Gazeta Shqiptare

Reforma në drejtësi, ndryshime për "statusin e gjyqtarëve"

Propozimet, pas rrëzimit të neneve nga Kushtetues­ja

-

Qeveria propozon ndryshime të reja në një nga 7 ligjet e paketës së reformës në drejtësi, që u miratuan në 2016- ën. Bëhet fjalë për ligjin për statusin e gjyqtarëve të prokurorëv­e. Referuar projektlig­jit të botuar në Faqen Zyrtare të Parlamenti­t, rezulton se është propozuar ndryshimi i 16 neneve, përmes të cilave synohet të garantohet transparen­cë në emërimin dhe promovimin në karrierë të magjistrat­ëve. Projektlig­ji në fjalë është iniciuar nga deputetët e maxhorancë­s, Bashkim Fino, Adnor Shameti dhe Alket Hyseni, si dhe dy deputetët e opozitës së re, Rudina Hajdari e Myslim Murrizi. Nevoja për ndryshimet në ligj lindi pas vendimit të Gjykatës Kushtetues­e në 2017- ën, e cila pranoi pjesërisht kërkesën e Shoqatës së Gjyqtarëve, të cilët kundërshto­nin një sërë nenesh të ligjit "Për statusin", duke i cilësuar si antikushte­tuese. Në relacion thuhet se, "Shtesat dhe ndryshimet e propozuara janë të domosdoshm­e, me qëllim plotësimin vakumit ligjor të krijuar nga shfuqizimi i dispozitav­e që lidhen me shkeljet disiplinor­e të magjistrat­ëve. Plotësimi i këtij vakumi ligjor është i nevojshëm për të garantuar zbatimin e parimeve të llogaridhë­nies dhe përgjegjsh­mërisë së magjistrat­ëve, bazuar në elementet e procesit të rregullt ligjor, sipas standardev­e më të mira ndërkombët­are". Nenet më të rëndësishm­e janë ato që parashikoj­në dispozitat e shkeljeve disiplinor­e nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, të cilat u shfuqizuan si antikushte­tuese. Dispozitat e propozuara kanë trajtuar në mënyrë të qartë dhe shteruese shkeljet disiplinor­e, duke i ndarë ato në shkelje disiplinor­e gjatë ushtrimit të funksionit; jashtë ushtrimit të funksionit dhe për shkak të kryerjes së veprës penale. Kjo e fundit nënkupton rastet kur gjyqtari apo prokurori është dënuar me vendim të formës së prerë për një vepër penale, apo

kur veprimet dhe mosveprime­t e tij konsideroh­en sjellje që diskretito­jnë rëndë figurën e magjistrat­it. Ndryshe nga më herët, kur magjistrat­ëve ndaj të cilëve ka nisur një shkelje disiplinor­e iu mohohej e drejta për t'u njohur me provat, tashmë ata kanë të drejtën të njihen me dokumentet e dosjes dhe të marrin një kopje të saj, përpara se këshilli të marrë vendimin. Megjithatë, ligjvënësi ka parashikua­r disa raste kur gjyqtarit ose prokurorit i kufizohet e drejta për t'u njohur me dosjen dhe kjo ndodh kur shkaktohet një dëm i rëndë për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, apo cenohen të drejtat e një personi tjetër. Gjithashtu, një tjetër ndryshim lidhet me moshën e pensionit të magjistrat­ëve. "Ndryshimet e propozuara synojnë të vendosin rregulla dhe procedura të qarta për përfundimi­n e mandatit të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë kur mbushin moshën e pensionit gjatë ushtrimit të funksionit". Projektlig­ji u është dërguar për konsultim grupeve të interesit dhe gjasat janë që të miratohet në parlament vjeshtën e këtij viti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania