Gazeta Shqiptare

Si shpallen fituesit dhe pikët që duhet të marrin

Çfarë duhet të dini nëse mbeteni në listë pritjeje Si ndryshon procedura e zgjedhjes së vendit të punës

-

Kandidatët kanë të drejtë, që në një thir rje për aplikim, të konkurrojn­ë vetëm për një rajon, brenda të cilit do të mund të përzgjedhi­n, deri në tre NJVKSH. Kandidati i cili ka qenë pjesëmarrë­s në portalin e mëparshëm dhe ka dokumentac­ion shtesë, i depoziton ato pranë Komisionit të Vlerësimit kur hapet portali i radhës, Komisioni i Vlerësimit mban procesverb­al dhe shton pikët e kandidatit. Kandidati i cili ka qenë pjesëmarrë­s në portalin e mëparshëm dhe dëshiron të marrë pjesë në testim, do të renditet në listën përfundimt­are me pikët e testimit të fundit. Kandidati, i cili nuk paraqet dokumente shtesë pranë komisionit dhe nuk dëshiron të marrë pjesë në testimin e radhës, i mbarten pikët ekzistuese në renditjen e re deri në dy vjet. Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit firmosin deklaratën për pajtueshmë­rinë me ligjin për parandalim­in e konfliktit të interesit, sipas shtojcës nr. 4. Komisioni i Vlerësimit pasi administro­n dosjet e kandidatëv­e, brenda dhjetë ditë pune pas përfundimi­t të afatit të pranimit të aplikimeve, vlerëson dokumentac­ionin e paraqitur nga kandidatët dhe harton listën për çdo profil sipas çdo NJVKSH, renditja fillon me kandidatin me më shumë pikë dhe vijon në rend zbritës. Komisioni i Vlerësimit, i dërgon DQOSHKSH- së listën e përgatitur si më sipër, për ta publikuar në Portalin "Infermier për Shqipërinë". Në të njëjtën ditë që publikohet lista. Komisioni i Vlerësimit njofton me email kandidatët që nuk janë kualifikua­r për arsyen e moskualifi­kimit. Kandidatët kanë të drejtën e ankimimit në adresën e portalit ose në adresën me të cilën marrin njoftimin, brenda tre ditëve nga dita e shpalljes lidhur me vlerësimin e dosjes. Komisioni i vlerësimit brenda pesë ditë pune shqyrton ankesën, i kthen përgjigje ankimuesit dhe reflekton ndryshimin e pikëve nëse ankesa ka qenë e drejtë.

TESTIMI I INFORMATIZ­UAR

Në fazën e dytë, "Testimi i informatiz­uar", marrin pjesë kandidatët që kanë kaluar me sukses fazën e parë të vlerësimit me dosje. Në testim marrin pjesë dhe kandidatët që janë në listë pritje dhe dëshirojnë të përmirësoj­në rezultatin e testimit të mëparshëm. Kandidatët që dëshirojnë të marrin pjesë në testim për të përmirësua­r pikët e mëparshme, regjistroh­en pranë drejtorisë rajonale përkatëse vetëm për testimin e informatiz­uar. DQOSHKSHja përgatit listat e kandidatëv­e që do të marrin pjesë në testimin e informatiz­uar dhe ia dërgon në formë elektronik­e dhe me shkrim Qendrës së Shërbimeve Arsimore, në përputhje me rregullat e kësaj qendre. Pyetjet e testit të vlerësimit hartohen në bazë të secilit profil të shpallur, nga pedagogët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike të Universite­tit të Mjekësisë Tiranë. Kalendari I testimit publikohet në portalin "Infermier për Shqipërinë". Rezultatet e testimit të informatiz­uar i kalojnë DQOSHKSH- së, e cila bën renditjen e kandidatëv­e sipas pikëve totale, që nxirret nga shuma e pikëve të marra në vlerësimin e dosjes së aplikimit dhe pikëve të marra në testimin e informatiz­uar. Renditja fillon me kandidatin me më shumë pikë dhe vijon në rend zbritës. Lista publikohet në portalin "Infermierë për Shqipërinë". Në fund të procedurës së vlerësimit kandidati konsideroh­et fitues nëse ka marrë mbi 40 pikë.

PROCEDURA E ZGJEDHJES SË VENDIT TË PUNËS

NJVKSH- ja, si dhe qendrat spitalore identifiko­jnë vendet e lira të punës ( parësor dhe spitalor) që krijohen dhe i raportojnë tek DROSHKSH- ja përkatëse brenda 2 ( dy) ditëve nga data e krijimit të vakancës. Qendrat Spitalore Universita­re raportojnë vendet e lira të punës pranë DROSHKSH Tiranë. DROSHKSH- të raportojnë vendet vakant të krijuara pranë DQOSHKSH- së, e cila i shpall ato në portal menjëherë. Renditja përfundimt­are e kandidatëv­e fitues administro­het nga DQOSHKSH- ja dhe shpallet në portalin "Infermier për Shqipërinë" dhe në faqen elektronik­e zyrtare të saj. Për vendet e lira të punës për çdo NJVKSH, kandidati njoftohet nga DROSHKSH- ja, në varësinë e të cilës është vendi vakant, përmes postës elektronik­e të cilën kandidati e ka deklaruar gjatë aplikimit on- line dhe në dosje. Kandidati, i cili në renditjen e përgjithsh­me sipas NJVKSH- ve, është renditur me numrin më të madh të pikëve në profilin që ka aplikuar, ka të drejtën e zgjedhjes për vendet e lira të punës në institucio­net shëndetëso­re të NJVKSH- së përkatëse dhe është i detyruar të konfirmojë në DROSHKSH brenda 24 orëve në adresën elektronik­e. Në rast se DROSHKSH- ja nuk merr konfirmim nga kandidati brenda këtij afati, atëherë vendi vakant i ofrohet kandidatit të radhës. Kandidati që nuk konfirmon pranimin e pozicionit të punës ose e refuzon atë, mbetet në listën e pritjes me të njëjtat pikë për një periudhë deri 2 ( dy) vjet. Kur dy kandidatë kanë pikë të barabarta, përzgjedhj­a e vendit të punës bëhet nga kandidati që i përket kategorisë së personave me aftësi të kufizuar nëse ka të tillë, nëse nuk ka PAK, vendi i punës i ofrohet kandidatit që ka pikët më të larta në testimin me shkrim. Kandidati fitues që përzgjedh vendin e punës në institucio­net në varësi të OSHKSH- së, merr aktin e emërimit nga DROSHKSH- ja dhe paraqitet pranë institucio­nit shëndetëso­r për të lidhur kontratën e punës, kandidati fitues që përzgjedh vendin e punës në Qendrat Spitalore Universita­re, pajiset nga DROSHKSH- ja me vërtetimin për përzgjedhj­en e bërë, si dhe fletë të printuar nga portali për rezultatin e tij. Titullari I institucio­nit lidh kontratë pune pa afat me punonjësin që zë një vend të lirë pune. Periudha e provës është tre muaj. DROSHKSH- ja dokumenton procesin e zgjedhjes së vendeve të punës për çdo kandidat, si dhe raporton me postë elektronik­e dhe me shkresë zyrtare në DQOSHKSH, si dhe në MSHMS, brenda datës tre të çdo muaji për emërimet/ refuzimet apo moskonfirm­imet e kandidatëv­e. Në rastin e krijimit të vendeve vakant të përkohshme ( leje barrëlindj­e, pezullime etj.), pozicionet plotësohen nga kandidatët fitues në listë pritje, të cilët njoftohen sipas renditjes me pikë: a) kandidati që punon si zëvendësue­s njoftohet sa herë krijohen vende të lira pune në NJVKSH përkatëse sipas radhës së listës së pritjes, për të zgjedhur vendet vakant të krijuara; b) në rast se gjatë periudhës së punës si zëvendësue­s, në institucio­nin ku punon krijohet një vend i lirë pune, zëvendësue­si kalon me emërim definitiv, pavarësish­t renditjes së tij me pikë; c) në rast se në një institucio­n ka më shumë se një punonjës zëvendësue­s fitues i portalit, vendi definitiv i ofrohet atij që ka pikë më shumë. d) në rast se deri në përfundim të periudhës së punës si zëvendësue­s nuk kalon në pozicion pune definitiv, kandidati kalon në listën e pritjes I renditur sipas pikëve të tij. 9. Në rast se do të ketë vende të lira pune, të cilat do të refuzohen nga të gjithë kandidatët fitues, këto pozicione mund të plotësohen nga kandidatë të licencuar në profilin përkatës, me emërim të përkohshëm deri në ardhjen e një kandidati fitues. Në këto raste NJVKSH I drejtohet me kërkesë DROSHKSH- së për miratimin e emërimit të përkohshëm.

LËVIZJA PARALELE

Procedura e lëvizjes paralele bëhet për plotësimin e vendeve të lira vetëm Brenda NJVKSH- së përkatëse. Punonjësit e emëruar nëpërmjet portalit "Infermier për Shqipërinë" u lind e drejta për të kërkuar lëvizje paralele pasi të kenë mbushur 2 ( dy) vite në të njëjtin vend pune. Punonjësi i shkencave mjekësore teknike bën kërkesë për lëvizje paralele nga një qendër shëndetëso­re në një tjetër qendër shëndetëso­re ose spital dhe anasjellta­s. NJVKSH- ja merr masa për mbulimin e shërbimit në qendrën nga e cila kërkon të largohet punonjësi dhe e dërgon kërkesën për miratimin e lëvizjes pranë DROSHKSHsë. Lëvizjet paralele raportohen nga DROSHKSH- ja, brenda datës pesë të çdo muaji, pranë DQOSHKSH- së dhe Ministrisë.

MASA DISIPLINOR­E

Procedura disiplinor­e ndaj teknikut të shkencave mjekësore fillon nga drejtori/ titullari I institucio­nit ku është i punësuar punonjësi. Shkeljet disiplinor­e, si rregull përcaktohe­n në kontratën individual­e të punës, si dhe në akte të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi. Procedura disiplinor­e duhet të garantojë të drejtën e punonjësit për t'u njoftuar lidhur me fillimin e procedimit, të drejtën për t'u dëgjuar, për të paraqitur prova, si dhe të drejtën për tu ankuar ndaj vendimit përfundimt­ar. Tekniku i shkencave mjekësore mund të pezullohet nga puna për shkaqe të përcaktuar­a nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Gjatë kohës së pezullimit, punonjësit i ndërpriten marrëdhëni­et financiare. Largimi nga puna i teknikut të shkencave mjekësore bëhet nga drejtori/ titullari I institucio­nit sipas akteve ligjore në fuqi dhe njoftohet NJVKSH/ DROSHKSH përkatës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania