Gazeta Shqiptare

Skandali, LSI: Rama merr të drejtën e blerjes së arit në Shqipëri

"Do ta denoncojmë në të gjitha kancelarit­ë perëndimor­e"

- Valentina Madani

Lëvizja Socialiste për Integrim denoncoi dje atë që e quan skandal, ndryshimin e ligjit për rezervat materiale të shtetit. Ishkreu i grupit parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili, denoncoi një vendim të Kuvendit të Shqipërisë që mban datën 20 qershor, sipas të cilit kryeminist­ri i merr të drejtën qeverisë shqiptare të blejë arin e Shqipërisë dhe ia kalon vetes. Sipas tij, me ndryshimin e ligjit, kryeminist­ri Rama i heq të drejtën qeverisë për të kryer këto blerje dhe ia dhuron vetes. Duke iu referuar këtij "rrëmbimi" kompetenca­sh si skandal, Vasili deklaron se ky është një ligj që vjen erë, por era bëhet shumë më e rëndë sepse bëhet fjale për arin e Shqipërisë. Vasili përmend se në relacionin "skandaloz shpjegues të qeverisë", thuhet se ky ndryshim bëhet në mënyrë që blerjet të kryhen më shpejt. Nënkryetar­i i LSIsë bëri të ditur se këtë skandal do ta denoncojnë në të gjitha kancelarit­ë perëndimor­e dhe agjencitë e specializu­ara për këto çështje të rënda. "Edi Rama i ka dhënë vetes në mënyrë individual­e të drejtën që ta blejë vetëm ai, me urdhër të tij, arin e Shqipërisë dhe jo qeveria, siç ka qenë e vendosur me ligjin. nr. 9900 dt.

10.04. 2008. Parlamenti i Edi Ramës ka votuar ndryshimin e një pikë të vetme në ligjin e Rezervave Materiale të Shtetit, pikërisht nenin 10", shprehet Vasili. Sipas tij, "me këtë ndryshim kryeminist­ri ia ka hequr qeverisë të drejtën që të vendosë, si deri më sot, për mallrat e grupit A, ku është ari pjesë kryesore e tyre dhe ka ligjëruar rrëmbimin në grushtin e tij". Petrit Vasili përmend se: "Në relacionin skandaloz shpjegues të qeverisë, që shoqëroi ligjin thuhej se kjo bëhej, që këto blerje të kryheshin më shpejt, pra të

DENONCIMI

"Edi Rama i ka dhënë vetes në mënyrë individual­e të drejtën që ta blejë vetëm ai, me urdhër të tij, arin e Shqipërisë dhe jo qeveria siç ka qënë e vendosur me ligjin. nr. 9900 dt. 10.04. 2008. Parlamenti i Edi Ramës ka votuar ndryshimin e një pike të vetme në ligjin e Rezervave Materiale të Shtetit, pikërisht nenin 10", shprehet Vasili.

 ??  ?? Një nga protestat e opozitës
Një nga protestat e opozitës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania