Gazeta Shqiptare

Vrau kunatin emigrant për 13 mijë euro, 71- vjeçari vetëvritet një ditë pas ngjarjes

Dyshohet se dy kunetërit janë përleshur, viktima e kishte kanotierën të grisur Policia shkoi ta shoqëronte si të dyshuar për vrasjen, Sefedin Zenellari i dha fund jetës në banesën e tij

-

Dy ngjarje të rënda të ndodhura brenda disa orëve kanë tronditur qytetin e Korçës. Mbrëmjen e së hënës u gjet i vrarë në banesën e tij, në lagjen nr. 7 të këtij qyteti një 57- vjeçar. Bëhet fjalë për Gramoz Nakon, i cili prej vitesh jetonte në SHBA, por prej dy ditësh së bashku me bashkëshor­ten ishin kthyer nga pushimet në Turqi, në qytetin juglindor. Trupi i pajetë i babait të tre fëmijëve u gjet nga bashkëshor­tja Natasha Nako. Menjëherë policia shkoi në vendngjarj­e dhe nisi hetimet duke deklaruar se dyshohej që viktima ishte vrarë me tri plumba pistolete. Ndërkaq, mëngjesin e djeshëm u vetëvra kunati i tij, 71- vjeçari Sefedin Zenellari. Mësohet se ky i fundit i dha fund jetës në momentin që policia kishte shkuar për ta shoqëruar si personin kryesor të dyshuar në lidhje me vrasjen e Nakos ( burrit të motrës së tij). Zenellari është mbyllur në banesën e tij, ku jetonte i vetëm dhe është vetëvrarë me të njëjtën armë me të cilën një natë më parë vrau kunatin e tij. "Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 7, ku u gjet i vrarë me armë zjarri tip pistoletë, shtetasi G. N., 57 vjeç informojmë se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është kunati i tij, shtetasi S. Z., 71 vjeç, banues në Korçë, i cili mëngjesin e sotëm në momentin kur shërbimet e policisë kanë shkuar për ta shoqëruar në komisariat, është vetëvrarë me armë zjarri tip pistoletë, në banesën e tij ku jetonte i vetëm. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", deklaroi policia. Dyshohet se mbrëmjen e së hënës

Zenallari kishte shkuar në shtëpinë e burrit të motrës së tij dhe pas një sherri e ka qëlluar 3 herë me pistoletë. Sipas bluve, dyshohet se dy kunetërit janë konfliktua­r me njëri- tjetrin, pasi 71- vjeçari kishte shkuar t'i grabiste paratë. Në kanotierën e viktimës janë gjetur shenja të grisurash, çka tregon se ka pasur një përleshje mes tyre. Dy ditë më parë, autori dhe Gramoz Nako janë parë duke pirë kafen bashkë në qytetin e Korçës. Ndërkohë, mësohet se të hënën në banesën e 57vjeçarit mungonte një shumë prej 13 mijë eurosh, e cila dyshohet se është shuma që kunati i tij i ka marrë gjatë grabitjes. Sipas burimeve të mësipërme, 71- vjeçari Sefedin Zenellari ishte divorcuar dhe kishte dy fëmijë që jetonin jashtë vendit. Ai njihej në qytet si njeri i mbyllur, sidomos pas divorcit. Shokët e 71- vjeçarit e përshkruaj­në Zenellarin si një njeri shumë të qetë, që nuk shkaktonte probleme. Në një prononcim për mediat, një shok i tij tha se Zenellari refuzonte që të pranonte se ishte ndarë nga bashkëshor­tja, por thoshte se gruaja kishte ikur në Amerikë, te vajza. Ishte shumë njeri i qetë, ne e kishim shumë shok. Ishim në Voskopojë para një javë. Hanim e pinim bashkë. Madje, para një jave na tha që të shkonim të ndiznim qiri në kishë, por unë s'shkova. Ishte shok shumë i mirë. Ka qenë shumë njeri i qetë dhe i thellë, nuk hapej me shoqërinë. Ishte i ndarë me të shoqen. Një djalë e ka në Greqi dhe një vajzë e ka në Amerikë. Edhe gruaja kishte shkuar tek vajza në Amerikë. Unë e pyesja për gruan, por thoshte sa ka shkuar tek goca, nuk tregonte se ishte i ndarë. Ndërsa për marrëdhëni­en me kunatin, nuk di gjë sepse nuk tregonte asgjë", tha ai.

 ??  ??
 ??  ?? Viktima Gramoz Nako
Viktima Gramoz Nako
 ??  ?? Autori Sefedin Zenellari
Autori Sefedin Zenellari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania