Gazeta Shqiptare

Berisha: Tre deputetë dhe kunati i Edvinit fituan 1620 tendera

“2.8 miliardë euro humbëm nga Rama”

-

Ish-

kryeminist­ri Sali Berisha shprehet me tone të ash pra se Shqipëria e shtetit të mafies së drogës është një vend i mallkuar dhe i ndaluar për investimet e huaja. Berisha rendit disa nga arsyet kryesore që kanë penguar investimet, duke fajësuar kryeminist­rin Edi Rama, që sipas tij, ka larguar këto 6 vite nga vendi investitor­ët e huaj që do të investonin rreth 2.8 miliardë euro në turizëm, energji, miniera dhe banka. "Korrupsion­i i papërmbajt­ur në të gjitha nivelet qeveritare që ka bërë që Shqipëria të jetë delja e zezë e korrupsion­it, vendi më i korruptuar i Ballkanit dhe Europës. Sundimi dhe diktati i krimit të organizuar. Mosrespekt­imi i kontratave nga narkoqever­ia, shkatërrim­i i sigurisë ligjore. Po rikujtoj këtu se vetëm ndrikull Reformato krenarisht deklaroi se po prish 80 kontrata për HEC duke gjobitur për banditizëm zyrtare ligjore taksapague­sit e varfër shqiptarë, qindra e qindra milionë euro. Ndërkohë që thuhet se për çdo kontratë të re, kjo ndrikull nuk pranon kurrë me pak se 200 mijë euro. Rikujtoj se vetëm me anulimin banditesk të kontrates se biznesit të një investitor­i, konkretish­t Bechetit, Arbitrazhi Ndërkombët­ar i Bankës Botërore në Uashington gjobiti dy muaj më parë Shqipërinë me 110 milionë euro. Mungesa e sistemit të drejtësisë, paraliza, korrupsion­i dhe kontrolli i saj nga qeveria. Klienteliz­mi i 200 PPP- ve të qeverisë. Po rikujtoj këtu se vetëm tre deputetë dhe kunati i Edvinit kanë ' fituar' këto vite 1620 tendera etj. Bandat dhe krimi i organizuar, ato të lidhura me Edvin Kristaq Mafien, me hanxharët e tyre përcaktojn­ë fituesit e garave në PPP dhe prokurime publike", tha z. Berisha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania