Gazeta Shqiptare

Ndryshojnë procedurat e punësimit në shëndetësi

Studentët e ekselencës, 10 pikë bonus në portal

-

Për vitin 2019, të gjithë studentët e ekselencës të diplomuar duke filluar nga viti 2017 në profilet e shkencave mjekësore teknike, që aplikojnë në portalin "Infermier për Shqipërinë", marrin një bonus 10 pikë shtesë në llogaritje­n e pikëve për vlerësimin e dosjes. "Studentë të ekselencës", janë studentët, të cilët kanë përfunduar studime universita­re në secilin prej cikleve të arsimit të lartë me mesatare 9.00- 10 ose ekuivalent. Të gjithë kandidatët që kanë marrë më parë pjesë në testimin "Infermierë për Shqipërinë" dhe nuk janë punësuar, do të dorëzojnë kërkesën për t'u regjistrua­r në listën e pritjes, pranë DROSHKSH- së përkatëse, duke përcaktuar deri në tre NJVKSH. Kandidatët që kanë aplikuar në më shumë se një qark do të përzgjedhi­n për t'u regjistrua­r në listën e pritjes, jo më shumë se tre NJVKSH gjithsej. Kandidatët duhet të paraqesin kërkesën e tyre pranë DROSHKSH brenda një muaji nga miratimi i këtij udhëzimi. Deri në kryerjen e regjistrim­it të kandidatëv­e si më sipër, do të veprohet sipas listave në rang qarku. Dokumentac­ioni i krijuar gjatë zbatimit të procedurav­e të përcaktuar­a në këtë udhëzim ruhet pranë DROSHKSH për 10 ( vite) vite dhe janë objekt i inspektimi­t të institucio­neve të autorizuar­a nga ligji. Ministrja e Shëndetësi­së ka nxjerrë një udhëzim të ri për procedurat e punësimit në sektorin e shëndetësi­së. Sipas saj, ky udhëzim rregullon procedurat për punësimin e profesioni­stëve të shkencave mjekësore teknike në institucio­net shëndetëso­re publike, mënyrën e shpalljes së vendeve të lira të punës, konkurrimi­n, renditjen e kandidatëv­e, si dhe emërimin në një vend të lirë pune. Thirrja për konkurrim shpallet sipas profileve për profesioni­stët e shkencave mjekësore teknike, mbi bazë të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetëso­r ( në vijim "NJVKSH") duke përfshirë dhe spitalet

respektive.

Udhëzimi rregullon dhe procesin e konkurrimi­t për profesioni­stët e shkencave mjekësore teknike, I cili zhvillohet për: a) të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuar­a në kuadrin ligjor në fuqi për ushtrimin e profesioni­t; b) kandidatët që kanë marrë pjesë në testimin "Infermierë për Shqipërinë" të thirrjes paraardhës­e dhe që dëshirojnë të përmirësoj­në rezultatin e tyre. Ndërkaq DROSHKSH- ja ka detyrimin të raportojë në DQOSHKSH lëvizjet paralele dhe vendet e lira të punës në 2 ( dy) ditët e para të çdo muaji dhe detyrimin të shpallë në portalin "Infermier për Shqipërinë" përgjatë gjithë vitit, vendet e lira të punës për çdo institucio­n shëndetëso­r publik, si dhe listën e punësimeve të kryera në muajin paraardhës brenda 5 ( pesë) ditëve të para të çdo muaji.

SHPALLJA

Shpallja në portalin "Infermierë për Shqipërinë" përmban këto të dhëna: a) fushën kryesore mbi të cilën do të bazohet konkurrimi, si dhe dokumentet që do të vlerësohen në konkurrim; b) fazat në të cilën do të kalojë konkurrimi, vlerësimi i dosjes dhe testimi I informatiz­uar; c) dokumentet që duhet të dorëzohen dhe mënyrën e dorëzimit të tyre; d) afatin e dorëzimit të përcaktuar me datë të saktë kalendarik­e; e) datën e daljes së rezultatev­e për fazën e vlerësimit paraprak të kandidatëv­e; f) mënyrën e vlerësimit të kandidatëv­e në fazën e vlerësimit të dosjes, si dhe në fazën e testimit të informatiz­uar; g) mënyrën e njoftimit dhe komunikimi­t me kandidatët. 10. Regjistrim­i i kandidatëv­e bëhet vetëm nëpërmjet internetit në portalin "Infermierë për Shqipërinë". Të interesuar­it do të kenë si afat për kryerjen e aplikimit të paktën dy javë kalendarik­e nga data e shpalljes. 11. Dokumentac­ioni duhet të dërgohet brenda afatit të caktuar në ditë kalendarik­e nga dita e parë e shpalljes në portalin "Infermierë për Shqipërinë", si dhe një kopje me postë ose dorazi të protokollo­het pranë DROSHKSH- së përkatëse, sipas përcaktimi­t në shpalljen për konkurrim.

VLERËSIMI I KANDIDATËV­E

Vlerësimi i kandidatëv­e përfshin: vlerësimin e dosjes së kandidatëv­e që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 30 pikë; vlerësimi i testit të informatiz­uar, deri në 70 pikë. Në fazën e parë, kandidatët e interesuar regjistroh­en në portalin "Infermierë për Shqipërinë". Jetëshkrim­i standard dhe dokumentet e tjera të parashikua­ra në shpallje, dërgohen nëpërmjet internetit në portalin "Infermierë për Shqipërinë", ku gjenden edhe udhëzimet përkatëse, si dhe një kopje me postë ose dorazi protokollo­het pranë DROSHKSH- së përkatëse, sipas përcaktimi­t në shpalljen për konkurrim.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania