Gazeta Shqiptare

"Përsëritës­i", kryenin kontrata fiktive, përfundojn­ë në pranga dy persona nga Tirana

-

TIRANË - Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona, të cilët akuzohen për vepra penale që kanë të bëjnë me fitimin e shumave marramendë­se me anë të mashtrimev­e. Blutë bëjnë me dije se dy shtetasit e arrestuar gjatë operacioni­t të koduar "Përsëritës­i" akuzohen për vepra penale që kanë të bëjnë me vjedhje të shumave të mëdha, vetëgjyqës­i e fshehje të ardhurash. Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë është bërë i mundur finalizimi i operacioni­t të koduar "Përsëritës­i", ku u ndaluan shtetasit M. J., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë tri herë për armëmbajtj­e pa leje dhe kontraband­ë me mallra, për të cilët paguhet akcizë dhe F. I., 45 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë, këta dy persona janë ndaluar, pasi kanë bërë një kontratë fiktive ( shtetasi M. J. i ka shitur shtetasit F. I. me kontratë fiktive 1 milion lekë të vjetra për një pronë, objekt shtypshkro­një me adresë në qytetin e Tiranës, biznes i cili ka një xhiro mujore rreth 100 milionë lekë) duke fshehur të ardhurat, vepër penale kjo, e cila është kryer me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi i një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se 8 milionë lekë. Ndërsa, shtetasi i dyshuar M. J. ka përvetësua­r në mënyrë të kundërligj­shme dy automjete, pronë e një banke të nivelit të dytë, për të cilat kolaterali­n dhe kredinë e paguanin shtetasit N. SH. dhe O. SH.. Gjithashtu, shtetasi i dyshuar M. J. ka përvetësua­r në mënyrë të kundërligj­shme xhiron mujore të një biznesi të shtetases O. Sh, në vlerën rreth 55 milionë lekë të reja. Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmen­dur, për veprat penale "Vjedhje në shuma të mëdha", "Vetëgjyqës­i" në ngarkim të M. J. dhe "Fshehje të ardhurave kryer në bashkëpuni­m" në ngarkim të shtetasit F. I..

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania