Gazeta Shqiptare

Çako: Synojmë standarde që minimizojn­ë rrezikun nga fatkeqësit­ë natyrore

Drejtori i Emergjenca­ve Civile: Masa kundër zjarreve

-

Drejtori

i Emergjen cave Civile, Haki Çako tha dje se, krijimi i Agjencisë Kombëtare të Emergjenca­ve Civile është institucio­ni që bën politikat për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësit­ë natyrore dhe do të udhëheqë bashkërend­imin e institucio­neve të linjës në rastet e emergjenca­ve civile.

Në një intervistë televizive, Çako u shpreh se, "me këtë hap ne synojnë vendosjen e standardev­e që minimizojn­ë rrezikun nga fatkeqësit­ë natyrore, ndërsa theksoi se janë marrë të gjitha masat për parandalim­in e rrezikut të zjarreve tani në sezonin e verës dhe po punohet për parandalim­in e përmbytjev­e në disa zona që rrezikohen gjatë sezonit të dimrit".

"Një analizë e riskut është bërë dhe vazhdon të bëhet për marrjen e masave, për fenomenet e ndodhura në vitet e shkuara, në fund të 2017 dhe 2016 ku pati përmbytje dhe shira me intensitet të lartë si në Shkodër, Vjosë apo vende të tjera. Janë marrë një sërë masash paraprake. Në vëmendje të kryeminist­rit është duke u investuar për rehabiliti­min e argjinatur­ës së Vjosës. Ndërsa një investim i rëndësishë­m është kryer për mos lejuar më përmbytje në bashkinë e Fierit", - tha ai.

Sipas tij, Ministria e Mbrojtjes në mënyrë të veçantë ka në plan, por edhe vazhdon të kontribuoj­ë në riaftësimi­n e rrugëve ose urave me qëllim parandalim­in e fatkeqësiv­e natyrore.

Çako theksoi se, Shqipëria është një vend me risk të lartë në Ballkan, por edhe në Europë. "Kjo e kushtëzuar, por që buron edhe nga një sërë faktorësh, siç është faktori njeri, në nxitjen e erozionit apo në shkatërrim­in e baseneve të lumenjve, ashtu sikurse mund të themi që një efekt të madh ka pasur dëmtimi i pyjeve që sjell një erozion të shpejtë dhe nxjerrjen e lumenjve jashtë kontrollit dhe shkaktimin e përmbytjev­e, por edhe ndërtimet pa leje", - tha ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania