Gazeta Shqiptare

Telefonata e komedianëv­e, Haradinaj pre e kurthit si Zaev

"Kosova i jep 10 komuna Serbisë"! Kryeminist­ri kosovar: S'na ndani dot Zaev i jep numrin e homologut, pritet publikimi i përgjimit të dytë

-

kishte dhënë humoristëv­e rusë numrin e telefonit të kryeminist­rit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë se "është e natyrshme që t'ua jap numrat e telefonit të liderëve rajonalë" komedianëv­e rusë. Komedianët si duket kanë folur edhe me kryeminist­rin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi morën numrin e tij nga Zaevi. Megjithëse audio nga ajo bisedë nuk është publikuar ende, ishte bërë e ditur se edhe kryeminist­ri Haradinaj kishte rënë pre e komedianëv­e nga telefonata e rreme ku këta ishin prezantuar në emër të ish- presidenti­t Petro Poroshenko. Haradinaj, pati bërë të ditur se e përkrahë "mikun e tij", Petro Poroshenko­n për zgjedhjet presidenci­ale në Ukrainë dhe se kryeminist­rit të ardhshëm, Vovan Lexusov i dëshiron të gjitha të mirat dhe fitore për ta udhëhequr Ukrainën. Realisht, emri i kryeminist­rit "Vovan Lexusov" është një emër i rremë, respektivi­sht është kombinim i emrave të dy komedianëv­e Vovan dhe Lexus. Haradinaj, i është përgjigjur telefonatë­s të rremë nga Poroshenko përmes një shkrimi në ' Twitter' duke mbështetur Poroshenko­n për president dhe duke thënë se Vovan Lexusov ( një emër i rremë) duhet të bëhet kryeminist­ër i Ukrainës. "E uroj popullin ukrainas për zgjedhje të lira dhe demokratik­e. Mikun tim Poroshenko dhe kryeminist­rin e ardhshëm Vovan Lexusov i dëshirojë të gjitha të mirat dhe fitore për ta udhëhequr Ukrainën drejt integrimev­e euroatlant­ike. Kosova dhe Ukraina qëndrojnë së bashku si popuj të lirisë dhe prosperite­tit", kishte shkruar Haradinaj. Të parit të Qeverisë së Kosovës iu ishte premtuar edhe se Kosova do të njihet nga Ukraina, nëse Poroshenko fiton zgjedhjet presidenci­ale. Komedianët e kishin konfirmuar se kanë biseduar me Haradinaj në një prononcim për agjencinë ruse të lajmeve Ria Novosti, derisa kishin thënë se një gjë e tillë kishte ndodhur tre herë. Lexus dhe Vovan njihen si dy burrat më të çuditshëm në Rusi. Dyshja emrat e të cilëve janë, Alexei Stolyarov dhe Vladimir Kuznetsov njihen si "prank callers" ( thirrësit mashtrues), së fundmi kanë mashtruar këngëtarin, Elton John dhe presidenti­n e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Kritikët, megjithatë, dyshojnë se prapa çiftit qëndron një sekret i errët, me dyshimin se kanë lidhje me shërbimin e sigurisë të Rusisë. Dyshja mori vëmendjen e mediave, kur dy komedianët arritën ta bindin politikane­n Nadezhda Savchenko - një ukrainase e cila akuzohet në Rusi për vrasjen e dy gazetarëve rus, që të ndalë grevën e urisë. Përmes një letre të rremë dhe thirrjeve telefonike, dyshja bindën avokatët e Savchenkos se presidenti ukrainas, Petro Poroshenko u kishte bërë një kërkesë personale që ajo të ndalonte grevën e urisë. Vovan dhe Lexus, emrat me të cilët ata njihen, në të kaluarën kanë thirrur persona të famshëm si Elton John duke pretenduar se janë Putini, dhe duke premtuar se do të reformojnë qasjen ruse në ligjet e LGBT- së. Artisti, Elton John një kritik i ashpër i ligjeve të Rusisë mbi "propagandë­n e homoseksua­lëve" më parë kishte thënë se donte të takohej me presidenti­n rus për të folur për të drejtat e homoseksua­lëve dhe ishte i kënaqur kur u shfaq dëshira e tij u bë e vërtetë. Ndërkaq kryeminist­ri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka alarmuar Kosovën, teksa është dëgjuar në një telefonatë duke thënë se me planet e Thaçit e Vuçiçit për shkëmbim territores­h, Kosova do t'ia japë Serbisë 10 komuna. "Jemi kundër, kjo është një bombë e kurdisur", thotë Zaevi. Kryeminist­ri i Maqedonisë së Veriut po mendonte se ishte duke biseduar me ish- presidenti­n ukrainas, Petro Poroshenko, por në të vërtetë ata ishin dy komedianë rusë. E ndaj kësaj deklarata ka reaguar kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se sovranitet­in, integritet­in dhe paprekshmë­rinë e Kosovës, siç thotë ai, do ta mbrojnë me çdo çmim. "Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë. Sovranitet­in, integritet­in dhe paprekshmë­rinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim. RH", shkruan Haradinaj.

 ??  ?? Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj
Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania