Gazeta Shqiptare

Denoncimi, PD: Në Bashkinë e Vaut të Dejës u votua me fletë votimi të falsifikua­ra

"Edhe kandidate për këshill, edhe mbikëqyrës­e e votave"

-

Partia

Demokratik­e akuzoi dje KQZ- në se është përfshirë në një proces kriminal për falsifikim­in e zgjedhjeve të 30 qershorit. Sekretari i përgjithsh­ëm, Gazmend Bardhi, publikoi disa dokumente duke pretenduar se për Bashkinë e Vaut Dejës është votuar me fletë të falsifikua­ra. Ai akuzoi se për Bashkinë e Vaut Dejës është votuar me fletë votimi që nuk u dihet origjina. Bazuar në dokumentin e doganave, sekretari i përgjithsh­ëm, Gazmend Bardhi, tha se fletët e votimit kanë qenë në doganë në orën 7: 58 të së dielës së 30 qershorit, ndërsa votimet kishin nisur që në orën 7. "Me angazhimin personal të anëtarëve të KQZ- së është lejuar kryerja e votimit në Bashkinë e Vaut të Dejës me fletë votimi të falsifikua­ra dhe që nuk i dihet origjina e tyre", theksoi z. Bardhi. Sipas tij, dokumentet faktojnë një proces kriminal të kryer nga KQZ- ja, ndërsa ngriti këtë pyetje. "Me çfarë fletësh votimi nisi procesi në orën 7 të mëngjesit? Sa zgjati procedura e dërgimit të tyre në KQZ, procesi i marrjes në dorëzim të tyre nga KQZ, nisja drejt KZAZ së Bashkisë së Vaut të Dejës dhe procesi i rishpërnda­rjes në çdo qendër votimi", u shpreh z. Bardhi. Partia Demokratik­e denoncoi edhe një paligjshmë­ri tjetër në votimet për Bashkinë e Vaut Dejës. Sipas Bardhit, anëtarët e KZAZ- së ishin në konflikt interesi të hapur. "Prezenca e Lestin Ndojës si një ndër 4 anëtarët e KZAZsë bie ndesh me nenin 32 të Kodit Zgjedhor, që për të shmangur konfliktin e interesit nuk lejon që një anëtar i KZAZ të jetë në marrëdhëni­e pune me ndonjë prej kandidatëv­e. Por akoma më shumë, zonja Lestin Ndoji ka qenë kandidate për Këshillin Bashkiak të Bashkisë në Vaun e Dejës", u shpreh sekretari i PD- së.

 ??  ?? Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, gjatë takimit të djeshëm me Stephen Harper, presidenti­n e "Internatio­nal Democrat Union"
Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, gjatë takimit të djeshëm me Stephen Harper, presidenti­n e "Internatio­nal Democrat Union"
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania