Gazeta Shqiptare

REKTORËT KUNDËRSHTO­JNË LIGJIN E AKADEMISË SË SHKENCAVE: PSE TË NA MONITOROJË NE?

-

Rektorët e universite­te publike në vend kanë marrë pjesë në diskutimet e projektlig­jit për "Akademinë e Shkencave" në Komision e Medias. Ata u ndalën te pikat ku ky projektlig­j bie në kundërshti­m me ligjin për Arsimin e Lartë. Nene këto, që sipas rektorëve duhet rishikuar para se të miratohet projektlig­ji.

"Ne shikojmë se ASH merr një rol të ri nga ky projektlig­j. Që në fillim duket se ASH merr përsipër kërkimin shkencor duke prevaluar mbi universite­tet. Nuk jam i sigurt nëse vërtet roli i takon ASH- së? Ka një elitë të caktuar që rregullon bashkëvepr­imin për kërkime specifike, por nuk besoj se merr në shqyrtim tërësisht kërkimin shkencor. Projektlig­ji është munduar që të përcaktojë se çfarë merr përsipër dhe të nxisë edhe të udhëheq pika të veçanta të kërkimit. Edhe të botojë organe periodike me nivel të lartë", tha Sulejman Sulçe, zëvendësre­ktor i Universite­tit Bujqësor Tiranë. Ai shtron se, "Akademia duhet që të mos ketë nivel të lartë në kërkim shkencor, por në plan ndërkombët­ar. Të monitorojë procesin e kërkimit në IAL, kjo është kërkesë shumë e madhe, se nuk e monitoron dot, qoftë edhe për kapacitete­t që ka ASH. Pjesëmarrj­a në senate duhet që të rregullohe­t midis ASHsë dhe Akademisë, pasi universite­tet janë po aq autonom sa universite­tet".

Adem Bekteshi, rektor i universite­tit "Luigj Gurakuqi" tha se, "një pikë është që akademikët mund të marrin pjesë në senatet e universite­teve. Cili është roli i tyre në këto senate? Nëse ndodh kjo, pse nuk barazohen që edhe universite­tet të jenë pjesë e asamblesë. Universite­ti e sheh veten si prodhimtar të akademikëv­e të ardhshëm, por jo pjesëmarrj­es në hartimin e të gjithë niveleve". Më tej, Skënder Topi, rektor i Universite­tit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan mendon se duhet që të ketë më shumë bashkëpuni­m mes institucio­neve, që edhe reforma në ASH- së të ecë.

"Jam pro miratimit të një ligji që zgjidh ecurinë e ASH- së, por jam kundër cenimit të lirive akademike. Në dy nene të projektlig­jit thuhet se ASH monitoron kërkimin shkencor, kjo bie në kundërshti­m me ligjin e Arsimit të Lartë. Sikundër edhe akademikët që të jenë pjesë e senateve. Unë do propozoj që anëtarë të senateve të jenë pjesë e ASH- së. ASH- ja duhet të bashkëpuno­jë me IAL- të, ndryshe do të jemi sërish në fazën që ishim", tha Skënder Topi, rektor i universite­tit "Aleksandër Xhuvani".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania