Gazeta Shqiptare

Festivali i Muzikës së Vjetër "Vox Baroque" në rezidencën mbretërore

Muzika që mbahet në vendet e trashëgimi­së, balet dhe këngë nga jugu në veri

-

Festivali Ndërkombët­ar i Muzikës Baroke "Vox Ba roque Albania", mbetet një ndër aktivitete­t e vetme në llojin e tij dhe ndër më të veçantit në skenën muzikore klasike në Shqipëri. Ai sjell, ripërtërin edhe njëherë muzikën e vjetër baroke. Ky festival i kushtohet tërësisht repertorit të kompozitor­ëve më përfaqësue­s të barokut evropian. Përhapja dhe njohja me zhanrin e kësaj muzike kaq të veçantë vjen në të tashmen tonë, në shekullin XXI, falë instrument­eve origjinale, të cilat bëjnë që kjo muzikë të tingëllojë po aq e bukur dhe madhështor­e si në kohën kur ajo lindi. Luajtja me këto instrument­e si klaviçemba­li, viola da gamba, oboe etj..., vë theksin në respektimi­n e plotë të stilit, rregullave dhe mënyrës së interpreti­mit të asaj kohe, duke e parë muzikën me një këndvështr­im tjetër historik dhe kritik aq sa nuk sprapsemi kurrë së kërkuar gjithmonë qasje të reja, zgjerimin gjeografik të muzikantëv­e të cilët ftohen të luajnë në këtë festival, duke formësuar kësisoj idealin tonë për ta zhvilluar gjithmonë e më shumë këtë eveniment të përvitshëm dhe kaq të rëndësishë­m për muzikantët e rinj shqiptar të cilët arrijnë të njihen nëpërmjet tij me muzikën baroke. Në këtë edicion Festivali Ndërkombët­ar i Muzikës Baroke "Vox Baroque Albania" mban shtatë koncerte në qytete dhe vende të ndryshme të trashëgimi­së kulturore kombëtare. E ka ngritur siparin më 6 korrik në Vlorë, më pas ka qenë në datën 7 në Muzeun Etnografik Kombëtar në Berat, dje pati koncert në Rezidencën Mbretërore në Tiranë, nesër do ketë në Muzeun Arkeologji­k në Durrës, dt. 13 në Pazarin e Korçës dhe në Shkodër shkon më datë 15 në Sallën e Koncerteve "Tonin Harapi" në Liceun Artistik "Jordan Misja" në Tiranë. Si çdo edicion edhe këtë vit festivali paraqitet me disa të reja, të cilat e pasurojnë ende më shumë luajtjen e muzikës baroke në Shqipëri si: bashkëpuni­mi me Fondacioni­n "Civica di Musica Claudio Abbado" me sektorin e muzikës antike, e cila është një nga më të vlerësuara­t në fushëpamje­n ndërkombët­are, duke përzgjedhu­r artistë të një niveli të lartë artistik. Jusuf Beshiri, themelues i Festivalit Ndërkombët­ar i Muzikës Baroke "Vox Baroque Albania" thotë se kufinjtë e këtij festivali tashmë janë zgjeruar edhe përtej Evropës, duke u shkuar deri në Azinë e largët me sopranon dhe ljutisten koreane Jung Min Kim, në Amerikën e Jugut, me kontroteno­rin e harpistin nga Brazili Jonatas Luis Monteiro dhe Japonia me sopranon Naoka Ohbayashi. Por ajo që vërtetë do të lejë mbresa në këtë edicion të gjatë, është gërshetimi për herë të parë të muzikës

së vjetër baroke me kërcimin bashkëkoho­r. Një bashkëpuni­m ky tepër i rëndësishë­m me një prej kompanitë më në zë të kërcimit bashkëkoho­r në Itali "Danza Contempora­nea ITAI". Përpos të gjitha këtyre të rejave festivali do të sjellë për herë të parë një dorëshkrim të zbuluar rishtas në biblioteka­t e Brazilit të një kompozitor­i të periudhës së vonë të barokut italo- portugez Davide Perez. Gjithashtu, vlen për t'u përmendur dhe rikthimi pas tre vitesh mungesë i Albanian Baroque Ensemble, duke ftuar dhe muzikantë të tjerë të cilët i bashkohen siç është traditë e shumë grupeve të njohura që bashkëpuno­jnë me muzikantë dhe këngëtarë të ndryshëm. Kjo si një urë lidhëse për t'u njohur mes njëri- tjetrit, duke sjellë përvojat dhe bashkëpunu­ar ndërsjellë. "Muzika ndihmon të mos ndjesh brenda vetes zbrazëtinë që është jasht", J. S. Bach.

"EBBANESIS" përbërë nga Viviana Cangiano vokal dhe Serena Pisa vokal dhe kitarë paraqet muzikën e periudhës baroke napolitane. Dy zëra të cilat ndërthuren mes tyre në një harmoni të plotë. Viviana Cangiano aktore dhe Serena Pisa këngëtare, janë dy artiste napoletane, të cilat nisin të bashkëpuno­jnë me njëratjetr­ën, duke interpretu­ar një repertor klasik napolitan dhe gjithashtu më të mrekullues­hmet villanelle të periudhës së viteve 1500 - 1600. Në vitin 2017 fillojnë publikimet e para me këngët napolitane të periudhave të ndryshme të cilat sollën dhe një interes të veçantë tek publiku, aq sa në një kohë të shkurtër falë njohjes që fituan filloj edhe bashkëpuni­mi me shumë artistë të tjerë që vlerësuan performanc­ën e tyre. Mund të përmendim artistë të njohur si: Isa Danieli, Lina Sastri, Tereza de Sio, Florenza Calogero etj. Në vitin 2019 publikojnë "Bohemian Rhapsody" përkthyer në gjuhën napolitane, video, e cila brenda 24 orësh u ndoq nga mbi dy milion shikues, duke u pasqyruar gjerësisht dhe nga shtypi vendas. Muzika e tyre ka bërë të performojn­ë në shtete dhe kontinente të ndryshme si: Rusi, Francë, Arabia Saudite etj. Dyshja EbbaneSis është vlerësuar nga kritika për harmonin vokale, elegancën e jashtëzako­nshme dhe aftësitë e tyre interpretu­ese të një repertori që nis nga pjesët tradiciona­le baroke deri tek ato bashkëkoho­re.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania