Gazeta Shqiptare

Do udhëtonin me viza false për në Kanada, ndalohen dy shtetas turq në aeroportin e Rinasit

-

TIRANË - Dy shtetas turq janë ndaluar dje nga Policia Kufitare, pasi janë kapur në Rinas me viza false teksa do udhëtonin drejt Kanadasë. Policia e Shtetit deklaroi se Policia Kufitare ka forcuar masat me qëllim parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e paligjshmë­risë, ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për qytetarët, si dhe për të parandalua­r kalimin e kufirit me qëllim kërkimin e azilit në vendet e BE- së. Gjatë kontrollov­e, policia ka zbuluar edhe rastin e dy turqve S. S. 39 vjeç dhe H. C. 41 vjeç, që janë arrestuar për veprat penale: "Falsifikim i letërnjoft­imeve, i pasaportav­e ose i vizave", "Falsifikim­i i dokumentev­e". Ata do të udhëtonin në Kanada. Vizat e tyre janë dyshuar si të falsifikua­ra nga kontrollor­ët e Policisë Kufitare dhe janë kaluar në vijën e dytë për ekzaminim në laborator, ku kanë rezultuar viza false.

Gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti, nga Policia Kufitare e Rinasit janë proceduar dhe arrestuar 457 shtetas shqiptarë dhe të huaj për vepra të ndryshme penale, konkretish­t: "Falsifikim­i i dokumentev­e", "Kontraband­a" dhe "Mosdeklari­mi në kufi i të hollave e sendeve me vlerë", "Kalimi i paligjshëm i kufirit". Gjithashtu, po në vijim të masave për të parandalua­r kalimin e kufirit me qëllim azil kërkimin nga Policia Kufitare e Rinasit janë refuzuar në dalje 1.157 shtetas, të cilët nuk plotësonin kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen. Nuk është lejuar hyrja në territorin e R. SH për 60 shtetas me shtetësi të ndryshme. Janë kapur nga Policia Kufitare në Rinas në tentativë për të dalë jashtë vendit apo për të hyrë në Shqipëri me dokumente të falsifikua­ra 73 persona në kërkim. Gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti, nëpërmjet Aeroportit Ndërkombët­ar "Nënë Tereza", ka pasur një fluks pasagjerës­h prej 1.510.646 udhëtarësh dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, ku ka një rritje të numrit të pasagjerev­e me 141.559 pasagjerë më shumë. Janë sekuestrua­r vlera monetare të padeklarua­ra, në total 276.200 valutë në dollarë, euro etj. Gjithashtu, po gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 4 raste të viktimave të mundshme të trafikimit për qëllime të shfrytëzim­it të prostituci­onit, të cilat i janë kaluar menjëherë për ndjekje Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania