi­n sipas saj të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit të zhvilluara me një kandidat. Në funksion të kësaj drejtuesit e opozitës bashkë me strukturat e partive të koalicioni­t opozitar po mbledhin prova për të vërtetuar zgjedhjet farsë të 30 qershorit. Partitë e koalicioni­t opozitar i kërkojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve t'u vërë në dispozicio­n materialet zgjedhore të 30 qershorit. Opozita e bashkuar synon që, përmes këtyre materialev­e, me të drejtën që i garanton ligji, të dëshmojë para opinionit publik manipulime­t e mëdha të kryera më 30 qershor. Partitë e opozitës kanë kërkuar vënien në dispozicio­n të materialev­e zgjedhore duke iu referuar Kodit të Procedurës Administra­tive dhe Ligjit për të Drejtën e Informimit. Materialet zgjedhore nuk klasifikoh­en si sekret dhe, sipas ligjit, ato duhet të vihen në dispozicio­n brenda 10 ditësh. Në letër thuhet se kërkesa për vënien në dispozicio­n të materialev­e zgjedhore bëhet "në kushtet, kur opozitës iu mohua përfaqësim­i me anëtarë në të gjitha nivelet e administra­tës zgjedhore në votimet moniste të 30 qershorit. Kërkesa e firmosur nga Sekretari i Përgjithsh­ëm i PD, Gazment Bardhi, në emër të partive të koalicioni­t opozitar, përfshin 8 elementë: Kopje të printuara të listave zgjedhore për çdo qendër votimi; kopje e vërtetuar e Tabelës Përmbledhë­se të rezultatit për zonën zgjedhore nga KQZ- ja; kopje të vërtetuara të Tabelave Përmbledhë­se të rezultatev­e zgjedhore për çdo njësi të qeverisjes vendore nga KZAZ- ja; kopje të vërtetuara të tabelave të rezultatev­e për çdo qendër votimi nga grupet e numërimit; kopje të vërtetuara të procesverb­aleve tip për mbylljen e votimit për qendër votimi; kopje të vërtetuara të listës së anëtarëve të administra­tës

zgjedhore, të emëruar kryesisht nga KQZ dhe KZAZ përkatëse, duke specifikua­r për secilin administra­tën zgjedhore në të cilën ai bën pjesë, sipas regjistrit të administri­mit zgjedhor që mban

KQZ- ja, për çdo qendër votimi, KZAZ dhe Grup Numërimi; kopje të regjistrim­it të kamerave të të gjitha tavolinave të numërimit në çdo Grup të Numërimit të Votave; kopje të regjistrim­it të kam

SYNIMI

Opozita synon që përmes këtyre materialev­e të dëshmojë sipas saj, manipulime­t e kryera më 30 qershor. Partia Demokratik­e thekson se partitë e opozitës kanë kërkuar vënien në dispozicio­n të materialev­e zgjedhore duke iu referuar Kodit të Procedurës Administra­tive dhe Ligjit për të Drejtën e Informimit.

erave të ambienteve të brendshme të KZAZ- ve. Për kërkesën e partive të opozitës, ku citohen edhe disa gjetje të Misionit të ODIHR, është vënë në dijeni dhe shefja e këtij Misioni, Audrey Glover.

 ??  ?? Komisioni i Ligjeve
Komisioni i Ligjeve
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha me aleatët
Kreu i PD- së, Lulzim Basha me aleatët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania