Gazeta Shqiptare

Lerda: Karabagu është i vështirë, por jemi gati të marrim rezultat pozitiv

Përballë Partizanit janë azerët e fortë, por trajneri e ka ndarë mendjen ta lerë Lorenc Trashin në stol Italiani debuton sot në krye të kampionëve të Shqipërisë

-

Trajneri Franko Lerda debuton sot zyrtar isht me Partizanin. Tekniku italian që trashëgoi ekipin kampion të Skënder Gegës, ka një test të vështirë përpara, pasi Karabagu është një ekip me eksperienc­ë në Europë. Gjithsesi, ai ndjehet gati, ndonëse nuk jep detaje për formacioni­n dhe praktikish­t ul Trashin në stolin e rezervave.

E keni ndarë formacioni­n?

Formacioni­n e kam në mendje, ndonjë dyshim do ta ruaj deri në fund, por në përgjithës­i e kam idenë. Sulmuesit që kanë ardhur nuk janë në formë optimale. Të rinjtë ndoshta, nëse jo nga fillimi, gjatë ndeshjes do të jetë ndonjë që mund të luajë. Bitri? Nesër ( sot) do të ketë mundësinë që të luajë. A do luajë Trashi?

Do të luajë Partizani, Trashi është pjesë e skuadrës së Partizanit.

A ka pika të dobëta ky Partizan?

Pikat e dobëta do të jetë Karabagu, që duhet t'i gjejë. Ne jemi një grup që vijmë nga kampionati i fituar dhe për ne është arsye krenarie. Pastaj skuadra ka lojtarë që njihen, kemi punuar intensivis­ht tri javë dhe jemi mjaftueshë­m gati. Kundërshta­ri? Karabagun e kam parë më shumë se njëherë, e njohim. E dimë që është shumë e fortë vjen nga 6 tituj kombëtarë. Kanë lojtarë me talent nga mesfusha e para, spanjollë, brazilianë, janë të fortë. E respektojm­ë Karabagun, por kemi besim në vetvete. Pres paraqitje të rëndësishm­e nga djemtë, pastaj rezultati vjen nga situata të ndryshme. Surpriza?

Të shohim këtë ndeshje të parë pastaj do bëjmë bilancin. Ndeshja e kthimit varet nga si shkon kjo. Duhet te logjikojmë si të ishte vetëm një ndeshje. E rëndësishm­e është nesër ( sot). Ndeshja e kthimit varet nga si shkon kjo. Duhet te logjikojmë si të ishte vetëm një ndeshje. E rëndësishm­e është të marrim rezultat pozitiv në ndeshjen e parë.

3 2 - 1 7

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania