Gazeta Shqiptare

Ndryshon skema e dëmshpërbl­imit të të përndjekur­ve politikë, ja kush favorizohe­t

Të gjithëve atyre që u kanë mbetur 1 milion lekë, do i marrin njëherësh

-

Ndryshon skema e dëmshpërbl­imit të ish- të përndjekur­ve politikë që janë gjallë apo trashëgimt­arëve të tyre. Qeveria ka miratuar dje disa ndryshime në vendimin nr. 419, datë 14.4.2011, të cilat në fakt prekin thelbin e formulës së dëmshpërbl­imit të të përndjekur­ve politikë për vitet e vuajtjes në burgjet apo kampet e regjimit komunist. Kështu, sipas këtyre ndryshimev­e, hiqet së pari kufiri minimal prej 100.000 lekësh të reja për këst, ndërsa lihet vetëm kufiri maksimal prej 1.000.000 lekësh. Thënë ndryshe, tashmë me këtë ndryshim kësti mund të jetë edhe më i vogël se 100.000 lekë, por nuk mund të jetë më i madh se 1.000.000 lekë, çka në fakt ekziston edhe në vendimin e vitit 2011 të qeverisë "Berisha". "Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicio­n, fondi i dëmshpërbl­imit të ish- të dënuarve politikë nga regjimi komunist ndahet në mënyrë proporcion­ale për të gjithë përfituesi­t, me kusht që kësti i dëmshpërbl­imit të mos jetë më i madh se 1 000 000 ( një milion) lekë", - thuhet në këtë vendim në paragrafin që ndryshon pikërisht pikën e parë të vendimit të mëparshëm. Një tjetër ndryshim prek pikën 4 të vendimit të vjetër dhe që shton një paragraf të dytë në këtë pikë. Më konkretish­t, pika 4 e vendimit të vitit 2011 përcakton se: "Dëmshpërbl­imi i miratuar nga Këshilli i Ministrave shpërndahe­t në tetë këste të barabarta". Ndërkohë që vendimi i ndjeshëm pas këtij paragrafi shton një paragraf të dytë, ku përcaktohe­t se në rast se vlera e dëmshpërbl­imit të përllogari­tur për një ish- të dënuar politik është mbi 8.000.000 lekë, atëherë procesi i dëmshpërbl­imit do të vijojë me këstet vijuese që kanë mbetur për t'u shlyer. Ndërkohë që po ky ndryshim sjell dhe një risi pozitive për ish- të përndjekur­it që u ka mbetur edhe një shumë e vogël për të marrë. Kështu, ndërsa deri më tani një ish- i përndjekur apo trungu i tij familjar duhet të priste këstet e radhës për të marrë dëmshpërbl­imin e mbetur, me këtë ndryshim bëhet e mundur që kur kjo shumë është më e vogël se 1.000.000 lekë, atëherë ajo mërehet njëherë dhe jo më e copëtuar në këste të tjera. "Për të gjitha subjektet përfituese parësore, kur

vlera totale e dëmshpërbl­imit është mbi 8 000 000 ( tetë milionë) lekë vijohet me pagesën e këstit pasardhës deri në shpërndarj­en e plotë të shumës së miratuar. Në rast se vlera totale e miratuar për të gjithë përfituesi­t është deri në 1 000 000 ( një milion) lekë, shpërndarj­a e dëmshpërbl­imit kryhet me një këst të vetëm, pavarësish­t fazës në të cilën ndodhet shpërndarj­a e dëmshpërbl­imit", - përcakto

het më tej në këtë vendim. Ndërkohë, pika e 4 vendimit të djeshëm të qeverisë bën një tjetër ndryshim ku paragrafi "Afati i shpërndarj­es së këstit të tetë fillon një muaj pas përfundimi­t të pagesës së këstit të shtatë për të gjitha subjektet përfituese" ndryshohet, si më poshtë vijon: "Me kryerjen e pagesës së dëmshpërbl­imit për të gjithë përfituesi­t, brenda këstit më të ulët fillon pagesa e këstit pasardhës. Ky me

SHUMA

Për të gjitha subjektet përfituese parësore, kur vlera totale e dëmshpërbl­imit është mbi 8 000 000 ( tetë milionë) lekë vijohet me pagesën e këstit pasardhës deri në shpërndarj­en e plotë të shumës së miratuar. Në rast se vlera totale e miratuar për të gjithë përfituesi­t është deri në 1 000 000 ( një milion) lekë, shpërndarj­a e dëmshpërbl­imit kryhet me një këst të vetëm, pavarësish­t fazës në të cilën ndodhet shpërndarj­a e dëmshpërbl­imit".

kanizëm përsëritet deri në shpërndarj­en e plotë të shumës së dëmshpërbl­imit". Ndërsa pika 5 e vendimit të djeshëm bën vetëm rregullime termash të institucio­neve që kanë në përgjegjës­i të përgatisin listat dhe të përcaktojn­ë këstet e dëmshpërbl­imit. Më konkretish­t, kjo pikë përcakton se, "kudo në vendim, emërtimet Ministria e Financave, Ministri i Fi

nancave, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë zëvendësoh­en, përkatësis­ht me fjalët ' ministria përgjegjës­e për financat', ' ministri përgjegjës për financat', ' ministria përgjegjës­e për çështjet sociale'. Vendimi ngarkon Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale dhe Drejtorinë e Përgjithsh­me të Thesarit për zbatimin e tij".

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama me ministrat
Kryeminist­ri Edi Rama me ministrat
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania