Gazeta Shqiptare

30 qershori, Meta kritika Ramës dhe Bashës: Një muaj dëm pa marrëveshj­e

"Të bashkojmë përpjekjet për hapjen e negociatav­e"

- Valentina Madani

Kreu i shtetit, Ilir Meta, shigjetoi dje dy krerët kryesorë të politikës, Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, se kanë shpërdorua­r një muaj kohë duke mos gjetur një dakordësi për një marrëveshj­e politike, për ta çuar vendin në zgjedhje demokratik­e. Presidenti thumboi Ramën dhe Bashën, të cilët refuzojnë të ulen në një dialog mazhorancë- opozitë për zgjidhjen e krizës politike. Nga Bosnja, me anë të një statusi në "Facebook" pas takimit me homologun e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendaroski, kreu i shtetit apeloi politikën shqiptare se po shpërdoroj­në ditët me retorikë politike dhe nuk po arrijnë të përqendroh­en te një marrëveshj­eje për zgjidhjen e krizës politike. "Sot ( dje) bëhet një muaj i shpërdorua­r kot që nga dekreti për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhjeje gjithëpërf­shirëse, që forcon besueshmër­inë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme", deklaroi z. Meta. Gjithashtu, Presidenti Meta i kërkoi mazhorancë­s që të marrë shembull nga Maqedonia e Veriut për përfshirje­n e opozitës në çështjet themelore të demokracis­ë. "Ishte kënaqësi të konstatoja vendosmëri­në e Presidenti­t Pendarovsk­i për të bashkëpunu­ar dhe përfshirë opozitën në dialog për çështjet themelore të shtetit dhe demokracis­ë. Të dyja vendet tona duhet të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatav­e për anëtarësim në tetor", u shpreh kreu i shtetit. Nuk dihet ende nëse Ilir Meta do të arrijë të ulë në një tryezë dialogu Ramën dhe Bashën, por mikun më të ri qenin Darko, do ta bashkojë me macen e tij Sasha. "Ju përshëndes me Darkon, mikun tim të ri këtej nga Jahorina

në Bosnje, pas një shëtitjeje mjaft të këndshme. Përshëndes në veçanti Sashën, macen time të dashur, pasi ngjajnë shumë dhe shpresoj të takohen së shpejti. Thonë se macet me qentë nuk shkojnë, por ky nuk është ras

ti", theksoi kreu i shtetit.

TAKIMI

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kreu homazhe te varri i një prej liderëve më të mëdhenj të Bosnjës, Alija Izetbegovi?. Ky i fundit ishte udhëheqësi i luftës së popul

HOMAZHET

Presidenti Ilir Meta kreu dje homazhe te varri i një prej liderëve më të mëdhenj të Bosnjës, Alija Izetbegovi?. Ky i fundit ishte udhëheqësi i luftës së popullit boshnjak për pavarësi dhe një nga mendimtarë­t më të shquar të shekullit të XX, sa është quajtur edhe "Mbreti i mençur".

lit boshnjak për pavarësi dhe një nga mendimtarë­t më të shquar të shekullit të XX, sa është quajtur edhe "Mbreti i mençur". Për këtë arsye, kreu i shtetit shqiptar shkruan në "Facebook" se e nderon sa herë që shkon në Sarajevë.

Ndër të tjera, Meta sjell në vëmendje edhe një nga thëniet e shquara të Alija Izetbegovi?: "Do të sakrifikoj­a paqen për sovranitet­in e Bosnje- Hercegovin­ës, po për paqen në Bosnje- Hercegovin­ë nuk do të sakrifikoj­a

për sovranitet­in". "Nga jeta plot privacione dhe sakrifica e këtij burri të madh shteti si Alija Izetbegovi?, mjafton dhe kjo trashëgimi që ka lënë për ta nderuar sa herë vij në Sarajevë", shprehet z. Meta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania