Gazeta Shqiptare

Policia aksion në Vlorë, 7 perona përfundojn­ë në pranga, 2 prej tyre ishin në kërkim

-

VLORË - Policia e Vlorës ka arrestuar 7 persona, dy prej të cilëve ishin në kërkim, ndërsa 5 të tjerë janë prangosur në kushtet e flagrancës. Uniformat e qytetit bregdetar njoftojnë se të arrestuari­t janë prangosur, pasi dyshohen për vepra penale të ndryshme që nga vjedhja, mashtrimi deri te dhuna në familje. Mësohet se është ndaluar shtetasi në kërkim N. K., 30 vjeç, banues në fshatin Lubonjë, Selenicë. Ndalimi i tij u bë pasi gjykata e ka dënuar me 16 muaj burgim për “Vjedhjen e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Sipas bluve është ndaluar dhe shtetasi në kërkim Xh. Rr., 26 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrim” i kryer në bashkëpuni­m. Ndërsa është arrestuar në flagrancë shtetasi A. Ç., 30 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka vjedhur me dhunë një fëmije të mitur duke i marrë një byzylyk floriri. Gjithashtu, është arrestuar shtetasi V. Ç., 26 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë në një lulishte, duke poseduar një sasi lënde narkotike të dyshuar si kanabis sativa. Të njëjtat burime thanë se është arrestuar shtetasi A. A., 31 vjeç, banues në fshatin Vllahinë, Selenicë. Arrestimi i tij u bë pasi gjykata i ka vendosur masën “Arrest në shtëpi” si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e” dhe është kapur nga policia jashtë vendit të qëndrimit të detyrueshë­m. Në pranga ka përfunduar dhe shtetasi A. Gj., 52 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin “Mercedes Benz” në gjendje të dehur. Po ashtu, është prangosur në flagrancë shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi i tij u bë, pasi ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologji­ke ndaj bashkëjetu­eses së tij 52- vjeçare, për motive të dobëta. Të gjitha materialet në ngarkim të personave të mësipërm janë referuar në prokurorit­ë përkatëse për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania