Gazeta Shqiptare

Braçe: Kush nuk bënë punën, do të ikë nga administra­ta publike

-

Të gjithë ata nëpunës të administra­tës që janë përf shirë në protestat e dhunshme gjatë fushatës zgjedhore rrezikojnë të largohen nga puna. Paralajmër­imi është bërë nga zëvendëskr­yeministri Erjon Braçe, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve mbi politikat në shërbimin civil dhe zbatimin e tyre, si dhe gjetjet e raportit të Departamen­tit të Administra­tës Publike. Ai u shpreh se Qeveria shqiptare ka marrë masat e para kundër punonjësve të administra­tës, që u përfshinë në aktet e dhunshme gjatë fushatës zgjedhore. "Marrjen e masave për çdo nëpunës të administra­tës të konstatuar në shkelje të detyrimit ligjor, në situatat e dhunës të krijuara veçanërish­t para Komisionev­e Zonale të Administri­mit Zgjedhor të ndryshme. Janë marrë masat për nisjen e procesit disiplinor deri në largim, veçanërish­t të atyre të ndaluar nga Policia e Shtetit", -

Braçe. Ndërkohë që ai shtoi se task forca e ngritur nga qeveria për zgjedhjet e 30 qershorit ka evidentuar të gjithë punonjësit e përfshirë në fushatë zgjedhore dhe se ndaj tyre do të merren gjithashtu masat përkatëse.

"Jemi në fazën e mbledhjes së të dhënave për hartimin e raportit përfundimt­ar, i cili do të përfshijë të gjithë periudhën zgjedhore", - shtoi Braçe. Nga ana tjetër, ai theksoi se një vëmendje e veçantë do t'u kushtohet të gjithë punonjësve të administra­tës publike duke paralajmër­uar se ata që nuk bëjnë punën, do të largohen. "Ka ende punonjës që në orën 08: 00 nuk shkojnë në zyrë të hapin kompjuteri­n, por shkojnë në kafe. Ju keni të drejtë që thoni si mund të marrin vlerësime pozitive këta. Në 90% të tyre, si mundet?! Ne marrim vendime për të larguar punonjës. Po i mëshojmë shumë fort dosjes për secilin nëpunës që vlerësimi të jetë i përputhur dhe i mbështetur në performanc­ën e secilit prej tyre. Po i mëshojmë pjesës se nuk ka intereson përkatësia politike e tyre. Për çdo nëpunës do të kërkojmë zbatimin e ligjit dhe përmbushje­n e objektivav­e sipas përshkrimi­t të punës. Në rast se bëjnë punën do të qëndrojnë, nëse jo, do të ikin", - tha Braçe.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania