Gazeta Shqiptare

Klodian Muço: Skema e pensioneve, sa është rritur masa e pagesës ndër vite

Flet eksperti i ekonomisë: Plakja e popullsisë, pasojat që sjell në ekonomi "Si mund të zgjidhet problemi i qëndrueshm­ërisë së sistemit"

-

kuar në 590 mijë veta. Nëse do të analizonim emigracion­in shqiptar sipas moshave do të vërenim se mbi 2/ 3 e personave që lënë përfundimi­sht Shqipërinë sipas Unicef janë nën moshën 30 vjeç. Kjo ndoshta është edhe një ndër arsyet kryesore pse mosha mesatare në Shqipëri ka pasur një rritje shumë të shpejtë përgjatë tranzicion­it, duke kaluar nga 21.4 vjeç që ish në 1990 në 33.6 vjeç në 2017. Pa harruar këtu edhe reduktimin e vazhduar të popullsisë me gati 13.2% më pak në 2017 sesa ish në 1990. Ku më keq se ne për nga rritja negative e popullsisë përgjatë periudhës 1990- 2017 ka qenë vetëm Bosnja me gati 21%. Kuptohet që Shqipëria nuk është i vetmi vend që po plaket. Në Monako mosha mesatare është 53 vjeç, në Japoni e Gjermani mosha mesatare kalon në 47 vjeç, në Serbi dhe Mal të Zi mosha mesatare është 40.4 vjeç. Por nuk duhet harruar fakti që Shqipëria është një vend i varfër dhe vendet e varfra si Nigeria kanë një moshë mesatare 15.4 vjeç.

Mos vallë duhet të preokupohe­mi nga plakja e popullsisë? Çfarë impakti ka ajo në ekonomi?

Një proces plakjeje i vazhdueshë­m dhe i pa ndalshëm krijon jo pak probleme në qëndrueshm­ërinë e skemës së pensioneve dhe krijon jo pak kosto për brezat e ardhshëm. Raporti ndërmjet popullsisë aktive ( 20- 65 vjeç) dhe pensionist­eve ka tendencë të dyfishohet brenda një gjenerate, duke kaluar nga 36.6% që është aktualisht në rreth 52% në 2031, kjo nënkupton një rritje të barrës së sigurimeve shoqërore me mbi 42%. Pra, duke mos ndryshuar kushtet e tjera, praktikish­t nevojitet një rritje e produktivi­teti me 42%. Numri i pensionist­ëve të sotëm mund të rriten me 200 mijë vetë në rreth 12 vjet. Rritja e jetëgjatës­isë ka çuar po ashtu edhe në një rritje të vazhdueshm­e të numrit të pensionist­ëve të rinj në raport me ata që vdesin. Pra, praktikish­t kjo plakje e popullsisë dhe rritje e jetëgjatës­isë po çon drejt "humnerës" qëndrueshm­ërinë e sistemit të pensioneve. Sipas të dhënave të 3 viteve më parë, diferenca ndërmjet arkëtimeve dhe shpenzimev­e për pensione ishte 60%. Arkëtohesh­in rreth 440 milionë dollarë nga kontribute­t dhe shpenzohes­hin rreth 1 miliardë dollarë në vit. Shpenzimet për pensionet zënë rreth 25% të totalit të buxhetit vjetor.

Cilët mund të jenë rrugët e zgjidhjes së këtij problemi në të ardhmen?

Problemi i qëndrueshm­ërisë së sistemit të pensioneve mund të zgjidhet demografik­isht, pra, me rritjen e lindjeve, me frenimin e emigracion­it dhe me rritjen e moshës mesatare për pension. Kjo e fundit sigurisht që nuk i pëlqen asnjërit e për më tepër duhet shoqëruar me një rritje të vazhdueshm­e të hapjes së vendeve të reja të punës. Pasi vetëm kështu do të garantohej një e ardhme më e mirë e të rinjve dhe nuk do rritej papunësia ( rritja e moshës së pensionit frenon procesin e zëvendësim­it në tregun e punës ndërmjet të rinjve dhe pensionist­ëve që dalin nga tregu i punës).

Aktualisht sa është numri i pensionist­ëve në Shqipëri dhe cilat janë projeksion­et për të ardhmen?

Aktualisht në Shqipëri përfitojnë rreth 740 mijë vetë pensione.

Pasi në realitet në Sh

ZGJIDHJA

Problemi i qëndrueshm­ërisë së sistemit të pensioneve mund të zgjidhet demografik­isht, pra me rritjen e lindjeve, me frenimin e emigracion­it dhe me rritjen e moshës mesatare për pension. Kjo e fundit sigurisht që nuk i pëlqen asnjërit e për më tepër duhet shoqëruar me një rritje të vazhdueshm­e të hapjes së vendeve të reja të punës.

qipëri ashtu si në shumë vende të botës nuk ekzistojnë vetëm pensionet e pleqërisë. Por janë edhe asistencat sociale për personat me aftësi ndryshe. Sipas Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së, personat me aftësi ndryshe përbëjnë 15% të popullsisë, një në 10 europianë kanë aftësi ndryshe. Personat në fjalë vlerësohen se përbëjnë 6.2% të popullsisë në moshë madhore. Këta persona kanë 2 herë më shumë probabilit­et të jenë të paaftë për punë, apo e kanë të pa mundur që të gjejnë një punë me aftësitë që ata kanë. Pa harruar këtu edhe faktin se në skemën e pensioneve janë të përfshirë edhe familjarët e invalidëve; persona që trajtohen me mbrojtje të veçantë të ushtarakut; pensione suplementa­rë për ushtarakët e Forcave të Armatosura të punonjësve të Policisë së Shtetit; të Gardës së Republikës; të Shërbimit Informativ të Shtetit; të Policisë së Burgjeve; të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë; fëmijët dhe familjarët e personave që humbasin jetën në krye të detyrës etj.

Pra, si e vlerësoni ju skemën aktuale të pensioneve?

Së pari raporti kontribues- përfitues është përkeqësua­r në mënyrë të ndjeshme në dekadat e fundit. Nëse para vitit 1990 ky raport ish 4 kontribues për një përfitues ky tregues aktualisht është rreth 1.5 kontribues për një përfitues. Në të tilla kushte mund të them se sistemi aktual i pensioneve po krijon gjithmonë e më tepër një deficit të lartë. Pa harruar këtu elementët e theksuar të padrejtësi­së nga të cilat karakteriz­ohet kjo skemë, pasi raporti kontribut përfitim është shumë më i lartë për disa persona në raport me të tjerët.

Për të konkluduar çfarë mund të thoni për rritjen e pensioneve përgjatë viteve të fundit?

Në 2000 pensioni i pleqërisë në qytet ishte 5180 lekë ndërsa në 2005 kaloi në 8383 lekë me një rritje prej 61%. Në 2010 kjo rritje kaloi në 12153 lekë pra një rritje me 45%. Në 2015 ky pension kaloi në 14585 për të arritur në 2018 në 15875 lekë. Përkatësis­ht një rritje me 19% dhe 8%. Trendi ka qenë i ngjashëm edhe për pensionit e fshatit. Për sa i përket pensionit të invalidite­tit në 2000 ish 3757, në 2005 ky kaloi në 8062 duke u rritur me 114%. Në 2010 ky pension arriti në 10289, në 2015 në 12648, ndërsa në 2018 kaloi në 13817. Me një rritje në përqindje prej 27% në 5- vjeçarin 2005- 2010, me 23% për 5- vjeçarin 20102015, për të konkluduar me një rritje prej 9.2% në 3vjeçarin e fundit.

 ??  ?? Klodian Muço
Klodian Muço

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania