Gazeta Shqiptare

Doli me leje nga burgu dhe ekzekutoi shokun me plumb në kokë, arrestohet Artan Koçeku

Nga vrasja te grabitjet e pikave të karburante­ve, kush është "tmerri" i Shkodrës Ngjarja në dhjetor të vitit 2017, mori shkas për borxhin 30.000 euro

-

Pas një vit e shtatë muaj, policia e Shko drës ka arrestuar autorin e vrasjes së Angjelin Shkambit. Në pranga ka rënë 29- vjeçari Artan Koçeku, i shpallur në kërkim për vrasje, i cili qarkullont­e me armë zjarri me fishek në fole. Më 17 dhjetor të vitit 2017, i riu ka vrarë me armë zjarri duke e qëlluar me disa plumba në kokë Angjelin Shkambin. 35vjeçari u gjet i vrarë brenda makinës së tij në afërsi të varrezave të Stom Golemit. Sipas Prokuroris­ë së Shkodrës, vrasja kishte ndodhur për një borxh 30 mijë euro, ndërsa viktima dhe autori ishin miq. "Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, falë informacio­neve të marra në rrugë operative dhe një pune të mirorganiz­uar, finalizuan me sukses operacioni­n policor të koduar ' Iron Hand', ku si rezultat është kapur dhe ndaluar shtetasi Artan Koçeku 29 vjeç, banues në fshatin Pog, Shkodër. Ky person me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore, në momentin e kapjes nga forca e posaçme ' Shqiponjat', ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizu­ar dhe shoqëruar në ambientet e D. V. P Shkodër. Për këtë shtetas në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 17. 12. 2017, gjykata ka vendosur masën e sigurisë ' Arrest në burg'", thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. Ndërsa sqarohet se gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonte 29- vjeçari, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole dhe një krehër me fishekë, që i përkiste një armë tjetër zjarri tip pistoletë. Gjithashtu, në automjet së bashku me këtë person ka qenë edhe shtetasi Rr. D., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili u arrestua në flagrancë për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit" .

NGJARJA

Shtetasi Artan Koçeku, i cili ka përfituar leje shpërblimi nga burgu i Peqinit ku vuante dënimin për ngjar

jen e ndodhur në vitin 2013, për veprën penale "Vjedhja me arme?" nuk u paraqit në vendin e vuajtjes së dënimit në ditën e caktuar. Gjatë kësaj kohe, më datë 17.12.2017, ky person ka vrarë me armë zjarri shtetasin Angjelin Shkambi 35 vjeç, banues në Pulaj, Velipojë, Shkodër. I njëjti person në vitin 2018 është përfshirë në një konflikt me armë dhe gjatë ndjekjes nga policia ka braktisur mjetin në fshatin Shtoj i Ri dhe ka mundur të largohet. Materialet iu referuan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Vrasja me paramendim", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve

dhe municionit luftarak" dhe "Largimi i te? burgosurit nga vendi i qëndrimit".

KUSH ËSHTË ARTAN KOÇEKU

Përveç vrasjes së shokut të tij, 35- vjeçarit Angjelin Shkambi, mbi të riun rëndojnë edhe një sërë akuzash të tjera. Artan Koçeku rezulton i dënuar me 8 vite burg për akuzën e "Grabitjes me armë" të disa pikave të karburanti­t në Shkodër. 28- vjeçari me precedentë të theksuar kriminalë u arrestua në vitin 2013, si pjesë e një grupit të përbërë prej 4 personash, të cilët grabisnin me armë pika karburante­sh. Në atë kohë, policia numëroi 8 pika të grabitura në lagje të ndryshme të qytetit verilindor. Së bashku me të arrestuari­t e tjerë, Pashko Qarri e dy vëllezërit Mikel e Marjan Thani, janë edhe autorë të vendosjes së eksplozivi­t në automjetin në pronësi të efektivit të policisë P. Vuksani në lagjen "Skënderbeg" në Shkodër në shkurt të vitit 2013. E shkuara kriminale e Koçekut nuk përfundon me kaq. Së bashku me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim në atë kohë ( Fred Shkembi dhe Tom Gjergji) ata ishin autorë të vjedhjes së 12 dyqaneve po në Shkodër.

 ??  ?? Viktima Angjelin Shkambi
Viktima Angjelin Shkambi
 ??  ?? I arrestuari Artan Koçeku
I arrestuari Artan Koçeku
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania