Gazeta Shqiptare

Mediat italiane: Si bëhet trafiku i lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali

Kush janë krerët e grupeve kriminale dhe dy rrugët e trafikut të drogës "Ja lidhjet mes familjeve mafioze të dy vendeve dhe ndarja e zonave të influencës"

-

Mediat italiane vazh dojnë të shkruajnë për trafikun e drogës që bëhet mes Shqipërisë dhe Italisë. Në shkrimin e mediave fqinje thuhet se në raportin e paraqitur në shkurt në prani të ishprokuro­rit kombëtar të antimafies, Franco Roberti dhe avokatit të përgjithsh­ëm të Campobasso, Guido Rispoli rezultoi se mafiet në Molia ndryshojnë nga njëra- tjetrën dhe secila vepron në sektor të veçantë. Ata vazhdojnë të veprojnë në mënyrë të pavarur, por bashkëpuno­jnë me njëri- tjetrin për të ndarë territorin dhe fitimet e paligjshme. Ata kanë një "drejtim të përbashkët kriminal", veçanërish­t në fushën e trafikimit dhe trajtimit të drogës, i cili përqendroh­et kryesisht në zonën bregdetare. Ata janë mafiet e reja, organizata­t kriminale dhe rrjetet e korruptuar­a që nga Isernia në Termoli, duke kaluar nëpër Campobasso, e në heshtje vazhdojnë të ndikojnë në jetën e qytetarëve dhe operatorëv­e ekonomikë.

Mafiet e njohura italiane si "Ndragheta" dhe "Camorra" vazhdojnë të bashkëpuno­jnë me mafie të tjera të rëndësishm­e si ajo shqiptare dhe nigeriane, sidomos në trafik droge. Në

zonën e Molisë, lidhja e mafies italiane dhe asaj shqiptare sa vazhdon dhe forcohet. Në Moli shumë familje bashkëpuno­jnë në aktivitete të paligjshme, në fusha si grabitja e masakra të tjera kriminale. Grupet kriminale shqiptare, gjithashtu kanë ndarë zonat e influencës. Zona bregdetare e Shqipërisë ku shtrihen qytetet Fier, Vlorë dhe Durrës kontrollo

het, për shembull, nga familjet Hasani dhe Shabani, të cilët e shtrijnë kontrollin mbi kryeqyteti­n Tiranë dhe përfaqësoj­në një grup kriminal të shquar, që gjatë viteve ka arritur të dallojë veten nga të tjerët. Familjet mafioze operojnë veçanërish­t në trafikimin e drogës, njerëzve, organeve njerëzore dhe armëve. Ata kanë një rrjet ndërkombët­ar të qën

BASHKËPUNI­MI

Mafiet e njohura italiane si "Ndragheta" dhe "Camorra" vazhdojnë të bashkëpuno­jnë me mafie të tjera të rëndësishm­e si ajo shqiptare dhe nigeriane, sidomos në trafik droge. Në zonën e Molisë, lidhja e mafies italiane dhe asaj shqiptare sa vazhdon dhe forcohet. Në Moli, shumë familje bashkëpuno­jnë në aktivitete të paligjshme, në fusha si grabitja e masakra të tjera kriminale.

drueshëm dhe të provuar në Itali.

Klani i Gjokës luan një rol të shkëlqyesh­ëm në qytetin e Durrësit dhe në territoret fqinje, pikërisht në zonën ndërmjet fshatrave Sallmone, Shijak dhe Xhafzotaj. Klani udhëhiqet nga Dashmir Gjoka, i cili mburret me marrëdhëni­et politike, e përdor sektorin e ndërtimit si një mjet ligjor për pastrimin e parave nga trafiku i drogës dhe armëve. Në vendin e quajtur Katund Sukth, pushteti kriminal përfaqësoh­et nga klani Xhajka, i udhëhequr nga Ilir Xhajka, protagonis­t i një kontrasti historik me klanin Maloku. Ky klan përfshihet në trafiqe të ndryshme të paligjshëm si në Shqipëri dhe në Itali. Familjet e tjera të rëndësishm­e në zonën qendrore veriore të vendit janë Halkaj, Caushi, Shehu dhe Kakami. Agim Gashi është një figurë kriminale që përfshin jo vetëm Italinë. Ai drejtoi organizimi­n e tij të trafikimit të narkotikëv­e nëpërmjet mbulimit të restorante­ve, agjencive të pasurive të paluajtshm­e dhe objekteve të tjera të përshtatsh­me.

Alfred Shkurti, i njohur si Aldo Bare, ishte një tregtar shqiptar i drogës, i arrestuar në Itali. Rrjeti i Shkurtit u zhvillua përgjatë rrugës që lidh Shqipërinë me Italinë dhe për këtë arsye shumë anëtarë të organizatë­s së tij u arrestuan brenda kufijve tanë.

Rrugët kryesore të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali sot janë dy:

1) Vlorë- Otranto - Taranto - A14- Molise - AbruzzoMar­che - Emilia Romagna - Lombardi.

2) Durrës - Bari - A14- Molise - Abruzzo - Marche - Emilia Romagna - Lombardi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania