Gazeta Shqiptare

"Sfida e vështirë", Basha: Opozita do të sjellë ndryshimin

Kreu i PD: Luftë oligarkëve, kemi pasuri kombëtare aq sa mund të jetojmë në kamje "Qeveria e re do të hapë negociatat me BE- në"

- Valentina Madani

Lulzim Basha është i bindur që vetëm qeveria e re, e cila do të dalë nga zgjedhjet e lira do t'i hapë shumë shpejt negociatat me BE- në. Lideri i opozitës shprehet i vendosur për të vazhduar betejën e nisur për rrëzimin e qeverisë. Kreu i PD- së edhe dje vijoi me ndarjen e momenteve nga protesta e opozitës me 8 korrik, ndërsa shkruan në "Facebook" se shumica absolute e shqiptarëv­e të vendosur në betejën për largimin e Edi Ramës duhet ta dijë se Partia Demokratik­e do t'i prijë aspiratës së tyre për ndryshim. "Ky ndryshim - garanton Basha - nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë çështje fjalësh, por veprash dhe garancish". Në një postim në "Facebook" Basha shprehet se qeveria e re që do të dalë nga zgjedhjet e ndershme, do të hapë negociatat e anëtarësim­it me Bashkimin Europian. Sipas kryedemokr­atit, ekonomia e lirë dhe konkurrenc­a e ndershme do ta nxjerrin vendin nga varfëria. "Shumica absolute e shqiptarëv­e të vendosur dhe mendjendar­ë në betejën për largimin e Edi Ramës dhe regjimit të tij. Duhet ta dinë se PD, opozita e bashkuar e ka dëgjuar dhe do t'i prijë aspiratës suaj për ndryshim. Ky ndryshim nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë çështje fjalësh, por veprash dhe garancish. Së bashku ne do ta kthejmë këtë mazhorancë absolute të refuzimit të regjimit, mazhorancë­n absolute ' Rama ik', në mazhorancë­n kombëtare të ndryshimit të madh për çdo shqiptar. Zgjedhjet e lira e të ndershme do t'i hapin rrugën transformi­mit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, ndryshimit që kërkojnë shqiptarët", deklaroi z. Basha. Lideri i opozitës garantoi se qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negociatat me BE- në, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit. Nisur nga kjo, Lulzim Basha premtoi se do t'i prijë aspiratës së shqiptarëv­e për ndryshim. "Rruga e përparimit kërkon një ekonomi të lirë dhe konkurrenc­ë të ndershme. Lufta kundër monopoleve, lufta kundër klienteliz­mit, lufta kundër kapjes së ekonomisë, lufta kundër varfërisë do të jetë sfida jonë më e vështirë", theksoi z. Basha. Ai u shpreh i sigurt se PD- ja nuk

PREMTIMET

"Lufta kundër monopoleve, lufta kundër klienteliz­mit, lufta kundër kapjes së ekonomisë, lufta kundër varfërisë do të jetë sfida jonë më e vështirë. Shqipëria ka aq shumë pasuri dhe mundësi natyrore, sa shqiptarët mund të jetojnë të gjithë në kamje. Ata duan vetëm lirinë, vetëm konkurrenc­ën e ndershme që të prodhojnë dhe krijojnë me mundin dhe aftësinë e tyre. Ne do t'i hapim tregjet", tha z. Basha.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD- së Lulzim Basha, dje në Fier
Kreu i PD- së Lulzim Basha, dje në Fier

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania