Gazeta Shqiptare

Përballja në "News 24". Suada Ndresa, ish- burrit: Ke pasur 6 gra, mua më ke dhunuar si të isha skllave

Ish- bashkëshor­ti: Si solla në shtëpi, vetëm njëherë jam martuar

-

TIRANË - Suada Ndreca, një nënë e re 27- vjeçare është përballur dje drejtpërdr­ejtë me ish- burrin për djalin 4- vjeçar me epilepsi, për të cilin e reja thotë se ai nuk kujdeset. "Kam qenë e martuar në Rrjoll të Velipojës, kam jetuar me burrin dhe me familjen e tij 3 vite. Gjatë kësaj kohe në shtëpinë e atij kam jetuar si skllave, burri ishte pijanec dhe rrugaç, punonte dhe lekët i shpenzonte nëpër lokale, nuk donte t'ia dinte se ka familje dhe as fëmijë. Mbas 1 viti e gjysmë djalin ma kapi temperatur­a e lartë dhe ish- burri nuk pranonte ta dërgonim në spital, pastaj me kaloi në epilepsi dhe e kemi dërguar me një komshi tonin në spitalin e Shkodrës, sepse djali nuk përmendej. Nga mosinteres­imi për familjen e tij, unë mora një vendim për t'u ndarë më të", tregoi Suada. Gruaja shtoi se tani jeton me familjen e saj, se ka 2 vite e gjysmë që familjarët e saj janë në hall, sepse jetojnë me një pagë 300 mijë lekë të vjetra me 2 dhoma. "Babai më ka bërë aksident dhe nuk punon dot më. Ju lutem më ndihmoni, bëjeni për fëmijën tim dhe për mua",tha ajo mes lotëve në studion e emisionit "Me Zemër të Hapur" në "News 24". Para se të përballej me ish- bashkëshor­tin, i cili nuk e pranoi që nuk jepte asnjë kontribut për djalin, Suada rrëfeu edhe të gjitha vuajtjet dhe peripercit­ë që kishte kaluar me të. Ajo tha madje se nuk mundi të bënte kurrë celebrim me të, pasi figuronte në gjendje civile i martuar me dikë tjetër. "Pas vitit të parë gjërat ndryshuan. Ai i keqtrajton­te prindërit për t'u marrë pensionin. Ndjehesha shumë keq, ai më thoshte ti s'ke të drejtë të flasësh fare. Gjërat u bënë edhe më keq kur një ditë shkova në parukeri dhe mësova që isha gruaja e 6- të në jetën e tij. Kur ishte fëmija 6 muajsh kërkova certifikat­ë të regjistroj­a fëmijën. Ky ka qenë i martuar më thanë tek gjendja civile. Për dy vite kam ndenjur në torturë dhe nuk i kam treguar familjes sime", - u shpreh 27vjeçarja. Në lidhje telefonike Arbeni tha: "Djalin e Zotin në qiell kam unë, asgjë tjetër. Ajo e ka lyp vetë ndarjen. Nuk i është përgjigjur si duhet as familjes sime dhe as mua. Janë ca gjëra që i di mirë ajo. Dëgjova që tha kam përdorur dhunë, me pas jetu vetëm me të s'do kishte përjetuar asgjë të vështirë. Por ajo s'i është përgjigjur mamasë dhe babës tim. Jam gati të ballafaqoh­em me të, i kam thënë të mos ma gjejë gjë djalin… e rris vetë i kam thënë. Kam pas disa disfata në jetë, s'është se ajo ishte e para", - tha ai.

Suada: Ke pas 6 gjithsej…

Arbeni: Nuk është e vërtetë.

Suada: E vërtetojmë ne. Arbeni: Në gjendje civile jam martuar vetëm një herë unë, me të tjera jo, nuk i kam marrë në shtëpi të tjerat. Asnjë kafe s'ju ka sjellë prindërve të mi.

Suada: Ato nuk kanë pas fare respekt për ty, ma ke dredhur. Më vuri thikën e litarin në fyt pse i dhashë vëllait dy fshere djathtë dhe 1 shishe qumësht…

Arbeni: Djalit tim nuk i ka munguar asgjë edhe djali kaloi në epilepsi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania