Gazeta Shqiptare

Paqe e bardhë nën rrebesh, por Partizani tremb Karabagun

Të kuqtë zgjohen në pjesën e dytë, portieri Vagner bëhet hero për të tijtë me pritjen ndaj Cinarit Dy traversa, nga një për secilin ekip, por ajo e Belicës...

-

Eshtë mbyllur me rrjeta të paprekura ndeshja e parë mes Partizanit dhe Karabagut. Kampionët e Shqipërisë kanë zhvilluar një 90 minutësh të kujdesshëm, duke mos i lënë hapësira kundërshta­rit, ndërsa në minutën e 50- të janë ndalur nga traversa e portierit Vagner. Kualifikim­i do të vendoset në Baku të Azerbajxha­nit.

Champions League e Partizanit nis me një barazim 0- 0 ndaj Karabagut të fortë, një sfidë nuk shkon më shumë sesa një barazim 0- 0 në ndeshjen e luajtur në "Selman Stërmasi", sfidë që u shoqërua nga një shi i dendur, që natyrisht e bëri dhe më të vështirë performanc­ën e ekipeve.

Miqtë nga Azebajxhan­i e nisin më mirë takimin dhe orientohen drejt sulmit, ndërsa në minutën e 20- të janë ndalur nga traversa, ndonëse më herët në këtë aksion Kuintana ishte dukshëm në pozicion jashtëloje. Të kuqtë lejojnë azerët të kontrolloj­në topin, ndërsa duan të kundërsulm­ojnë, por shpesh i prishin punë njëri- tjetrit. Gjithsesi, në minutën e 24- ët Asani do të japë shkëndijën e parë, ndërsa minutat e fundit do të jenë për Partizanin, që merr kontrollin e lojës, duke e mbyllur në rritje këtë fraksion loje.

Pjesa e dytë do të flasë më shumë për të kuqtë, të cilët kanë rastet më të mira për shënim në këtë fraksion. Në minutën e 50- të, kryeqyteta­sit i provojnë të gjitha, por nuk kanë fatin me vete. Fillimisht planzhoni i shkëlqyer i Cinarit ndalet nga pritja fantastike e Vagnerit. Në zhvillimet e këndores, traversa i mohon golin Belicës, ndërsa më pas, Melo nuk arrin të shenjëstro­jë këndin e largët të Vagnerit, me këtë të fundit që zotëron i sigurt topin.

Nis valsi i zëvendësim­eve. Karabagu kërkon dëshpërimi­sht të gjejë hapësirë në

Franko mbrojtjen e disiplinua­r të Partizanit, e cila nuk tradhton në asnjë moment. Te skuadra nis të ndjehet lodhja, e vuajnë më shumë anësorët e kuq, ndërsa Lerda largon nga fusha e lojës Mensan për Braun, me xhamajkani­n që bën kështu debutimin e tij me Partizanin. Më pas do t'i vijë radha një tjetër debutuesi, Broja merr vendin e Melos që ka sakrifikua­r shumë, ndërsa do të ketë minuta dhe për "rebelin" Trashi, i cili zëvendëson Hakajn dhe merr ovacionet e tifozërisë. Një barazim pa gola që e bën shumë intriguese sfidën e dytë me Partizanin, i cili do të provojë kualifikim­in e bujshëm.

PRESIDENTI

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, foli për mediat menjëherë pas mbylljes së ndeshjes mes Partizanit dhe Karabakut. Demi deklaroi se asgjë nuk është mbyllur, dhe pret ndeshjen e kthimit. Një fjalë edhe për trajnerin Lerda, ku presidenti i kuq u shpreh se tekniku ishte mirë në syrin e tij. "Ishte ndeshje e bukur, ata janë ekip I fortë. Ne patëm rastin tonë, por nuk e bënë. Gjithsesi, rezultat i mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania