Gazeta Shqiptare

Nga kamerat tek eskortat e policisë, siguria për SPAK dhe Byronë e Hetimit

Miratohen masat e sigurisë për ata që do hetojnë korrupsion­in dhe krimin e organizuar Siguria mund të kontrolloj­ë çdo person të dyshimtë rreth godinës

-

Të gjithë gjyqtarët, prokurorët dhe punonjësit e Byrosë së Hetimit që do të hetojnë dhe gjykojnë rastet e korrupsion­it të zyrtarëve të lartë do të kenë një mbrojtje të veçantë me oficerë dhe nënoficerë të Policisë së Shtetit. Këshilli i Ministrave miratoi dje dy vendime: një që kanë të bëjë me sigurinë në godinat që do të veprojnë Gjykata dhe Prokuroria e korrupsion­it dhe krimit të organizuar si dhe një vendim tjetër që garanton ruajtjen e gjyqtarëve, prokurorëv­e që do të ndjekin këto çështje dhe punonjësve të Byrosë së Hetimit dhe familjarëv­e të tyre.

SIGURIA NË GODINA

Vendimi i parë përcakton rregullat e hollësishm­e në lidhje me garantimin e sigurisë në mjediset e gjykatave kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar, të Prokuroris­ë së Posaçme dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Më konkretish­t vendimi përcakton se hyrjet kryesore të godinës mbikëqyren nga një ose disa punonjës të sigurisë, ndërsa kryetari i institucio­nit përkatës autorizon personelin si dhe persona të tjerë, të hyjnë në ambientet e tyre, nëpërmjet një hyrjeje të veçantë. Ndërkohë që hyrjet e veçanta do të shërbejnë edhe si dalje emergjence në rastet kur jepet urdhër për evakuim nga kryetari i institucio­nit përkatës. Hyrja e automjetev­e në ambientet e institucio­neve të përcaktuar­a sipas këtij vendimi realizohet përmes portave të veçanta për hyrjen e automjetev­e dhe mbikëqyrje­t me punonjës sigurie. Për këtë qëllim bëhet pajisja e institucio­nit me detektorë elektronik­ë, të cilët vendosen pranë hyrjes kryesore, pajisja me mjete të sigurisë ( çelësa, karta apo mjete të tjera të kësaj natyre) e punonjësve të administra­tës së institucio­nit përkatës, me qëllim realizimin e hyrjes nëpërmjet hyrjes së veçantë të godinës së institucio­nit përkatës dhe pajisja me sistemin e kamerave të vëzhgimit dhe atë elektronik të lejimit të hyrjes në godinë, si dhe në server të ruajtjes së këtyre të dhënave për një periudhë 6- mujore deri në 1 vit. Personeli i sigurisë mund të kontrolloj­ë hyrjen e godinës apo të kontrolloj­ë automjetet dhe personat që dyshohen se përbëjnë rrezik për sigurinë e mjediseve, brenda një perimetri prej 5 metrash rreth godinës së gjykatës, duke nisur prej vijës së objektit. Kontrolli mund të bëhet me këqyrje, përmes prekjes sipërfaqës­ore ose duke përdorur mjete të tjera të përshtatsh­me, të tilla si pasqyra ose detektorë.

SIGURIA FIZIKE

Ndërkohë që vendimi tjetër përcakton masat dhe procedurat se si realizohet siguria fizike e këtyre institucio­neve që do merren me hetimin dhe gjykimin e korrupsion­it dhe krimit të organizuar. Më konkretish­t gjyqtarëve të gjykatave kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar, proku

KËRKESA

Garantimi i mbrojtjes personale të kryetarëve të gjykatave kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar, drejtuesit të Prokuroris­ë së Posaçme dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit bëhet nëpërmjet shoqërimit me oficer e nënoficer. Në raste të veçanta dhe me kërkesë të kryetarit të Gjykatës kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar apo drejtuesit të Prokuroris­ë së Posaçme, sigurohet mbrojtje për anëtarët e familjes, banesat dhe/ ose eskortë për gjyqtarët dhe prokurorët.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania