Gazeta Shqiptare

Nishani: Nëse merrej parasysh anulimi i zgjedhjeve, situata do zbutej, por s'zgjidhte krizën

"Presidenti, i detyruar që të shpallë një datë të re"

-

Ish- presidenti Bujar Nishani deklaroi dje se Ilir Meta ka qenë i detyruar që të caktojë një datë të re zgjedhjesh, që është 13 tetori. Sipas tij, nëse anulimi i zgjedhjeve në 30 qershor do të trajtohej politikish­t, do të kishte një zbutje të krizës, por jo zgjidhje të saj. "Nëse akti i presidenti­t për anulimin e zgjedhjeve do merrej parasysh dhe do trajtohej politikish­t dhe institucio­nalisht, do të kishte një zbutje të situatë, jo zgjidhje, por zbutje. Fakti që akti i presidenti­t u zhbë, e ka agravuar edhe më tej situatën, e cila për fat të keq do jetë edhe më e vështirë në javët dhe muajt në vijim. Në Shqipëri gjatë shumë viteve janë krijuar precedentë të rrezikshëm në politikë. Presi

denti Meta ka qenë i detyruar që të shpallë një datë dhe për këtë ka dhënë argumentet e tij. Për sa kohë anuloi datën e parë, duhet të shpallte një datë tjetër dhe nga pikëpamja juridike, ai ka përmbushur një detyrim të tij ligjor", tha ish- presidenti në "Top Channel". Nishani, që aktualisht mban postin e kreut të Këshillit Kombëtar në Partinë

NGËRÇI

Nuk bëhet fjalë për të pasur një datë tjetër, për të qenë formale, por për të zgjidhur këtë ngërç institucio­nal, social dhe ligjor që është në Shqipëri", tha Nishani.

Demokratik­e, u pyet nëse më 13 tetor, Lulzim Basha do të marrë apo jo pjesë në zgjedhje dhe nëse PSja refuzon, cili do të jetë reagimi i opozitës. Nishani tha se nuk bëhet fjalë për të konsumuar një datë zgjedhjesh, por për të zhbërë një rrjet kompleksit­eti kulturash, sjelljesh dhe mekanizmas­h, abuzive.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania