Gazeta Shqiptare

"Fund qeverisë", Basha: Kriza nuk mbyllet me pazar mes PS- PD

Kreu i PD- së mbledh ish- grupin dhe kryesinë: Në fokus, prioritete­t e njerëzve "Situatë dramatike, kriza zgjidhet me parime"

- Valentina Madani

Refuzimin e 30 qershorit demokratët do ta kthejnë në alternativ­ë për të ardhmen e vendit. Sipas liderit demokrat, Lulzim Basha, sa më shpejt i duhet dhënë fund qeverisjes së Edi Ramës dhe fokusi i PD- së duhet të drejtohet te qytetarët. Të palëkundur në formën e zgjidhjes së krizës politike, demokratët vazhdojnë të përjashtoj­në arritjen e ndonjë marrëveshj­eje me kryeminist­rin Edi Rama e njëherësh këmbënguli­n se ata që kanë vjedhur votat, nuk do t'i shpëtojnë ndëshkimit. Ndaj, z. Basha deklaron në emër të opozitës së bashkuar se për t'u kthyer njerëzve të drejtën e vendimmarr­jes janë të gatshëm të bëjnë çdo sacrificë dhe çdo betejë, me çdo formë dhe me çdo mjet të mundshëm.

ZGJIDHJA

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka mohuar zërat se do të ketë një marrëveshj­e PSPD në kuadër të zgjidhjes së krizës politike. Sipas Bashës, kjo krizë zgjidhet me parimet për të ndëshkuar ato që vodhën votat, ndonëse mazhoranca e kaloi "testin" e parë politik që u akuzua nga opozita se ka ndryshuar pjesëmarrj­en e votuesve në zgjedhjet e 30 qershorit. "Kjo krizë nuk mbyllet me pazar mes PS- PD, siç po flasin mercenarët e Ramës. Kriza zgjidhet me parime. Parimi i parë është fundi i pandëshkue­shmërisë i atyre që kanë vjedhur votat. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtësi me Ramën kryeminist­ër nuk ka për të pasur. 30 qershori është dërrmimi më i madh politik dhe moral i ndonjë pushteti në këto 30 vjet. U faktua ajo që ne paralajmër­uam: Është varreza politike e Edi Ramës", theksoi z. Basha. Kreu demokrat gjatë ditës së djeshme mblodhi kryesinë dhe ish- deputetët për vijimin e aksionit të opozitës. Nga mbledhja me dyer të mbyllura mësohet se ende nuk është përcaktuar një datë e re për protestën e opozitës, por ka kërkuar angazhim të strukturav­e për vijimësinë e aksionit opozitar. "Duhet të jemi të qartë në mesazhet tona, nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramën, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka. Synimi

ZGJIDHJA

"Kjo krizë nuk mbyllet me pazar mes PS- PD, siç po flasin mercenarët e Ramës. Kriza zgjidhet me parime. Parimi i parë është fundi i pandëshkue­shmërisë i atyre që kanë vjedhur votat. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtësi me Ramën kryeminist­ër nuk ka për të pasur", theksoi kreu i PD- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania