Gazeta Shqiptare

Ekzekutoi efektivin e policisë Ibrahim Basha në Lazarat, ekstradohe­t pas 4 vitesh autori

Gjatë sulmit ndaj forcave të rendit në vitin 2015 u plagosën edhe 2 policë të tjerë 22- vjeçari Ruhan Hiraj u deportua nga SHBA- të, fshihej atje duke përdorur emrin Sandri Hiraj

-

Deportohet nga SHBAtë një prej pjesëtarëv­e të grupit të strukturua­r kriminal, ku pas sulmit me armë në qershor të vitit 2015 në Lazarat, mbeti i vrarë punonjësi i policisë, Ibrahim Basha, sot "Dëshmor i Atdheut", si dhe u plagosën dy efektivë të tjerë të policisë. Gjatë paradites së djeshme si rezultat i një operacioni 1- vjeçar, bashkëpuni­mi i Interpol Tiranës me Zyrën e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ( DSS), u bë i mundur deportimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt vendit tonë, për t'u përballur me organet shqiptare të drejtësisë i shtetasit shqiptar Ruhan Hiraj, 22 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastë­r. Sipas policisë, ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombët­ar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në vitin 2018 e ka dënuar atë me 15 vjet burg për veprat penale "Kundërshti­m i punonjësit të Policisë së Rendit publik me dhunë", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionit", "Prodhimi i armëve luftarake", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal", "Pjesëmarrj­a në bandën e armatosur".

ARRESTIMI I 22- VJEÇARIT

Ruhan Hirajn fshihej në SHBA duke përdorur emrin Sandri Hiraj. Agjentët e FBIsë pasi e kanë lokalizuar, e prangosën atë në Nju Jork, në 2017- ën. Ai kishte hyrë ilegalisht në SHBA përmes kufirit me Meksikën dhe për më shumë se dy vite iu fsheh autoritete­ve. Hiraj u ndalua nga autoritete­t amerikane si emigrant ilegal në datën 20 dhjetor 2017. Ruhan Hiraj momentin e arrestimit u deklaroi agjentëve të FBI- së se ai quhej Sandri Hiraj, por nga dërgimi i shenjave të gishtave Interpol Tiranës, u identifiku­a si një person në kërkim. Pas ndalimit, Interpol Tirana u dërgoi autoritete­ve amerikane shenjat e gishtave dhe të dhëna të tjera për identiteti­n e të ndaluarit. Përgjigjja që dhanë autoritete­t amerikane bindën policinë shqiptare se personi që fshihej me identiteti­n e rremë Sandri Hiraj ishte Ruhan Hiraj, i shpallur në kërkim ndërkombët­ar për vrasjen e efektivit të RENEA- s, duke e ekstraduar më pas në Shqipëri.

NGJARJA

Më datë 24.06.2015, në fshatin Lazarat të rrethit Gjirokastë­r, shtetasi Ruhan Hiraj në bashkëpuni­m me disa shtetas të tjerë kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë të repartit RENEA, të cilët kanë qenë brenda në automjetin e policisë në vendin e quajtur "Pularia". Si pasojë e këtyre të shtënave, ka mbetur i vrarë brenda në automjetin e policisë, efektivi Ibrahim Basha. Në të njëjtën ngjarje u plagosën dy efektivë të tjerë ( J. I. dhe P. H.) në një furgon ku ndodheshin gjithsej 6 punonjës policie. Ndërkohë, në mars të vitit të kaluar Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dy burgime përjetë për dy prej kokave të grupit të zjarrit, Albion Aliko dhe Bajram Boçi. Ndërsa janë dhënë edhe 150 vite burg për 9 të akuzuarit e procesit "Lazarati 2". "Policia e shtetit shqiptar ka një falënderim të veçantë për Zyrën e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ( DSS), Agjencinë për Emigracion­in Doganat dhe Operacione­t Speciale ( ICE- ERO), Agjencinë për Patrullimi­n Kufitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ( USBP), Byronë Qendrore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ( USNCN), Interpol Roma dhe Zyrën Uci Albania në Shqipëri e Oficerin e Kontaktit të Policisë së Shtetit në Bari, për koordinimi­n me Policinë e Kufirit të Roma Fiumicino, për përpjekjet dhe veprimet e tyre për të realizuar gjithë këtë proces të përshpejtu­ar kthimi në Shqipëri, për t'u përballur me organet e drejtësisë shqiptare".

 ??  ?? Efektivi i vrarë, Ibrahim Basha
Efektivi i vrarë, Ibrahim Basha
 ??  ?? Deportimi i Ruhan Hirajt
Deportimi i Ruhan Hirajt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania