Gazeta Shqiptare

Negociatat me BE, Cakaj: Austria, Spanja e Suedia mbështesin Shqipërinë

-

Ministri

në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jasht me, Gent Cakaj, gjatë takimit informal të Ministrave të Jashtëm të OSBE- së në Sllovaki, mori mbështetje­n e Austrisë, Spanjës dhe Suedisë për hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Gjatë takimit me Ministrin Federal për Evropën të Austrisë Alexander Schallenbe­rg, Cakaj shprehet se u diskutuan dy çështje të rëndësishm­e për Shqipërinë: Perspektiv­a e zgjerimit të BE- së në Ballkanin Perëndimor së bashku me ambicien e Shqipërisë për të marrë një përgjigje pozitive në tetor dhe përgatitje­t e Shqipërisë për të marrë kryesinë e OSBE- së vitin e ardhshëm. Ministri austriak Schallenbe­rg siguroi për mbështetje­n e Austrisë për hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me BE, duke theksuar se Shqipëria ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe është gati të fillojë negociatat me BE. Ai siguroi, gjithashtu, se Austria do të jetë një mbështetës­e e zëshme dhe e fuqishme e Shqipërisë për të mundësuar një vendim pozitiv në mbledhjen e ardhshme të Këshillit në tetor. Gjatë qëndrimit në Tatra të Sllovakisë, Cakaj zhvilloi, gjithashtu, takim me ministrin e Punëve të Jashtme, BE- së dhe Bashkëpuni­mit të Spanjës Josep Borrell, i cili vlerësoi përpjekjet dhe angazhimin e Shqipërisë përmbushje­n e kushteve për hapjen e negociatav­e. Borrell siguroi për mbështetje­n e Spanjës lidhur me hapjen e negociatav­e mes Shqipërisë dhe BE- së, duke shprehur qëndrimin spanjoll se Ballkani Perëndimor duhet të bëhet sa më parë pjesë e BE. Zv. kryeminist­rja dhe ministrja e Jashtme suedeze Wallström vlerësoi edhe mbarëvajtj­en e zgjedhjeve në Shqipëri, duke konfirmuar mbështetje­n e fuqishme për hapjen e negociatav­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania