Gazeta Shqiptare

"Mos ma drejto gishtin se s'jam shoku yt", deputetët e PS debat te ' Ligjet'

Ulsi Manja dhe Bashkim Fino u përfshinë në replika të forta mes tyre Shkak u bë vendimi për pallatin e familjarëv­e të Bashës

-

Pallati i familjarëv­e të kreut të opozitës, Lul zim Basha, që disa vite më parë u prish në Vlorë nga qeveria për të zbatuar projektin e lungomares është bërë objekt debatesh të forta mes socialistë­ve në Komisionin e Ligjeve. Në fakt, çdo gjë ka nisur pas dyshimeve që ngriti deputeti socialist Bashkim Fino se çështja për këtë pallat ishte humbur qëllimisht nga Shqipëria në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Për këtë, ai kërkoi shpjegime nga Avokati i Shtetit, Artur Metani se si qëndronte e vërteta. "Pse e humbi Avokatura e Shtetit gjyqin me familjarët e Bashës në Strasburg? Është një çështje humbur apo e shitur me vetëdije. Nuk po i hyj se kush e ka pasur, se nuk dua të bëj politikë këtu, megjithëse mua më intereson politika", - tha deputeti socialist, Bashkim Fino. Por atij nuk i ka pëlqyer etiketimi nga Avokati i Shtetit si "deputet" dhe ka reaguar ashpër ndaj tij, duke i kërkuar që për respekti t'i përmendte emrin dhe mbiemrin. "Më duket i drejtë shqetësimi i zotit deputet, por nuk e di në është brenda objektit të raportimit", - nisi të thoshte Metani, ndërsa u ndërpre nga Fino. "Të lutem për etikë dhe kulturë, jam Bashkim Fino. Jam deputet i Partisë Socialiste dhe jam prej 22 vitesh në këtë Kuvend dhe shpresoj që të paktën siç di emrat e deputetëve të rinj, që kanë ardhur rishtazi dhe vlerësohen, të më vlerësosh dhe mua dhe jo me këtë etiketim. Dakord?", - u shpreh Fino. Më pas, nisur nga ky debat, ai refuzoi të merrte një përgjigje nga Metani, ndërsa në debat u përfshi edhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i cili debatoi ashpër me Finon. "Ju lutem zoti Metani vazhdoni me përgjigjet, se përgjigjet i kemi për opinionin publik dhe nuk i kemi për njeri- tjetrin", - tha Manja. Por, kjo ndërhyrje e tij nuk i ka pëlqyer aspak kolegut të tij të grupit parlamenta­r, Fino, i cili i ka kujtuar Manjës se si kryetar komisioni duhet të kishte reaguar dhe të mbante qëndrim. "Të takon ty si drejtues i komisionit që të mbaje qëndrim, të takon ty", - reagoi Fino, ndërsa iu drejtuar Manjës me gisht. Një veprim

ky, që nuk është pranuar nga kryetari i komisionit, i cili i ka kërkuar Finos që të mos i drejtojë gishtin, duke i kujtuar se nuk ishin shokë bashkë. "Të lutem, të lutem! Gishtin mos ma drejto mua, se nuk jam shoku yt unë. Vazhdoni me përgjigjen", - tha Manja. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut dënoi Qeverinë shqiptare të paguajë mbi 13 milionë euro për të kompensuar pronarët e ish- kompleksit "Jon", që

u prish nga Inspektora­ti Kombëtar i Territorit në dhjetor të 2013- ës. Pallati, i ndërtuar nga vjehrri i kreut të Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha tek "Uji i Ftohtë" në Vlorë ishte ndër godinat e para që u prish nga qeveria e Edi Ramës, sipas saj për t'i hapur rrugë ndërtimit të lungomares. Por, Gjykata e Strasburgu­t thotë se qeveria ka vepruar në mënyrë të paligjshme duke e dënuar atë të paguajë 13.1 milionë

euro, përfituesi kryesor i të cilëve është Xhafer Isufi, vjehrri i Bashës, por mes atyre që marrin dëmshpërbl­im është edhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, që kishte blerë apartament tek ai kompleks. Në 27 nëntor 2013 qeveria nxori me urgjencë një vendim për të dëmshpërbl­yer banorët me një fond total prej 3.4 milionë eurosh dhe vetëm një javë më vonë, pallati u shemb përmes shpërthimi­t.

 ??  ??
 ??  ?? Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania