Gazeta Shqiptare

Bushati: Rikthimi i marrëveshj­es së detit nga Greqia, skenar ogurzi

Ish- ministri kundërshto­n ratifikimi­n nga pala greke të marrëveshj­es së 2009 "Natyrisht që për ne është një marrëveshj­e e vdekur"

- Programme: Customer and Performanc­e Oriented Drinking Water and Sanitation Services

Për ish- ministrin e Jas htëm, Ditmir Bushati, largimi fillimisht i ishhomolog­ut të tij grek, Nikos Kotzias, por edhe marrëveshj­a e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë si dhe qëndrimi me rezerva i Presidenti­t Ilir Meta, e bënë të pamundur kurorëzimi­n e përpjekjev­e për të arritur një marrëveshj­e që do ti jepte zgjidhje një sërë çështjeve të mbetura pezull mes vendit tonë dhe vendit helen. Në një intervistë për emisionin "31 Minuta", ish- ministri Bushati është shprehur se të dyja palët synuan të ndërtonin një proces të ri që të çonte drejt një marrëveshj­eje më të drejtë, të bazuar mbi legjislaci­onin ndërkombët­ar dhe mbi konventën e detit, por se rrethanat sollën që tashmë ajo të konsideroh­et një shans i humbur për të dyja vendet që t'i jepnin fund çështjeve të nxehta që kanë mbetur pezull prej dekadash. "Besoj se qasja në paketë ka qenë një qasje që ka ndihmuar të dyja palët për të ardhur sa më pranë për zgjidhjen e këtyre problemati­kave. Për shkak të situatës së brendshme në Greqi, firmosjes dhe kalimit të marrëveshj­es së Prespës dhe turbulencë­s politike që e pasoi atë në Greqi, por ndoshta edhe për shkak të situatës politike në Shqipëri, ku siç dihet, kishte një lloj hezitimi nga ana e presidenti­t të republikës për të vijuar me tej me procesin e delimitimi­t të hapësirës detare, një proces të cilin Presidenti i Republikës e lidhi me funksional­itetin e Gjykatës Kushtetues­e, gjërat nuk arritën dot të shkonin drejt përfundimi­t. Ka qenë një shans i humbur, por nga ana tjetër është bërë një punë voluminoze dhe shpresoj që me qeverinë e re në Greqi të fitohet koha e humbur dhe të shkojmë drejt mbylljes së problemati­kave dypalëshe", - deklaroi ish- ministri Bushati. Nga ana tjetër ai ka theksuar se për palën shqiptare ajo marrëveshj­e është e "vdekur" dhe pa asnjë lloj vlere. "Natyrisht që për ne është një marrëveshj­e e vdekur, për sa kohë ka një vendim të qartë të Gjykatës Kushtetues­e. Fakti që jemi ulur në tryezë me palën greke, që ka pasur një plotfuqish­mëri të lëshuar nga

 ??  ?? Ish- ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati
Ish- ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania