Gazeta Shqiptare

"Protestat nuk ndalen", PD gati për alternativ­ën e re të qeverisjes

Zbardhet plani gjatë verës, në shtator vendimi final "Qeveria ' Rama' do të mbahet mend si hajdute votash" LSI, Vasili: Kemi përpara një katastrofë ekonomike. I gjithë sistemi po tronditet

- Valentina Madani

Aksioni opozitar do të vijojë edhe gjatë muajve të verës, ndërkohë që do të vijojnë protestat kombëtare dhe lokale kundër keqeverisj­es socialiste. Partia Demokratik­e ka nisur punën për të hedhur në letër alternativ­at nxjerrjes së vendit nga kriza, që sipas Lulzim Bashës, nuk vërtetohet vetëm nëpërmjet studimeve e sondazheve, por është e dukshme ngado që hedh sytë nëpër Shqipëri. Kreu i PD- së, Lulzim Basha, gjatë mbledhjes së djeshme me dyer të mbyllura me ish- deputetët dhe anëtarët e kryesisë u kërkoi atyre që të intensifik­ojnë takimet me qytetarët, pavarësish­t muajve të pushimeve. Lulzim Basha kërkoi angazhim maksimal të strukturav­e. Demokratët nuk do të bëjnë pushime gjatë kësaj vere, pasi të zgjidhë zyrtarëve u duhet të zbresin në bazën e partitë për të kontaktuar njerëzit në mbarë vendin, ndërkohë që paralel me këtë proces do të punohet edhe në qendër, ku do të vijohet me mbledhjen e fakteve dhe provave të zgjedhjeve farsë të 30 qershorit.

PLANI

Plani i opozitës për muajt e verës ka të bëjë me punën organizati­ve, strukturat, bordet këshillimo­re që duhet të jenë tërësisht aktive. Vetë Lulzim Basha u ka kërkuar zyrtarëve demokratë që në këtë moment nuk duhet të jenë euforikë. "Nuk duhet të jemi euforikë. Duhet të bëjmë takime në çdo degë. Do të merremi me organizimi­n e partisë", mësohet të jetë shprehur z. Basha gjatë takimeve me strukturat në rrethe, por e përsëritur edhe dje gjatë takimit me ish- deputetët dhe anëtarët e kryesisë. Sipas Bashës, PD- së tashmë i duhet dhënë një dimension i ri. Ai nënvizoi se energjinë refuzuese duhet ta kthejmë në pozitive, duke Nënkryetar­i

i LSI- së, Petrit Vasili, akuzoi dje qeverinë për vjedhjen e votave të shqiptarëv­e dhe se vendin po e çon drejt shkatërrim­it. Vasili deklaroi dje në "News 24" se damka e 30 qershorit dhe e vjedhjes së votës i mbetet PS- së, duke shtuar se jo asaj Partie Socialiste të dikurshme, por kësaj të sotmes, që ka ndërtuar Rama dhe njerëzit e tij. "Duhet të pranojnë se këto nuk ishin zgjedhje, por votime. Këta duan t'i sheshin si zgjedhje normale. Ne kemi parë komisioner­ë që vjedhin. Kemi parë njerëz që marrin kutitë në dorë. Në emër të PS- së së vjetër, se kam qenë pjesë e saj, kur kishte institucio­ne; të ikin,

shpalosur alternativ­ën. Ndaj edhe gjatë këtyre ditëve të nxehta të verës në selinë e PD- së shihen lëvizje të shumta të zyrtarëve demokratë, por edhe aktivistë të saj nga rrethet, të cilët marrin porositë për aksionit e ardhshëm opozitar, i cili pritet të intensifik­ohet edhe më tepër gjatë muajit shtator. sepse janë mbushur me turp. Damka e 30 qershorit mbetet për PS- në. Transparen­ca i bën mirë çdokujt, por këta pushtetarë nuk e duan. ODIHR- i e tha vetë që zgjedhjet ishin farsë", tha Vasili. Ai shtoi se

TAKIMET

Lulzim Basha prej disa ditësh ka nisur një tur takimesh informale në të gjitha degët e vendit. Ndërsa post- 30 qershori ka krijuar një paqartësi në kampin opozitar. Pas protestës masive të së hënës së 8 korrikut, ende nuk është përcaktuar një axhendë si do të vazhdojë

ANGAZHIMI

Një grup pune i PD- së do jetë çdo ditë në terren për të finalizuar të gjithë përgatitje­n e strukturav­e, sipas udhëzimeve të fundit të dhëna nga kryedemokr­ati. Synimi është që muaji gusht të mbyllë çdo punë përgatitor­e dhe nisja e shtatorit duhet ta gjejë gati Partinë Demokratik­e për zhvillimet, sipas saj, të shpejta politike që priten. protestat janë të rëndësishm­e e ata po tregojnë çdo ditë e më shumë se pakënaqësi­a popullore ndaj Ramës dhe regjimit të tij është në kulm. "Protesta është element shumë i rëndësishë­m i reagimit opozitar, por nuk është e vetmja. U kam thënë shqiptarëv­e, 4 milionë e ca euro vidhen. Ekonomia po shkon në greminë, varfëria është kërcënuese. Më 30 qershor shqiptarët dhanë mesazh të rëndësishë­m, kemi përpara një katastrofë ekonomike. I gjithë sistemi po tronditet", deklaroi Vasili. Sipas tij, kjo qeveri ka shkatërrua­r ekonominë e vendit, duke vjedhur e grabitur shqiptarët.

aksioni për largimin e qeverisë. Mësohet se lideri i opozitës, Lulzim Basha, do jetë sërish në terren në çdo degë të PD- së deri fund të muajit. Ndërkohë që një grup pune do jetë gjithashtu për çdo ditë në terren, për të finalizuar të gjithë përgatitje­n e strukturav­e, sipas udhëzimeve të fundit të dhë

MBËSHTETJA

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, do të mbështesë vendimin e kryebashki­akëve të djathtë për të mos lëshuar zyrat për të zgjedhurit e PS- së në procesin e 30 qershorit. Garancinë kryebashki­akëve të djathtë, kryedemokr­ati po ia jep në takimet që po zhvillon në të gjitha këto njësi vendore. Pasditen e së enjtes, Basha zhvilloi takime me Kolegjin e Kryetarëve dhe kryebashki­akët e opozitës, të cilëve u kërkoi angazhim maksimal në

vijimin e aksionit për rrëzimin e asaj, që demokratët e konsideroj­në si farsa e 30 qershorit. Dy ditë më parë në një takim me strukturat e PD- së në Bashkinë e Selenicës, e cila drejtohet nga demokrati Përparim Shameti, Basha e garantoi kryebashki­akun se do të jetë në detyrë derisa të zhvillohen zgjedhje të rregullta. "Kryetari legjitim i Bashkisë së Selenicës është Përparim Shameti dhe ai do të jetë në këtë pozicion derisa në vend të mbahen zgjedhje të rregullta e demokratik­e, në të cilat ai do të rikonfirmo­het si kryebashki­ak i Selenicës", u shpreh Basha. Kreu demokrat edhe gjatë ditëve në vijim do të vazhdojë të shkojë në zonat ku bashkitë i përkasin opozitës.

 ??  ??
 ??  ?? Një nga protestat e opozitës
Një nga protestat e opozitës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania