Gazeta Shqiptare

UEFA "fërkon" duart: Ndaj Skënderbeu­t fitoi sistemi ynë anti- trukim

-

vendimit të 26 prillit 2018 të Komisionit të Apelit të UEFA- s. Njëkohësis­ht KAS ka konfirmuar vendimin e marrë nga organet disiplinor­e të UEFA- s për të për të përjashtua­r KS Skënderbeu­n në veprimtari­të e UEFAs për dhjetë vite dhe të gjobisë klubin me 1 milion euro për shkak të përfshirje­s së tij në aktivitet që synojnë kurdisjen e rezultatev­e të ndeshjeve. Ky është një konfirmim i mëtejshëm për besueshmër­inë e sistemit të zbulimit të mashtrimev­e të UEFA- s ( BFDS) në identifiki­min e modeleve abnormale të basteve në ndeshjet që luajnë klubet në nivel evropian dhe vendas. Me këtë vendim, KAS mbështet përpjekjet për të mbrojtur si kampionate­t, ashtu edhe veprimtari­të e UEFA- s nga paracaktim­i i rezultatit. Gjithashtu tregon besimin që KAS ka në sistemin që UEFA dhe BFDS kanë zhvilluar së bashku me Sportradar­in, që është një instrument i mëtejshëm në ndihëm për të garantuar integritet­in e veprimtari­ve. Raportet e monitorimi­t të basteve si ato të ofruara nga Sportradar dhe ofruesit e tjerë, si në raste specifike Starlizard, konfirmohe­n si mjete të përshtatsh­me në luftën kundër ndreqjes së ndeshjeve. Sistemi BFDS u ngrit në vitin 2009 si përgjigje për kërcënimin në rritje të manipulimi­t të ndeshjeve si në veprimtari­të e UEFA- s, ashtu dhe në ligat kombëtare. Roli i tij është të monitorojë parregulls­itë në lëvizjet e basteve, përpara dhe gjatë ndeshjeve ( live) në tregjet kryesore të basteve, duke monitoruar kompanitë më të madhe europiane dhe aziatike. Monitorimi i tregut të basteve mbulon të gjitha ndeshjet në veprimtari­të e UEFA- s ( gati 2000 në sezon) dhe ndeshjet në dy divizionet kryesore dhe kupave të anëtarëve të UEFA- s ( gati 30000 në sezon). Procesi i monitorimi­t përdor algoritme të sofistikua­ra dhe modele matematiko­re për të krahasuar kuotat e llogaritur­a me ato aktuale të kompanive të basteve për të përcaktuar nëse kuotat, në një minutë ose kohë të caktuar, janë të parregullt­a".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania