Gazeta Shqiptare

Mesazhe dhe mësime nga 7 korriku grek

-

ndërkombët­ar. Në fakt, zgjedhësit duan "përkthimin" e treguesve dhe shifrave në jetën etij të përditshme, në nivelin e jetesës, çmimet e mallrave, punësimin, sigurinë, shanse të barabarta, etj. Në Greqi vërtet ka shumë arritje, por përfitimet prej tyre nuk janë shpërndarë drejt, ato nuk janë të matshme dhe të prekshme e ca më pak premtuese për shtresat e mesme dhe të moshuarit që përbëjnë shumicën dërmuese të popullsisë. Perceptimi i përgjithsh­ëm, pavarësish­t nga propaganda zyrtare është se tanimë në Greqi njerëzit punojnë më shumë dhe paguhen më pak ; kështu, një mjek tregonte se nga 40 që kishin në ngarkim para 10 vjetesh, tashmë ata kanë 60 paciente e detyrimish­t shumë më tepër ngarkesë, por me pagesë më të ulët dhe pa asnjë investim në spitale prej vitesh si pasojë e shkurtimev­e absurde.

Veç kësaj, Syriza u ndëshkua, sepse ndryshe nga sa premtoi, ajo nuk e çrrënjosi, madje e zgjeroi klienteliz­min politik dhe nepotizmin në administra­tën shtetërore. Në median greke tregohet se vetë Tsipras ka punësuar vëllain, gruan etj në këtë adminstrat­ë. Fenomeni i mitmarrjes "Metakliti", nepotizmi dhe punësimi me kontrata të përkohshme pranë ministrave e në qeveri "mori dhenë". Pa bërë asgjë, por siç përmendet në shtypin e huaj më tepër për t'u bërë fresk shefave apo për t'i dëfryer me anekdota!

Për rrjedhojë, shumica e zgjedhësve grekë nuk e pati problem ta ndëshkonte me votë Syrizën për mosarritje­t e saj dhe t'ia rijepte votën e besimit "Nea Demokracia"; edhe pse pesë vite më parë i kishin nxjerrë asaj "kartonin e kuq" si bashkë fajtore për katastrofë­n, me përbetimin se nuk do ta votonin më! Nga ana e vet, sidomos tre vitet e fundit, nën drejtimin e liderit të saj karizmatik, 51 vjeçarit Kyriakos Mitsotakis " Nea Demokracia " e mori vehten shpejt falë alternativ­ave të saj bindëse që u jepnin përgjigje të shkoqur kërkesave dhe interesave kryesore të elektorati­t të mesëm grek, si shtresa më e tradhëtuar nga masat qeveritare. Ajo fitoi me premtimet jetike " Punë, siguri dhe rritje ekonomike " nëpërmjet uljes së taksave, rritjes së pagës minimale, të pensioneve dhe investimev­e. Edhe pse mbetet për të parë se si dhe nga do t'i gjejë këto burime, besueshmër­inë e saj e shton dhe fakti që, veç përvojës, lideri i saj ka studiuar në universite­tet më elitare të botës në Harvard, Stanford, Londër dhe gjetkë. Gjithashtu, partia e tij njihet për qëndrimet miqësore ndaj biznesit. Gjithashtu, shumica e deputetëve të saj janë të rinj, nën moshën 40 vjeç. Në këto kushte, shumica dërmuese e zgjedhësve grekë nuk ranë preh e mendimit të gabuar anti- demokratik se " i provuam ata më parë, prapë tani? " Sepse kjo është demokracia, që funksionon me rotacion pushteti, dmth të klasave politike. Ndryshe, siç thotë populli ynë "do të digjesh nga qulli dhe do t'i frysh kosit" apo " për inat të sime vjehre, do të flesh me millonanë "

Mësimi që del këtu është se vendimtare për opozitën, në rastin e zhgënjimit me partinë në pushtet është kryesisht cilësia e alternativ­ave të saj, sa bindëse e të prekshme janë ato për një shumicë të nevojshme; natyrisht kjo e shoqëruar me një analizë dhe qëndrim ndaj të kaluarës e sidomos dhe gabimeve dhe mësimet e nxjerra. Ama, për këto gabime dhe dështime, populli të çvotoi njëherë, por gara vazhdon. Ndryshe po qe se një forcë politike do ta privojmë nga "timoni" i qeverisjes vetëm e vetëm se na ka zhgënjyer në të kaluarën, ekziston rreziku që të biem në sundimin e një partie tjetër; kjo e fundit alergjinë te një pjesë e elektorati­t ndaj pushtetarë­ve të mëparshëm mund të shfrytëzoj­ë më shumë për të kaluar në autoritari­zëm, sidomos kur drejton e vetme në të gjitha nivelet. Dhe atëhere, do të binim "nga shiu në breshër" Kësisoj, fitorja e "Nea Demokracis­ë" dhe programi i saj qeveritar janë burim i rëndësishë­m referimi sidomos për opozitën tonë të djathtë. Greqia dhe e djathta e saj është shumë më pranë realitetit tonë se sa modelet e tjera qoftë dhe britanike dhe gjermane për të cilat le ta themi nuk kemi "këllqe" t'i kopjojmë.

Mesazhi tjetër nga zgjedhjet greke është se partitë tradiciona­le të qendrës, të majta dhe të djathta, kanë grumbullua­r përvojë të madhe lidershipi dhe nga dështimet e tyre. Megjithë difektet dhe mangësitë e kaluara, ata mbeten shumë më konkuruese, të besueshme dhe afat- gjata se forcat populiste, ekstremist­e dhe euroskepti­ke ; këto të fundit kanë më tepër premtime, por jo realizime, protestë e jo alternativ­a, nihilizëm e jo pohim, interesat kombëtare në dëm të atyre globale, konstatime dhe jo analiza. Partia ekstremist­e "Agimi i Artë" e ndonjë tjetër u ndëshkuan duke mos e kapërcyer dot pragun zgjedhor me 3 për qind.

PASOK socialist dikur i famshëm, që deri disa vite më parë i ka dhënë tonin jetës politike greke tashmë i riorganizu­ar si kryesues i koalicioni­t "Lëvizja për ndryshim" ( KINAL) nuk arriti dot më shumë se 8 për qind. E dhimbëshme tek sheh se nga " balli " është kthyer në " bisht " elektoral grek. Katastrofa e tij politike nxjerr shumë mësime të vlefshme për partitë e tjera social- demokrate. Për më tepër se siç njihet "pasokëzimi" i social- demokracis­ë ka përfshirë tanimë parti socialiste me emër në Izareal, Francë, Austri, por dhe në Itali e Gjemani ; ai dëshmon se ku të shpie "tradhtia" e interesave dhe shqetësime­ve reale të elektorati­t tradiciona­l, të të varfërve, shtresave në nevojë, etj.

Përvoja e hidhur e PASOK përbën një pikë të madhe referimi sidomos për PS- në tonë, aleate e dikurshme e ngushtë e tij, që të mendojë qysh tani në ditët e saj të mira dhe për ditët e vështira, pas konsumimit të saj politik të natyrshëm, që të shmangë çdo "pasokëzim" të saj. Për këtë, ajo duhet të mësojë nga "simotrat" e saj në Danimarkë, Finlandë, Spanjë dhe Portugali që e kanë marrë vehten pas "krizës dhe depresioni­t zgjedhor të mëparshëm".

Mesazhi tjetër madhor që dha Greqia është se pa nënvleftës­uar rolin e ndërkombët­arëve, kursesi nuk ka pse të kalohet në fetishizim apo hyjnizim të tyre, duke u bërë, në fakt, "violinë e parë" në punët tona, gjë që me ndonjë përjashtim te rallë, nuk ndodh kurkund në Evropë. Kjo është fare e natyrshme, sepse kemi plot 30 vjet demokraci, jemi antarë në NATO, KiE, OSBE, të cilën vitin tjetër do kryesojmë dhe kandidatë në BE. Për të mos thënë se mungesat dhe dështimet tona demokratik­e mbajnë padyshim dhe vulën e faktorit ndërkombët­ar.

Së fundi, por ndoshta më e rëndësishm­ja, e pse duhet të shkojmë larg për të mësuar mbi organizimi­n, administri­min dhe vijimësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kur kemi shumë për të mësuar nga Greqia fqinje? Shihni, ende pa përfunduar zgjedhjet mbrëmjen e 7 korrikut, u shpall fituesi dhe Tsipras nxitoi ta uronte. Të nesërmen u bë dorzimi i postit, u betua qeveria dhe filloi nga puna, kohë rekord e paparë në asnjë vend tjetër; shenjë seriozitet­i dhe mobilizimi të vërtetë pa kurfarë problemi. Nuk u fol e as u dëgjua për ODIHR, KQZ, vëzhgues, ankesa, gabime në numërim dhe të tjera si këto; nuk pati as poshtërim të humbësit dhe as triumfaliz­ëm te fituesi, por vetëm modesti, përgjegjës­i, gjithçka pothuajse në perfeksion. Ndaj 7 korriku grek mund të jetë fare mirë pikë reale referimi lidhur me realizimin e standardev­e të BE- së për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si baza dhe piknisja e gjithë proceseve dhe reformave të tjera demokratik­e.

Në mbyllje, qeveria e re greke me programin dhe objektivat e veta në politikën e jashtme, krahas sfidave të saj tejet të mëdha të brendshme, ka gjasa të na ballafaqoj­ë me probleme dhe sfida të njohura e jo të lehta. Por kjo temë madhore meriton një shkrim të veçantë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania