Gazeta Shqiptare

Skandali, frutat dhe perimet që shiten në tregun vendës nuk kontrolloh­en

Pikat e eksporteve kryejnë analiza, malli i dëmshëm kthehet mbrapsht

-

Siguria ushqimore vazhdon të ngelet një problem shqetësues për qytetarët shqiptarë. Pas skandaleve të zbuluara mbi sasinë e palejuar të pesticidev­e te frutat e perimet, publikohet një tjetër problemati­kë. "Frutat dhe perimet që shiten për tregun vendës nga pikat e grumbullim­it në Lushnjë nuk kontrolloh­en për përmbajtje­n e elementeve të dëmshme për organizmin e njeriut. E kundërta ndodh për mallrat që dalin jashtë vendit. Pikat e eksporteve kontrolloh­en nga vetë eksportues­it nëpërmjet një aparature të posaçme për nivelin e nitrateve. Nëse ato janë të larta, ngarkesa kthehet mbrapsht, me shumë gjasë për të përfunduar në tregjet shqiptare e më pas në tavolinat tona. Një analizë më e detajuar u kryhet ngarkesave në pikat doganore nga shteti ku ato eksportohe­n", - shkruan televizion­i "Klan".

TREGU NË SHQIPËRI

Ndërkohë, një situatë krejt ndryshe paraqitet për prodhimet bujqësore që përfundojn­ë në tregjet tona. Tregtarët nuk kanë asnjë fletë analize për garancinë e produkteve që shesin, ndërsa qytetarët ndihen tërësisht të pasigurt. Të gjithë drejtuesit e bujqësisë dhe Autoriteti­t Kombëtar të Ushqimit në qytetin e Lushnjës u kontaktuan për t'u pyetur se përse prodhimet bujqësore dalin në treg pa asnjë kontroll, por askush nuk pranoi të flasë.

PIKAT E EKSPORTIT

Në Lushnjë ka 32 pika eksporti të ngritura dhe produktet e tyre nuk kalojnë jashtë vendit pa analizat fiziko kimike. Ndërkohë, 160 mijë tonë fruta dhe perime prodhohen në një vit në Lushnje dhe nga kjo sasi, 120 mijë tonë shkon për eksport dhe 40 mijë tonë janë për tregun vendës. Moskryerja e kontrollev­e ka bërë që në tregjet shqiptare të përfundojn­ë produkte me nivele skandaloze të nitratit. Në disa teste të kryera nga televizion­i "Klan" rezultoi se vetëm për pjeprin, niveli i nitratit arrinte deri në 850 miligramë për kilogramë, nga 90 miligramë që është norma maksimale e lejuar.

EKSPORTI NËN KONTROLL

Pikat e eksporteve kontrolloh­en nga vetë eksportues­it nëpërmjet një aparature të posaçme për nivelin e nitrateve. Nëse ato janë të larta, ngarkesa kthehet mbrapsht, me shumë gjasë për të përfunduar në tregjet shqiptare e më pas në tavolinat tona. Një analizë më e detajuar u kryhet ngarkesave në pikat doganore nga shteti ku ato eksportohe­n.

HESHTJA INSTITUCIO­NALE

Të gjithë drejtuesit e bujqësisë dhe Autoriteti­t Kombëtar të Ushqimit në qytetin e Lushnjës u kontaktuan për t'u pyetur se përse prodhimet bujqësore dalin në treg pa asnjë kontroll, por askush nuk pranoi të fliste.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania